top of page

Emi Krosi: PJETËR CARA, një autor që ka shkruar poemë



 

Mungesa e poemës, si gjini shkrimi poetik, në Shqipëri për tre dekadat e fundit, ka lënë një hapsirë boshe, ka shumë poema të njohura më parë, nga lexuesit e Agollit, Kadaresë etj., por dhe poema “Saharaja” e poetit disident, Vilson Blloshmi. Një poemë, që denonconte regjimin monist në Shqipëri. Ajo dekondonte realitetin surreal të “Shqipërisë socialiste”. Përmes kryemetaforës së saharasë, imazhizmit dhe ekspresionizmit, poeti disident, na paraqet kohën e pluhurit, të baltës, të hirit, të varfërisë, të errësisë, të shkretisë, të frikës, të heshtjes etj.  M. Ahmeti ka shkuar një poemë të një tjetër lloji. Një poemë me elemente erotiko-dashurore, ku vete dashuria nuk mund të ekzistojnë, në botën e parasë dhe interesit, në analogji si me “Saharanë”, por në liri. Pra dhe liria është e dëmshme për njeriun. Se me lirinë abuzohet po njësoj, si me mungesën e saj. Përsa u përket poemave të Agollit dhe Kadaresë, ato kanë  një strukturë totalisht të realizmit socialist, ku dominon partishmëria dhe kulti i diktatorit. Ka shumë poetë të “ashtquajtur” të rinj ose të panjohur që kanë shkruar poema, por janë mospërfillëse, të shkruara keq dhe pa peshë në letërsinë post/moderniste pas viteve ’90-të.

 

Një autor që ka shkruar poemë, por jo shumë i njohur si poet (ose më mirë shkrimtar/poet/eseest lokalist), Pjetër Cara, “Rrjedhin ujëvara”, botuar nga “Geer”, 2008. Megjithse autori ka sendërtuar një poemë, të tipik klasik të shkrimit të poemave, me stilin liriko-epik, pasi evidentohet gjithë historia e qenësisë së etnosit të kombit tonë,  që nga fillimet e identitetit të tij historiko-etnik. Poema përbëhet nga elemente si

a)    historiko-etnike dhe epiko-mitologjike,

b)    etno-kulturore dhe socio- shoqërore,

c)     letraro-poetike dhe liriko-epikodramatike.

Poema është përshkruese, dëftuese. E shkruar me stilin e realizmit klasik, me tone herë-herë epike, herë-herë liriko-epike, ku madhërimi  i Shqipërisë, qaset përmes emrave dhe heronjve të saj historike, patriotike, letrare dhe kulturore, por dhe udhëtimi i saj deri në post/modernitet, përmes vargjeve: sulej trimëria mbi rrebeshet e marra/që rubini i gjakut mos të shkonte huq…/Përher’ për të mbrojtur ëndrrat e bardha si kopështari i mirë trëndafilat e kuq./Zulma u ngjit në kreshtat e historisë/me pavdekësinë si pajë të prikës…/E ndrit rrezja e dashuris’ së Shqipërisë/mbi ballin e tyre me argjendin e dritës… . modeli i ndërtimi është;

1.     prolog: dy pëllëmbë dhè mbi tragjedit’ e vendit tim,/Me dhimbje zemre një vel ankthi

sipër thurur…!/Veç Pema e jetës lulzoi me shkëlqim,/Ndonëse laneti me ur’ i është turrur…!, fillon përsëri me vargje, ku vetë eptimi i fjalës tragjedi në vargun: dy pëllëmbë dhè mbi tragjedit’ e vendit tim, tregon tkurrjen e atdheut brenda Shqipërisë Londineze dhe betejat tona kombëtare kundër zhbërjes kombëtare dhe etnike por dhe metafora e zbrazjes moderne.

2.     epilogu: sosëm jetën në shërbim të idealeve,/kohën e mbarsëm me sofizma e sllogane./U

fsheh dështimi pas karnavaleve,/erdh sozia me kostum ngjyrë banane, ku dhe epilogu është si fundmbylljeje ku autori ka filluar të vështrojë rreth/mbi absurdin apo dhe ekzistencializmin njerëzor.


Poema përfshin, gjithë lavdinë epokale të historisë së Shipërisë, me të gjitha etapat apo heronjtë në lashtësi, që nga Dodona e deri në ditët tona. Poema është një ndërtim tipik klasik me vargun [ab/ab dhe me 12/13/14 rrokësh]. Këtë ndërtim të poemës, autori e ka bazuar mbi ndërtimin strofik dhe ritmik të vargjeve, sipas tërësisë së rregullave  të vargëzimit, që mbështet sistemet metrike të vargëzimit shqip. Sistemi metrik, bazohte mbi:

a)     sistemin tonik (që ndeshet në ciklin e Këngëve të Kreshnikëve dhe në poezinë e

vjetër të arbëreshëve të Italisë),

b)    vargëzimi silabo-tonik, (sipas modelit të shkrimit të folklorit shqiptar),

c)     vargu silabik, (modeli i poezisë së kultivuar shqipe), autori ka përdorur në poemën

e tij kryesisht vargun dymbëdhjetërrokësh/trembëdhjetërrokësh/katërmbëdhjetërrokësh. Theksi ritmik në rrokjen e parafundit të çdo vargu është i detyrueshëm p.sh

Rrjedh nga mendjet hoje mjalti gjuha shqi’pe,

uniteti pushton malet përgjithmo’në.

Intuita zgjidh kollare diplomati’ke,

dhe demonët zbut i ka mirësjellja jo’në, [(apostrofi), kjo shenjë tregon theksin ritmik].

Rima fundore, në poemë është e njëpasnjëshme [ab/ab].

 

Modeli i ndërtimi të vargut klasik me rimë fundore të llojeve të ndryshme, si dhe asonanca dhe konsonanca:

 

 Zbardh nga dija Veçilharxhi me Petro Ninin    a        13 rrokëshi

i ndajn’ dhimbjet me Fan Nolin në qaf’ Kazan  b       12 rrokëshi        kosonancat

Pranë gurrave të Gramozit pritat zinin             a       13 rrokëshi        (bashtingëllorësia)

luftëtarët kur gushti i përzhit si flakadan…!     b      14 rrokëshi

 

 

Bëri bota Aleksandrin dishepull arti,            a           12 rrokëshi        

Truri i kombit ish “Djalëria” hallemadheb           13 rrokëshi           asonancat  

Asnjë rol të Jani Rizës s’ e prek infarkti,      a           13 rrokëshi            (zanorësia)

Melodia e Kastriotit dhimbje e madhe…!   b           12 rrokëshi

 

Sëfundmi: poema është shkruar, me gjuhën standarde shqipe dhe ka shumë referenca, d.m.th nga folklori, mitologjia, historia etj., që duhen shpjeguar, pasi lexuesit as nuk janë të informuar. Nëse dikush, ka dëshirë të lexojë një poemë që rrëfen “epopenë e popullit shqiptar në shekuj”, por jashtë sistemit të sociorealizmit në letërsi, do gjejë dhe fjalorin shpjegues për shumë fjalë.

Komentar


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page