ZIJA ÇELA.
Tema: Përsosja artistike në diskursin letrar tek “Ora e Zooparkut” të Zija Çelës.
“Ky roman do i rezistojë kohës dhe do të mbetet në arkën e pasurisë tonë kulturore”
Kim Mehmeti
Teksa lexoj Zija Çelën, një urë ndërlidhëse mes dy epokave shkrimore të prozës shqipe, padyshim, që mendja shkon tek stili i çlirët i rrëfimit sidomos i tregimit. Fundja nuk është ndonjë “hata” e madhe (mendimi im.e.k.) se edhe romani “Ora e zooparkut”, ka këtë stil, si një përqasje apo shpërfaqje mes tregimit të (Gi de Mopason: ) që është “një ndër themeluesit e tregimit modern” dhe tregimtarit tjetër rus të shquar (Anton P. Çehov), “tregime dhe novela”, duke sfiduar çdo herë lexuesin me stilin e tij mes klasikes, modernes dhe postmodernes. “Ora e zooparkut” e (Zija Çelës) mori çmim prestigjoz në Kosovë, “Rexhai Surroit”, ku vetë autori shprehet: “meqë u mbushën dhjetë vjet të ceremonisë, mund të them që prania ime kapërcen çmimin tim. Ndjeva një tërheqje të veçantë nga figura e Rexhait, nga ato kalimet nga një moshë në moshën tjetër, ato fjalët që u than” ku bota e fiksionit, gjen shtigjet më të (pa)mundshmet, të depërtimi në thellësitë e thagmës me përmasën e madhe të atdheut, ku përsosja artistike dhe dsikursi letrar, sendërtojnë një tjetër rrafsh atë të diskursit narrativ, me një forcë krijuese të karakterit dhe filozofisë njerëzore, që për (Ali Aliu-n), “ёshtё cak i paarritshёm, prandaj të gjitha ato udhëtime mbeten peng i ëndrrave për majat e papushtuara”, një univers i pacak dashurie, ndershmërie, brishtësie, që lidh urën e dashurisë tokësore/hyjnore, tejpërtej një “tjetërsimi” të një realiteti shqiptar të shprishur gjer në themel, por vizioni u autorial e sintetizon si përvojë shkrimore moderne.
***
Vepra letrare e Çelës është e njohur për shkak të qasjes së shumë studiuesve, kritikëve por edhe si citime në punine shkencore dhe doktorale, pa përmendur mjëra kopje të shitura nga shkrimtari prej thuajse gjysëm shekulli. “Ora e zooparkut” është një roman i ndërtuar në bazë të tregimeve, por me vijë lineare të personazheve Fjona Kokona, Terenc Haskodeci, Maznik Krisili, Tomi Domi etj., por tregimet sikur nuk kanë lidhje fare me njëra- tjetërn, si pjesë e perceptimit të vlerave, është një dimension që lexuesi dëshiron të gjejë veten në jetën shpirtërore përmes kumtit të drejtpërdrejtë të veprës, se autori si një nevojë të brendshme krijuese, ka truallin e vet social-psikologjik, jo vetëm në funksionin kulturor dhe historik, por edhe në përcaktimin e raporteve me çështje preferencash, sipas (Floresha Dado-s) “raportet specifike me botën e rrëfimit dhe me botën tekstore”, krijojnë një lloj metamorfoze të konceptimit të figurës-përsonazh, nëpërmjet lëvizjeve herë diagonalisht herë horizontalisht, duke ndarë disa aspekte në këtë roman:
a) varinatet e tregimive (që lidhin njësinë terësore rrëfimtare),
b) metodologjinë e interpretimit të personazheve,
c) kontekstin referencial,
d) konvencioni metaforik (bërthama e ndërtimit romanor) duke kaluar subjektivizmin
vepër/ autor, procesi letrar i ndërtimit të kësaj vepre mbështetet në dy qasje:
- qasje e brendshme, (lidhja mes emërtimeve të tregimeve),
- qasja e jashtme, (funksionimi i njësisë tërësore të romanit, në përqaje me jetën
shpirtërore të shoqërisë shqiptare).
Përsëritja dhe ngjizja e pengjeve nga e kaluara, si një tërsë marrëdhëniedh të ndodhura më parë që në fillesën e tregimit të parë “Spirale” është si një rikthim i tragjizmit, përmes prirjeve për të përsëritur, se qeniet njerzore kalojnë traumat në kërkim të qetësisë, “ajo kishte filluar të ngazëllente me dashnorin, thua se tek ai mashkull kishte hasur ndonjë maço sa gjashtë burra, prandaj duke shtuar edhe një kat nga vetja, pikërisht ripërtëritjen e saj, ndihej si në qiellin e shtatë” f.7 (“Spirale”), duket sikur kundërshtojnë instiktet tona, që kërkojnë dhe synojnë kënaqësinë, dhe dëshira për t’u shëruar nga e shkuara, kërkojmë modelin froidian , si një simbolizën vulgar, “kërkoj ndjesë që nuk përdora fjalën e mëhallës palluesin”, f.10 (po aty), jo vetëm “si intepretim i simboleve” të (Zigmund Freud-it), është përpjekja shqetësuese e çlirimit nga trauma fëminore, të Martin Laborës, në kërkim të Egos së shkrimtarit, se vepra plotëson ekzistencën e saj, ama sipas (Barbara Hermstein Smith) “përvoja estetike është e pandashme nga memoria, konteksti, domethënia e fatit kush jemi, ku jemi”, si një dëshirë edhe e vetë shkrimtarit (personazhit) për t’u çliruar nga e shkuara, “si formë e entatiodromisë ose (përplasja e të kundërtave)”sipas (Carl Gustav Jung-ut), për të “kapur në flagrancë” dashnorin e të ëmës, personazhi ka një “ngatërresë”, kësisoj tema të tilla, shkruhen për hir të nevojës së shkrimtarëve për “zbrazjen” emocionale, po aq sa për hir të lexuesve, që kërkon me një forcë magnetike, për t’u shëruar nga e shkuara nëpërmjet procesit të ripërjetimit të saj, ndaj shkrimtari shkruan për të, po aq sa për vete. Pas kalimit të simptomave të çrregullimit post-traumatik të stresit, të personazhit në kërkim të dashnorit të së ëmës, ashtu (si lexuesi i nivelit të parë dhe të dytë), krijohet distanca me emocionin që gjeneron vepra, duke “përjetuar katarzën homepatike” sipas (Umberto Eco-s) (katarza homepatike përkufizohet si mëshirë dhe terror (frikë) deri në spazëm, që pastron nëpërmjet vuajtjes, duke dalë prej përvojës tragjike), fjala thagmë thanatologjia "vdekja e tjetrit" si nënshtresë, "apo ndërfutje tekstore" e (Mikhailovich J. Lotman-it) dhe stilistikore, ( e nënkuptuar) në çdo tregim , "sui generis", gërmon saora për “zbulimi” e personazheve, “mbasi njoftova se kisha gjetur një kufomë […] çfarë kisha konstatuar tek kufoma”, f.13, (“Kurthi”) ku dallohet, shenja, supershenja, kryetema dhe kryemetafora, ku format e thënies përmes S/Z - së (Bart-it), kumtojnë jo vetëm fjalën si thënie, por edhe topikën dhe mijëra izotopi, "të integrales tipike e të surplus-eve" të (Ermir Xhindi-t), nërpërmjet Autorit Model të (Eco-s). Përmasë e rëndësishme e modelit është shqyrtimi i topikëve, si ligjërimorë e narrative, dekonstruksioni do të kryhet mbi një model leximi, “si një surplus” , mbishtesë shenjuese “ të përmedur nga studiuesi (Paul Ricour) dhe në bazë strukturës dekonstruktiviste, kur “topiku si shenjë, priret të shpërbëhet” sipas ( Terry Eagleton-it), duke u bazuar bazë në topikët funksional, në redin izotopik dhe strukturat përkatëse të kutptimit, kanë këto surplus-e:
ü Surplus-i izotopik, si shenja narrative, ku pasiguria dhe frika nga “bota e jashtme”,
pranina e forcës, pasiguria e gjendjes së cilës kërkon t’i shmanget personazhi, emërtimi i tregimeve, gjendja dhe statuset socio-shoqërore të personazheve etj. Një shenjë narrative janë; a) elementet policeske, b) elementet e kronikës, (vrasja/armët) , c) elementet hetimore (ndjekja/arrestimi) etj. Përmes rrëfimit dallojmë disa elemente të romanit policor, zhanër kryesisht i pak i lëvruar në letërsinë shqipe, vetëm (Ismail Kadare) te “Pasardhësi”, gjejnë vend disa përbërës të romanit policor, si: ndodhja e një krimi, fshehja e krimit, kërkimi i zbardhjes së gjurmëve të krimit, kërkohet të gjendet autori ose bashkëpunëtorët në krim, zbulohen e hetohen disa prej motiveve të krimit, kemi një narrator-investigues etj.
A) elemente të kronikës, (vrasja/armët):
“Mbadite dolëm për gjah me një çifte gjermane , që i kishte tytën një mbi një. Për mua ishte hera e parë që do të qëlloja me armë”[…] nxori një pistoletë Zastava dhe nisi t’i rrëzonte kanaçet[…] por më shkoj nëpër mend se njërën revolen ose çiften mund ta kishte pa leje” f. 11, (“Kurthi”)
- elemenete të identifikimit të armëve:
“Megjitahë, kur disa orë më vonë , do të ndodhesha në rajonin e policisë, përmenda vetëm çiften, Zastavën s’e zura me gojë”, f. 11, (po aty).
B) elementet policore:
“Atëhere, po në hutim e sipër, i telefonova policisë. Mbasi kisha njoftuar se kisha gjetur një kufomë, nga salla operative më pyetën për gjenalitetet, vendin e saktë ku ndoshesha…” f.13 (“Kurthi”)
C) elementet hetimore:
“…pastaj më porositën që të mos prishja provat, […]Të parët mbërritën më veturë dy policë të patrullës, por nuk mënoi edhe furgoni me grupin hetimor[…]Ndërkohë e dallova prokurorin e gatshëm, ngaqë i jepte urdha grupit, si dhe oficerin e policisë gjyqësore”, f.13, (po aty)
- investigimi/arrestimi:
“…Hip-kliku i policisë gjyqësore,-u gjegj.- Më kanë vënë këtë nofkë ngaqë jam hipërkërkues në internet[…] -As policisë nuk i ikën dot. Kam një urdhër arresti për ty. Të kemi mbajtur në hetim prej kohësh. Edhe dhi e zgjebosur dhe bishtin përpjetë. Pordhac i madh paske qenë!, f. 248, (“Me byzylykun në dorë”)
D) elementi i intrigës: thurja e intrigës se kush është vrasësi, ku ishte njohur me viktimën,
që ndikojnë edhe në rrjedhën rrëfimore të veprës, nga e ka burimi vrasja etj., “unë isha bërë i dyshuari i parë, për një akt që i kishte kryer tjetër kush, por që ia kishte dalë të maskonte dorën”, f. 15, (po aty)
- mbivedosja e dy linjave kohore: ku rrëfimtari del vetëm njeherë emri Martin
Labora, dhe ndodhet i dyshuar për një vrasje të pakryer, me linjën tjetër që nuk ka lidhje, por mbivendosen brenda njëra-tjetrës: hetimi për vrasjen dhe kapja në flagrancë të dashnorit të së ëmës, autori ka përdorur “mistery fiction”që për (Jorina Kryeziu-n), si zhanër letrar lidhet me misterin, që mban përzull rrëfimin.
E) - intriga romanore: shestohet nëpërmjet lidhjes së tregimeve: “Kurthi”, “Persekutori”,
“Rrëfime për hetuesin privat”, “Pranga”, “Me byzylyk në dorë”.
ü Surplus-i i izotopisë erotike / flirtit , përshkruan banalen, dhe rëndomtësinë e jetës,
mungesën e një dashurie të vërtetë, vetmia e frikshme që e rrethon personazhin, e bën të kapë çdo mundësi, për t’u futur veten në “kurthe”:
- marrëdhënia me nënën, (mospranimi i lidhjes me dashnorin, personazhi kalon
peripeci, ku ndiqet dhe hetohet si vrasës i mundshëm); “- Do të kapja nënën,-thashë,- jam i bindur se natën është shkërdhyer me një pusht, që ia ka bërë trurin çorbë me makarona yje” , f.15, (“Kurthi”)
- marrëdhënia dhe linja e inçestit:
“E ç’dashuri moj kuçkë, për nga mosha kjo marrëdhënie është inçest!- i turfullova i dërmuar”, f.21, (“Dikush qan e dikush qesh”).
- marrëdhënia dhe linja e dashurisë banale, (ironia ndaj ndërhyrjeve plastike, një
dukuri shoqërore e shoqërisë moderne, në raport me bukurinë dhe rininë e përjetshme),
“Marinela kishte bërë botoks dhe buza e sipërme i rrinte aq lart, sa dukej sikur do t’i preket majën e hundës”, f.78, (“Rrëfime për hetuesin privat”)
ü Surplus-i i topikëve së të panjohurës: ky surplus-s ndërton stukturën e marrëdhënieve
nëpërmjet disa topikëve:
a) topika e përndjekjes,
b) topika e të panjohurës,
c) topika e pranisë së kotësisë,
d) topika e pasigurisë ,
e) topika e jetës së përditshme,
f) topika e shëndërrimit.
Ndërthurja e rrëfimit në formën e tregimit në stukturën unike të romanit, dhe kategoria e raportit të pjesëve me të tërin, si edhe dialogu dhe rrëfimi, ndërthuren me një marrëdhënie mes modernizmit dhe postmodernizmit, në romanin e Çelës, pavarësisht se parashtesa -post mund të kuptohet si kundra modernizmit, por për (Jurgen Habermas-in) “postmodernizmi që në nismë e prezanton vetveten si antimodernist”, (post)moderniteti dhe moderniteti dallojnë në principe, për studiuesin tjetër (Douwe Wessel Folkema), “postmodernizmi është ndërtuar nga polemikat kundër modernizmit”, si një karakteristikë differentiae për letërsinë, në contrast edhe me stukturën romanore, duke mos braktisur, kategorinë e “zgjatjes” dhe të frekuencës, “të tregosh n herë atë që ka ndodhur n herë”, sipas (Gerar Genett-it) tregohet njëri fakt, se fundi 1T/nH quhet tregimi përsëritës. Tregimi që përsëriten veprimet, kanë kufij diakronikë, si një përcaktim dhe frekuencë, që Genette-i e quan specifikim, por dhe shtrirja është gjërësia tërësore e periudhës së treguar në mënyrë të përsëritur, si vrasës i mundshëm.
ü Surplus-i kuptimor i strukturës dhe gjuhës, ndërlidhja jo vetëm e topikëve
romanore, fabula, ndërtimit, lidhja/copëzimi i tregimeve, është topika pragmatike e gjuhës së përditshme, është prirja drejt “dhunimit të gjuhës së përditshme , tradicionale” për (Ramon Jakobson-in) duke përzier kode gjuhësore, me toritë e diskursit, sepse njohuritë që përcjell letërsia nëpërmjet gjuhës, që nga e njohura deri tek e panjohura, madje më përtej të “pandërgjegjshmes kulturore", ashtu, si tek shenjat tekstore në romanin “Goja e botës” e (Zija Çelë-s), që përcillet nga letërsia postmoderniste, kthehet në ars combinatoria, ku pluralizmi diskursiv ushqen lojën e pambarimtë me kaosin gjuhësor, si një prishje të distancës mes gjuhës “formale” e “informale” , në të vërtetë, është gjuha në vetvete, ajo që formëson realitetin, por “prodhon” dhe deformime jo vetëm konceptuale por edhe estetike, kur letësia riparaqet dhe ripërthyen realitetin, sipas (Paul de Man-it), “shkrimi postmodern merr hua nga pop-kultura, kultura masive” se (ri)krijimet (risitë) leksikore, përdoren për të përcjellë realitete te reja të paemërta. Neologjizmi letrar konsiderohet si një anomali gjuhësore, që ka si funksion të "theksojë karakteristikat dominuese të tekstit" për (Michael Riffaterre-n), ka shumë shenja të gjuhës postmoderniste.
§ Shprehje dhe përftesa gjuhësore nga romani “Ora e zooparkut”:
1. fjalët e huaja: Sogni d’oro tesoro!, United Cities of TD, signora, conflict
prevention,conflict resolution, The Fist, The Second, capo di tutti, capi?! Mogli e buoi dei paesi tuoi. Amore sei pronta?si, si, grand signore, il nostril primario. Nemo index in sua cauza, il mio compagno, il mio amante, replay ,autsider, cash, comunication at a distance , karantinë, mutacione, non stop, on line etj.
2. shprehje të përditshmërisë, palluesi, kokonë, sevdalli i pjergullës, shushka ime, soji
i fyryfyçkës, rospisë, “mut e ke”, lalesha, lalin, katunare, karafili.
3. shprehje frazeologjike: Vrit miza mama, vrit miza! U dhjeva Gazit! Një copë mishi me
dy sy! Dhi e zgjebosur dhe bishtin përpjetë!
4. zhargonet: “koteci i pulës së zezë”, “ti po i vjen hakut dafllukut, Mario!”
5. epitete: skuthi, skupileci, dordoleci, burreci, karkaleci, buburreci
6. fjalë të tjera: rrokajë, dykëmbëshe me pupla, thurimë, zoohumanët.
7. lutje: Zot, mos ma lësho dore!
8. urime: paç faqen e bardhë, e mirë se erdhe! Të lumshin këmbët dhe Zoti të ruajt mor
bir!
9. mallkime: të marroftë Perëndia ty, që thyen zemrën e nënës! Zoti paftë e pagoftë!
Thefsh qafën! Mos ta pashma më bojën! Të griftë kanceri në fyt , të griftë! Në thes plastmase t’u mbledhshin eshtrat!Oh, nëna mos qoftë! Qyqja për mua kërcunën, qyqja!
10. fjalë urdhëruese: rri urtë! Qepe gojën! A merr vesh, shih përpara!Jashtë, dil jashtë
po të them! Dhe kurrë mos ta pafsha bojën!
11. pasthirrma: bah, uh, ah.
12. onomatopeja: fffllaaapp, fffllaaapp! Ha-haa-haaa, hi-hiii-hiiii, hu-huu-huuu
13. neologjizmat: qeshje, përqeshje, nënqeshje, ngërdheshje…
***
Njeriu që thërret, barazohet me “homme révolté” për (Marisa Kërpizi) ai nuk bën kompromis, ne heshtjen. Nëpërmjet shumësisë së formave që merr britma, shenjohet reagimi i njeriut që nuk do të heshtë, nëpërmjet zgjedhjes së semës së përbashkët kohë (emërtim tepër përgjithësues) abstragohet mbi kohëzgjatjen e ngjarjes së rrëfyer, që mund të jetë një ditë, ose një jetë kjo ditë/jetë sendërton njësi të tjera leksikore, që sipas (Michael Riffaterre) “të përmbledhin dhe kondensojnë tiparet kryesore të tekstit” në pasazhin e mëposhtëm: “në oborr edne s‘ishte ndalur lajmi për vrasjen, por as në Zoopark ende s’ishte ndalur trazimi i shtazëve, kafshëve e shpendëve. Ato ulërinin, sokollinin, kukullinin, hungëronin e çirreshin, lehnin, buhasnin e kërrisnin, mekërrini, bubulonin e pallnin pa ia da”, f.275-276, (“Ora zoo”), që paraqitet në rrafshin sintagmatik me kryesemën shenjë kohë /e tashme që epton fjalët semat kakofone: ulërinin,sokollinin, kukullinin, hungëronin , çirreshin, lehnin, buhasnin , kërrisnin, mekërrini, bubulonin , pallnin.
Semat e mësipërme janë edhe neologjizma, pjesërisht sinonime me origjinë onomatopeike, konsonacat, asonncat renditja edhe përsëritja e bashkëtingëlloreve [l/ll] post alveolare [r/rr] dhe bashkëtingëllorja [n] përsëritja e të cilave krijon kakofoni dhe aliteracioni i krijuar nga përsëritja e zanoreve [u/i/ë], “sipas eksperimenteve akustike vihet re egzistenca e asosacioneve të qëndrueshme midis zanoreve të pasme dhe mendimeve të rënda, të zymta e të errëta” shprehet (Xhevat Lloshi), ky lloj sendërtimi që shenjon krymetaforën jo vetëm si simbolikë të konstruktit teorik, duke eptuar një Lexues të Mundshëm, si strukturë dhe si kuptim të strukturës romanore, është ndërkallje e përmasës dhe modelit, me atë ligjërimore dhe narrative, që sipas (Luan Ram-ës) ka krijuar “një metaforë ku bashkohen në një, ai dhe ne, krijuesi dhe krijimi, koha dhe pakoha, konkretja dhe abstrakja, jeta dhe përtejjeta” .
Ky roman na dekodon disa shenjues si:
a) metamorfoza: metamorfoza e personazhit, në gomar brenda një kafazi tregon se e gjithë
shoqëria është një metamorfozë dhe njëjtësim me “Grigor Zamzën” e (Franz Kafk-ës) si alegori me gomrin e zooparkut, “te tre së bashku, unë, Fjona dhe Huva, e vizituam zooparkun një ditë pas metamorfozës tënde[…] Në këtë kafaz ,tha ai, dje ka qenë një gomar, por nuk nuk e di nëse ai gomari është i biri i saj […] që edhe zonja të jetë një go…”, f. 250, (“Me byzylykun në dorë”), mekanizmi që sjell autori për shpërfytyrimin e njeriut nën efektin e pushtetit, ashtu si kafshërimi i njeriut dhe anasjelltas, për (Peter Childs-in) “me dëshirën për të përcjellë ndjeshmërinë e kohës”.
b) katarsisi: Zija Çela na fton për katarsis, të madh shoqëror, se njeriu në sistemet
shoqërore ku demokracia është hibride, apo është monokraci, njeriu përpiqet të gjej vetveten, dhe ndihte i tepërt, i dobët, i frustuar, i frikuar, i shtypur, i skllavëruar, për çdo shoqëri dhe sistem, njëriu kafshërohet, shpërfytyrohet, metamorfozohet, shëndërrohet, transformohet, në Hiç ne Qenie amorfe që vegjenton, sepse edhe “kafshët nuk kanë ndërgjegje dhe ne kemi pranuar të kafshërohemi”, f. 202, (“Zooparku”).
c) përgjimi/përndjekja: tëhuazon jo vetëm zvetënimin /rrënimin nga/nën/për pushtetin,
njeriu përndiqet dhe përgjohet, përdoret dhe abuzohet, nga keqqeverisja, kontollohet nga
syri cikllopik i shtetit, si “big bratheri” i (Xhorxh Oruel-it), nëpërmjet rolit të Supernjeriut, me anë të çipave (apo teoritë konspirative se vaksina e covid-19, është një kontroll mbarëbotëror i njerzimit, (shën. im e.k), me anë të pasazhit: “ky është byzylyk dedektimi, me pati udhëzuar dedektivi, zbulon lëvizjet dhe vendodhjen e bartësit kudo jetë”, f. 242, (“Shëmbëllimi”).
d) dehumanët / zoohumanët: duke dehumanizuar personazhet madje gjithë linjën romanore,
se pushteti të kafshëron, faji i të gjitha pushteteve që skllavërojnë njeriun, aludimi me ironinë, groteskun e (pa)mungesës së vetëdijes dhe (pa)rebelimi kolektiv, (i kafshëve ndaj kafazëve) “në regjistrat e zooparkut gjen gjithfarë njerëzish, që nga elita deri tek bërloku. Mjaf të përmbushej një kusht, fajet e tyre te fshehta, të mos ishin bërë ende publike […] në krahasim me kafshët, se cfarë boshllëku i tmerrshëm është mungesa e vetëdijes së fajit”f. 273, (“Ora zoo”)
Së fundmi: Çela na ka “dehumanizuar” si lexues, por nën efektet e katarsisit tonë si lexues, të bashkohësisë ka kapërcyer çdo “horizont të pritjes” se zgjidhja një “deux machina” për letërsinë është kënaqësi, por edhe vlerësim dhe mëtim drejt një kontrolli dhe vetëkontrolli ndaj turmave, që vlerësojnë /çvlerësojnë, që kodojnë/dekodojnë marrëdhëniet mes shtetit dhe popullin dhe anasjelltas, por regjimet pastotalitare kanë akoma gjurmë frike, errësire, mosbesimi, që autori i “thyen” nëpërmjet karmës dhe metamorfozës së fajësisë në (pa)fajësinë e pandërgjegjshmes të botës kafshërore, që lirinë e kanë në gen, dhe “skllavërimi” (kafazi) është vetëm një mjet për të mposhtur egërsinë e tyre, se vetë çlirimi është edhe endja drejt të panjohurës njerëzore për të ardhmen e tij. Vallë a jemi kaq homonoidë ne njerzit??!
BIBLOGRAFIA
1. Aliu, Ali: (2018), Zija Çela, shkrimtar i majave letrare, përgjigje për pyetjen “PSE?”, “Shqiptarja .com”, https://shqiptarja.com/lajm/zija-cela-shkrimtar-i-majave-letrare-pergjigje-per-pyetjen-pse
2. Childs, Peter: (2008), Modernism, USA and Canada: Routledge.
3. Çehov, P. Anton, (2006), Vepra të zgjedhura 1, përkth: Jorgji Doksani, “Uegen”, Tiranë.
4. Çela , Zija: (2007), Ora e zooparkut, “Toena”, Tiranë.
5. Çela, Zija: (2010), Goja e botës, “Toena”, Tiranë.
6. Dado, Floresha: (2006), Intuitë dhe vetëdije kritike, “Onufri”, Tiranë
7. De Man, Paul: (1986), The resistance to Theory, Theory and History of Literature, Minneapolis & London: University of Minnesota Press, 13.
8. Dokle, Namik: (2017), Fuqia përgjithësuese e metaforës, (romani i Zija Çelës Zoopark, kur në kafaze futen njerëzit), “Gazeta shqiptare”, Tiranë. http://gazetashqiptare.al/2017/12/27/romani-zija-celes-zoopark-kur-ne-kafaze-futen-njerezit/
9. Eagleton, Terry: (2008), Literary Theory: An Introduction (Anniversary Edition), Minneapolis: University of Minnesota Press.
10. Eco, Umberto: (2007), Gjashtë shëtitje në pyjet e tregimtarisë, “Dituria”, Tiranë.
11. Freud, Sigmund: (1987), "The Ego and the Id", On Metapsychology, Middlesex, 380.
12. Folkema, Douwe Wessel: (1993), A Postmodern Reader, USA: State University of New York Press.
13. Genette,Gerar: (1980), Narrative Discourse: An Essay in Method,Cornell Universiteti Press, Ithaka, New York.
14. Habermas, Jürgen: (1993), Modernity versus Postmodernity, the A Postmodern Reader, New York: State University of New York Press.
15. Jakobson, Ramon: (1980), A Postscript to the Discussion on Grammar of Poetry.
16. Kadare, Ismail: (2010), Pasardhësi, “Onufri”, Tiranë.
17. Kafka, Franz: (2017), Metamorfoza dhe novela tjera, përkth: Urim Nerguti, “Pema”, Tiranë.
18. Kërbizi, Marisa: (2013), Dukuri të zhvillimit të letërisë pas viteve’90-të, (tipare moderniste dhe postmoderniste të prodhimit romanor të V.Zhitit, F.Kongolit, Z.Çelës, A.Tufës, R.Dibrës, etj.), për marrjen e gradës shkencore: “Doktor” në Letërsi, Tiranë.
19. Kryeziu, Jorina; (2015), Narratori dhe narracioni në prozën e Ismail Kadaresë, (për marrjen e gradës shkencore: “Doktor” në Letërsi), Tiranë.
20. Lotman, J. Mikhailovich: (1976), Struktura umetničkog teksta, “Nolit”, Beograd.
21. Lloshi, Xhevat: (1999), Stilistika dhe pragmatika, “Toena”, Tiranë.
22. Mopasan, de Gi: (2012), Horla dhe tregime te tjera, përkth: Çlirim Gega, “OMBRA GVG”, Tiranë.
23. Rama, Luan: (2020), Zija Çela, një misionar i një pune të pakryer…, “Koha jonë”, Tiranë, https://kohajone.com/zija-cela-misionar-i-nje-pune-te-pakryer/
24. Ricour, Paul: (1976), Interpretation Theory: Discourse and the Surplus of Meaning, Fort Worth: The Texas Christian University Press.
25. 25. Riffaterre, Michael:(1983), Text Production, New York: Columbia University Press.
26. Smith, Barbara Hernstein: (1988), Contigencies of value: Alternative Perspectives of critical theory, Cambridge: Harvard Univervity Press.
27. Oruell, Xhorxh, (1980): 1984 , përkth: Ramiz Kelmendi, “Rilindja”, Prishtinë
28. Xhindi, Ermir: (2018), Zhvendosjet anti-topike në lexim ose struktura e pamundur, (Seminari XXXVII ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Tiranës ), Fakulteti i Filologjisë, Prishtinës, 20 – 31.08.2018.
Opmerkingen