top of page

Emi Krosi: Për romanin “Brirët” të Marash Mirashit



 

 

Tema: Sarkazma dhe grotesku, elemente post/moderne në romanin “Brirët” të Marash Mirashit.

 

“Të gjitha kafshët janë të barabarta por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat...”

   George Orwell

“Madje, për të mbajtur nën kontroll të menduarit kolektiv, shpeshherë Kryebariu i mblidhte turmat në sheshe qytetesh, ulur nëpër karrige të cilat mbarteshin sa nga njëri kanton në tjetrin. Kryebariu mbante fjalime të gjata, të cilat karakterizoheshin nga batutat, grimasat, ngërdheshjet dhe shpotitë. Nganjëherë, sidomos gjatë fushatave elektorale, Kryebariu këndonte apo edhe kërcente bashkë me popullin, në ritëm tallavaje.”   Marash Mirashi 

 

 Areali i shkrimit shqip modern post/modern shqiptar, në këto dekada, na shpalos lloj-lloj larushish dhe modele shkrimesh të ndryshme letraro-artistike, letraro-historiko-filozofike apo dhe shumë gjini të tjera, si: kujtime, autobiografi, letërkëmbime, monografi etj. Ndryshim më të madh, padyshim ka romani, sidomos ai post/modernist, pasi romani tashmë ka një qëndrueshmëri më të madhe, duke marrë format e duhura të një letërsie moderne europine sëbashku me rrëfimin tregimtar. Shumë gjini të tjera mungojnë. Poezia po vuan jo vetëm nga humbja e lexuesit të saj,  por dhe nga superprodhimi, por  ajo që e dëmton akoma më shumë dhe i përdhos vlerat e saj, është “surrogatia” autoriale. Leximi të pasuron, por dhe të fut në dimensione kohësh dhe njohjesh të paparashikuara. Por leximi dhe libri nuk adresohet tek lexuesit e duhur, sepse lexuesit në panirin e 27-të, treguan një interesim të shtuar ndaj librit të huaj (të përkthyer) dhe shumë pak letërsi shqipe, aq me pak letërsi të mirë, që tashmë proza shqipe po “prodhon” autorë me risi lëndore romanore. Para pak ditësh, romani “Brirët” (Mirash: 2014), i Marash Mirashit, ishte një risi në spovën e parë në këtë gjini. Pas, vëllimit me poezi, ku autori është një njohës shumë i mirë i psikozës së shoqërisë shqiptare, falë dhe punës së tij si gazetar prej vitesh në TVSH, lënda e fabulës së tij është ironia dhe sarkazma, si gjedhe e romanit post/modernist. Ironia (nga greqishtja e lashtë: εἰρωνεία eirōneía “përfytyrim, injorancë e shtirur”) në kuptimin e tij më të gjerë, është krahasimi i asaj që në sipërfaqe duket të jetë rasti që pritet; është një mjet i rëndësishëm retorik dhe teknikë letrar. Kategori e ironisë është sarkazma, përmes ironisë së situatës për të theksuar pohimin e një të vërtete (Muecke: 1969: 8).

 

Romani ka një fabul të veçantë dhe surreale. Rapublika bariorore nën udhëheqjen e Kryebariut në Republikën e Babzilandit, ka si simbol kombëtar brirët dhe sfurqet etj., kësaj republike i ndodh një gjëmë e madhe, duke u rënë brirët tek të gjithë lopët dhe përdhosur dinjitetin e saj. Nën udhëheqjen e Kryebariut, organizoj reformën brirëvënëse, duke lidhur një kontratë me “republikën-fermë” mike, duke marrë në Babziland çifti lopë-dem (Margitë-Xhon). Por, kjo nismë manipulohet dhe kështu endet e gjithë fabula deri në vdekjen e Kreybariut, nga pickimi në të pasmet. Në këtë roman elemente post/moderniste ngjizen:

përmes ironisë: ironia dhe superrealja janë parime post/moderniste, ku stimulimet

zëvendësojnë të vërtetën, ku kuptimi mbi të vërtetën  ndërmjetësohet nga stimulimet e së vërtetës (Dado : 2020:129), pra raliteti shqiptar i sotëm stimolohet përmes ironisë. Paragafi: e njoh mirë këtë racë barinjsh, sepse kam tri dekada që rri pas sporteleve të tyre i drobitur dhe i pashpresë. I njoh mirë këta. Vijnë në pushtet për katër vjet dhe rrinë me dekada. Me votë nuk ikin asnjëherë, pasi një ditë para votimeve popullit i paguhen 50 mijë babzinda për kokë ose një thes miell për shtëpi. Populli u shkon nga pas, ndodh fenomeni simulakrun, duke e vënë lexuesin në dilemë si bashkëautor, duke kuptuar se çfarë fsheh “realiteti” dhe si mund ta njohim atë dhe përtej fiksionit të historiografisë, dallimi mes realiteteve të shkruara dhe fakteve reale (kuptimësia përmes alegorisë së shoqërisë shqiptare dhe korrupsioni shtetëror prej mëse 30 -vitesh), na afron njohjen e ironisë në dy forma: si ironi e fjalës dhe si ironi e situatës (Apolloni : 2016:137), sepse ironia është dhe proces ligjërimi, ku gjuha ligjëruese dallohet qartë, duke rrokur gjithë konceptimin e romanit;

përmes satirës dhe sarkazmës: situatat e romanit të bëjnë të qeshin dhe ironia e

sarkazma e bëjnë akoma më groteske, teksa mpleksen aty fantazia, rrëfimi, përshkrimi, humori, ironia, metafora dhe alegoria, satira dhe sarkazma, duke sendërtuar një realitet të djeshëm dhe të sotëm të Shqipërisë, deri dhe në nota burlesku: në sallën e mbledhjeve u krijua një mjedis surreal stalle me pëllitje të pandërprera, “muaaaaaaah, muaaaaaaah, muaaaaaaah”. Sa mbaronte njëri, frynte bulçitë tjetri, sa merrte frymë njëri, ia kthente me “muaaaaaaah muaaaaaaah, muaaaaaaah”, tjetri. Kryebariu, me njërën dorë tundte këmborën dhe me dorën tjetër, sikur të qe ndonjë dirigjent i sprovuar, lëvizte shkopin ceremonial sa lart poshtë, shndërrimi kolektiv në kafshëri, në regjimet totalitare dhe në regjimet demokratike të përziera.

përmes parodisë: parodia postmoderniste e lejon shkrimtarin të vendosë një marrëdhënie

dialogjike, në formë të fjalorit të dyfishtë, që mbart dhe gjuhë post/moderniste të receptimit, sidomos në këtë roman, ka gjurmë të forta autoriale përmes përshkrimit të Krybariut (Kryetari i Shtetit) apo sheshi “Urtmileti” përmes paragrafit: emri zyrtar: Republika e Babzilandit/Emblema shtetërore: Dy brirë/Heroi Kombëtar: Urtmileti/Tipi i regjimit: Demokraci baritore/ Kryeqyteti: Tirrvul/Organi ekzekutiv: Këshilli i Lartë i Barinjve/Posti më i lartë: Kryebari/Postet më të ulta: Bari ose bareshë/Monedha kombëtare: Babzinda/Numri i popullsisë: Në proces numërimi /Ndarja administrative: Katër kantone/Arma ceremoniale shtetërore: Sfurku, kemi një përmbysje të realitet dhe shtrembërimim të tekstit (Gross: 2011:146). Teksti i Mirashit, ka plot situata parodike, me plot humor por sidomos me doza të mëdha sarkazme;

përmes paradoksit; si elemente dhe  të mendurait, në raportet e romanit me realitetin,

sidomos në ndërtimin e personazheve dhe marrëdhëniet e tyre me shoqërinë që i referohet, ku dhe perceptimi haspinor dhe kohor në romanin post/modern, ndryshon konceptin e kohës dhe hapsirës, duke e shkatërruar këtë dallim të dimensioneve kohore dhe hapsinore të çuditshme, përmes trasformimeve artistike, që të krijon ndjesinë e një koncepti tjetër hapsinor:

refrenca gjeografike si: Babzilandi /Tirrvulit /Feletripit /Urtmileti /Ibretistanit/

Kismetistan/ Tallavaland, dimesioni surral dhe vensodja e ngjarjeve të romanit në një planet tjetër, enkas për të “ngatërruar” lexuesin, ku i referohet shoqërisë aktuale shqiptare, por dhe gjithë shoqërisë tonë, prej afro një shekulli;

personazhet: Kryebari/Samanta/Xhovani/Tim David/Lym Vorba/Piter/ Filipi /Estri

/Albert Luigji/ Riç Varfi/Benard Palmeti/ Devis Mori//Kristinë Pamshira/ Blind Kuk/Fill Bobi/ Tomi Zuku, (përmes bashkimi të [Riç], në anglisht i pasur/varfër akronim me mbiemrin [Varfi]),

gazetarë: Tim David /Kristinë Pamshira/ Blind Kuk/Fill Bobi/ Tomi Zuku/Lad Taçi, si një

gazetar dhe njohës i tij mjedisi, ku shumë gazetarë sot janë gazetarucë aspak profesionistë, tallës, idjotë dhe të pashkolluar, aq më shumë klanorë dhe partiakë;  

përmes analogjisë me diktaturat:  por sidoqoftë ia kishte hedhur fajin indoktrinimit

 baritor dhe shpëlarjes kolektive të trurit, gjë që Këshilli i Lartë i Barinjve e aplikonte sistematikisht mbi bazilandasit të cilët kishin mbërritur në një pikë thuajse kritike, atë të të menduarit uniform të secilit prej individëve në turmë;

përmes alegorisë me “Fermën e kafshëve” (Orwell: 2006), ku shkelet dhe “kushtetuta e

kafshëve”: pa u menduar dy herë, mori një shkop dhe sa nisi të godiste kafshët, u ndesh me ndërhyrjen e rreptë të bariut të shërbimeve inteligjente që e mbërtheu për fyti, duke i kujtuar kapitullin 37 të komonuelthit të qumështit, leshit e djathit sipas të cilit kafshët nuk mund të goditen as me shkop, as me kamxhik dhe as me ndonjë mjet tjetër që shkakton dhimbje;

përmes elementeve mediatike: TV, intervista, teleportazhi;

përmes elemeteve dixhitale/intekteve : youtube, podkasti, facebook, klikime, mesaxhet

elektonike, etj. Një kombinim perfekt për të kuptuar forcën, kumtin përçues tek lexuesit e këtij  romani, jo vetëm si stukturë individuale por dhe si stukturë psikologjike (Holton: 1973). Artistët postmodernë e përçmojnë ose janë thjesht indiferentë ndaj teorizmit në art. Ata janë kryesisht si anti/intelektualë ose janë të prirur të reflektojnë mbi statusin dhe ndjenjën e veprimtarisë së tyre ku realiteti shoqëror, miratohet në të gjitha dimensionet e tij si heterogjen, i segmentuar, i rastësishëm.

 

Korpusi gjuhësor, Përmes një raporti të hapur me lexuesin, por edhe në një raport të “çorganizuar” me gjuhën apo e quajtur ndryshe edhe kriza e personazhit, ka ndikuar edhe tek formësimi i shumë romaneve me elemente postmoderne. Paqartësia është një simptomë, tension dhe konfuzion shpirtëror. Njeriu e ndjen këtë në mënyrë intuitive diçka dominuese dhe e gjatë që po shembet ose është shembur (Morawski: 1966: 6), një diskurs gjuhësor, ku ndikohet rendi socio-shoqëror, si puçet dhe komplotet (rënia e brirëve), apo avaionët e drogës me mushkonjat e babzilandsave, apo dhe “ndërhyrja” e diplomatëve të huaj në Tiranën e sotme (krahasim me ambasadorin Albert Luigji), apo dhe emrat: Babzilandin dhe Ibretistanin që stigmatizojnë korrupsionin, anarshinë, varfërinë, mjerimi etj., por romani dallohet nga një larushi e madhe gjuhësore:  

fjalëformimi: përtokë/mosbesues/saposhkuar/përgjysmë/brirënëse/përjashta/pamëshirshëm/gjysë

merrësirën/mëparshmit/shurdhmemece/trembëdhjetave/kilmondit/vendrojën/pashpresa/treqind/pesëdhjetë/kryeplaku/përgjatë/pikëpyetje/përqark/paradite/gjithçka/atipikë/pazakontë/fotografonin/hamendësimeve/pandehmat/kryebariu/anëtarët/përmasave/raporti/përcjelljes/babzilandit/gjithandej/menjëherë/njëmbëdhjetë /thashetheme /tirrvulit /tatëpjeta /mespërmes /trembëdhjetë/ sapoardhura /sapombërritur /reportazh/ paragraf /udhëheqjes/pashmangshëm /urtmileti/ trekatëshe /vendstrehime /ibretistanit /mëtejmë /përmban /pothuajse /anglosakson /njëherësh/ udhëkryq/tërhoqi/simetrike/pambështetur/drejtpërdrejtë/bashkëpunëtorësh/pabesive/shtatlartë/mesditë/përfundoj/përkujdesje/përparëse/medeomos/mësipërme/përulësi/nënshtruese/lelekomandën/matanë/përshëndetje/ndërpreu/mbijetuara/pasditeje/përderisa/nëpërdhëmbi/mesnate/kokulur/gjithçka/nënkuptohejjashtëzakonshme/paraprake/padetajuara/ /besimplotë /mbarëpopullor/ trupshkutër /kokërruar /parakaluan /duartrokitën /mirënjohje /mikrofonit /grushtbashkuar/ përjetova/ spërdredhje/paepur/përçajë/përdridheshin/përshëndetje/ mirëmbajtjes /tatëpjetë/ reçburgu/ përdhe/ tridhjetave/ audioregjistrimi/ moskthimin/ zëdhënëse/minifund/ fortpërndritshmëria/sapoemëruar/ ribrirëzimit/ paradhomën/ pesëmbëdhjetë/ ndërprerjen/ kryeveterinerin/ vetëngushëllua/ besimplotë/ shumëpritur/ njëpasnjëshme/ kësodore/ vetëmohim/ kundërajror/ bashkëshortit/ nëntëdhjetë/ bojëqielli/ jashtëqitje/ gojëhapur /bashkëkohore ndërprite /kryeredaktori /kryehanxhiun /sapodëgjuar /fytyrëteneqe /lartpërmendur/ pesësekondëshe /përfolur /kokëposhtë /kartëpecetë /ashtuquajturi /mendjemadh /sapoemëruara/ saposhkarkuar/porsashuguruar/gojështhurur/shisjellës/përmbushur/moslumturinë/tatëpjetën/kundërpeshën/moslumturisë/ujëmbledhëse/qejfprishur/superlajm/kokëforta/vetëmasakrues/sipërpërmendura/gjumëndjellës/mbarëvajtjen/antibrirë/shëndetlig/ përkeqësuar/ kilogramëshe/ njëpasnjëshme/ rrethrrotullimin /gjashtëminutësh /dorhëhequr /zëvendëskomandantit/ vetëkatapultuar /buzëkuqin/ shpresëdhënëse /autokritikë /kryekontrollori/antistres/shtatlartë/ belkëputur /mikpritës /papërshkrueshme /bashkëshoqëruesit /qindpërqindëshit /vendbanim/ takatplotë /gjysmështizë /kësodore /këmbadoras /jashtëzakonshme /thashethemnajë/ tetëcentimëshe/ shpirtcopëtuar/ prapakthehu/ nëpërdhëmbur/ rrethrrotullim/ superstradën/ fatkeqe/ ndihmësrrobaqepës/ porsaqepura/ porsashndërruar/ kostumografi/ kundërshtojmë/ nënvetëdijes/ porsaliruar/ gjysmëlakuriq/ neurotoksinash/ hipertensionit/fushëpamjen/ kobndjellëse/katrahurë/ psikotriller/ audioregjistrimit/ ndërkufitare/ gjakderdhje/ ndërkombëtar:

onomapate : pu pu pu pu/he he he/heeeeee/ moooooor/ mor hut, mor, mor,

mor...! /betohemiiiiiiii!/ urraaaaaa/ki- kiki- ki- ki- kiiiiiiii /hahahahahahah, hahahahahahaa/ muuuuaaaah, muuuuaaaah/urra, urra, urra/ muaaaaaaaaaah/muaaaaaaaah/ muaaaaaaaaah/skuadraaaaaaaaa/ çak, çak, çak, çak, çak, çak.

 

Sëfundmi: një roman, që shndërron ironinë në satirë dhe groteks. Një grotesk social, shoqëror, politik dhë kulturor, që e jeton në të gjitha dimensnionet, shoqëria e sotme shqiptare, duke u munduar të kapërcejë konfliktin e gjatë me vetveten në tranzicionin e gjatë demokratik “kaçurrel” drejt një demokracie sociale të bazuar në shtetbërjen dhe llogaridhënien tek votuesit. Në roman, ku jemi personazhe të gjithë: unë/ti/ne/ju, pra e gjithë shoqëria jonë. Në kohë do të perceptohet si një situatë bruleske dhe karnavaleske, duke ngritur siparin e një letërsie të mirëqëndrueshme, përkrah vlerave tona romanore më përtej kohës.

 

 

BIBLIOGRAFIA:

 

Apolloni, Ag. (2016): Parabola postmoderniste, “OM”, Prishtinë.

Dado, Floresha. (2020): Postmodrenizmi poetike e “antirregullit”, Akademai e shkencave, Tiranë

Gross, Piegay Nathalie. (2011): Poetika e intertekstuslitetit, “Parnas”, Prishtinë.

Holton, Gerald. (1973): Thematic Origins of Scientific Thought: Kepler to Einstein, Cambridge:  Harvard University Press.

Mirash, Marashi. (2014): Brirët, “Gjergj Fishta”, Lezhë.

Muecke, Colin – Douglas. (1969): The Compass of Irony. Methuen, Massachusetts, United States.

 Orwell, George. (2006): Ferma e kafshëve,  përkth: Arben Kallmata, “Onufri”, Tiranë.

25 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page