Emi Krosi: Një poete interesante
- May 22
- 2 min read

Një poete interesante, me një univers poetik Individualist që ka spikatur që në librin e parë poetik të saj. Të kuptosh një poezi, përveçse çështje shijesh duhet dhe të kesh lexuar diçka. Lirika e autores Loreta Schillock në librin me poezi “Në brigje ndryshimi – Përtej Edirne,” dhe gjermanisht “Am ufer des wandels jenseits von Edirne”, është një univers poetiko-lirik me një botë të pasur, ku sendërtohen:
- përjetime të brendshme shpirtërore dinamike,
- reflektime ekzistenciale dhe vëzhgime të imëta nga përditësia,
- perceptime subjektive dhe përvoja individuale për/mbi imazhet jetësore,
- kujtesa si hapsirë dhe motiv ridimensional liriko-poetik.
Poezia dallohen për një “ekonomizim gjuhësor”. Vargjet janë të shkurtra. Ngjyresa emocionale dhe metaforike “zbulon” jo vetëm elementet të thjeshta të përditësisë, por dhe i mbivendos ato në diskursin gjuhësor si mbishtresa të një kujtese sa të largët dhe afërt, apo dhe të gjithpërfshirjes kolektive, të përditësisë tonë p.sh.: filxhani i kafesë është mbartja e traditës shqiptare nga vendlindja (atdheu) në atdheun pritës, por me një specifikë tjetër. Jo, shija e kafesë shqiptare si tipar mikpritës, por nuk është simbol i vetëpërqëndrimit të një kafeje, sepse ky togfjalësh i kushtohet një çifti me demencë, ku dora dridhet me filxhanin e kafesë në dorë, ku mendimet ikin tutje…për të mos harruar imazhet e fëmijërisë dhe të kohës së shkuar. Tiparet dalluese të poezisë janë:
a) dimensioni i kohës vs ankthit ekzistencial i njeriut modern,
b) dimensioni i heshtjes vs vetmisë, si përmasë emocionale në distancën fizike,
c) dimensioni brendësor i reflektimit vs perceptimit të kujtesës njerëzore,
d) dimensioni spikatës i lirizmit intim vs brigjeve të kujtesës dhe heshtjes,
e) dimensioni intensiv i imazheve vs qartësi meditative.
Mesazhet që përçon poezia, mbartet që nga titulli përmes vargeve: Vargjet: unë, mbesa jote e madhe /mbesa jote e preferuar/ ndiqja syhapur historinë tënde të rinisë/të jetuar atje/ larg, përtej, në Edirne (2026 :102), ku kujtesa /dashuria /lodhja /mungesa /ngjeshmëria/ vëzhgimi/ imtësia /masa /përjetimi /forca /identiteti /rrëfimi /varfëria /zhbërja /prejardhja /kujtimi/ dinjiteti historia /familja /trashëgimia /malli /boshatisja etj., nuk është vetëm një hapsirë “përtej, në Edirne”por një kujtesë e një identiteti në vazhdimësi të pakëputur, nga zinxhiri i jetës së njeriut modern të vetmuar, që kërkon rrënjët e qenësisë së tij, përtej zhbërjes post/postmoderniste.
Bota poetike vjen e brishtë. Ajo komunikon me largësinë, madje përtej/largësinë, duke i kumtuar lexuesit gjerman, se poetia i “krasit” largësitë dhe metaforat buisin ashtu si në vargun: prush flakërues dërgon dielli, duke rendur në rutinën e ditës, të mbushur me punë /lodhje /kënaqësi /mall/ takime/intimitet dhe se lëvizja është trajtë foljore e mekanizmit të jetës. Nuk mungon as lirika intime. As qasja ndaj realitetit dhe njeriut të vetmuar si: lypësit /të varfërit/pensionistët etj., një gjetje sa personale aq dhe artistike, ashtu siç dhe ironia dhe sarkazma apo dhe vetëdija kritike autoriale.
Sëfundmi: poezia është frymë, që përçohet përmes leximit, ndijimit dhe shijimit. Por, vargjet janë gjetje lirike që pëçojnë një energj të ngrohtë prej gruaje dhe plot sharm femëror.








Comments