Emi Krosi: Një poet i veçantë që jeton dhe shkruan në Greqi
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Mar 7
- 4 min read

Lirika ka lindur me Safon. Por, ajo nuk mbeti vetëm femërore. Atë e shkruajnë dhe meshkujt. Poezia lirike hyn në rradhën e krijimeve më të lashta letratre. Prandaj ajo ka shumë gjini. Nuk është e lehtë të shkruash një poezi lrike. Është shumë më e lehtë të lexosh një lirikë. Ta përjetosh atë. Ta shijosh atë. Por vështirë, të kuptosh thellësinë e saj. Poezia sot, sidomos ajo lirike, ndonjëherë duket pothuajse tërësisht personale dhe private. Herë -herë me pak funksione apo ndonjëherë dhe më shumë. Poezia, është art elitar. Por vetë poezia, përgjatë shekullit të njëzetë, ka regjistruar një marrëdhënie gjithnjë e më të vështirë me lexuesin e saj. Por dhe lexuesit ndryshojnë në kohë. Kjo është pjesërisht dhe për shkak të teknologjisë. Teknologjia virtuale dhe digjitalizimi, e kanë spostuar mesazhin parak të poezisë: atë të leximi dhe trasmentimit gojë më gojë!Vërtetë leximi është proces vetjak, por prishja e parametrave të leximit në kohë sidomos e poezisë lirike, “shprishi parametrat” e saj, pas vrullit të shpërfaqjes së pasviteve ‘90- të, që solli lloj -lloj prurjesh, si ai lumi që zbret rrëmbyeshëm nga malet. Në ledhet e tij, mbijnë disa “lule” të veçanta lirike, që sot nuk janë pak. Por, lirika moderne ka tjera komponente, që saora e bëjnë atë të qëndrueshme, kur janë shtuar kaq shumë “dashnorët” e lirikës së shkruar dhe adhuronjësit lexues të lirikës, që në shumë raste “mbetet në klasë” sepse përsërit vetëveten. Themi lirikë, dhe mendojmë dashurinë. Themi lirikë dhe mendojmë meditimin. Themi lirikë dhs mendojmë mallin. Një lëvrues i kësaj lirike, është një poet i veçantë që jeton dhe shkruan në Greqi, Bledi ylli.
Lirika e tij, ka një stil që dallohet prej një metrike me masën e duhur. Nuk është vetëm rrafshi horizontal, por dhe thellësia e mendimit. Pjesë e një habitati të dukshëm emocional dhe shpirtëror, më përtej “mëkatit të ëmbël” një lloj nostalgjie, që nuk “kyçet” vetëm në “patetizmin" e humbjes, por në densitetin e vargut, me figura por dhe me leksik të pasur estetikisht. Që në fillesat e para, binte në sy “gjallëria e vargut” dhe një korpus i madh imazhesh/metaforash
/epitetesh mbresëlënëse, por duke zëzuar/frymëzuar/hijeshuar tharmin e bukur të shqipes në lirikat e tij, pasionant plot zjarr dëshirash dhe dashurie. Vargjet: vjen në zemrën time ulesh/pa bërë zhurmë ti si at'herë. /Ndo këherë me aromë lulesh/por dhe lotësh ndonjëherë, nga poezia “Flutura në zemrën time”, shpërfaqen shumë fjalë çelësa si: zemër/ mall /shpirt /vaj /dashuri /trishtim /frymëzim /magji /flake /ëndërr /flutur /dritë /pritje /mall /ikje /botë /kohë/ etj., elemente të shumta që lidhin dhe trupëzojnë, siaps stilin të tij vargor [ab/ab] të vargimit shqip, kryesisht 8/9 rrokësh. Kryesemat fjalore si: shpirti/dashuria/ndjenjat janë ato, që sundojnë më së shumti, dhe përrokin gjithë arsenalin lirik bukurshkrues dhe të veçantë, që herë-herë e lë në dilema dhe vetë lexuesin me retiçensat e tij: më thuaj, mund t'harrohen?....
Të gjetura në stilistikën e tij janë dhe dhe retiçensat e fillimvargjeve: ..., i besove largësisë, apo dhe shumë herë vargje ku dallohet retorika pyetëse p.sh.: më thuaj tani...Është faji im? etj. Nuk është vetëm një raport mes vetes dhe lirikës, apo mes dashurisë dhe mallit por një marrëdhënie mes:
a) marrëdhënia në formë trinie shpirt+ materie= Univers,
b) marrëdhënia që përqas raportet e imagjinatës me realen,
c) marrëdhënia mes sublimes dhe të jetësores,
d) marrëdhënia mes kohës/vetes/mallit/vendlindjes dhe njeriut,
e) marrëdhënia mes Unit dhe Egos/Individualitetit, ku Bledi shkruan me unin e tij lirik. Bledi është Bledi, zëri dhe i dentiteti i një bardi të vogël të një lirike të veçantë, të ëmbël dhe plot muzikalitet. Vargjet: ik' një hënë e del një tjetër/vjen një diell e ikën prap./Kohës, nuk i vë dot metër/sepse thjesht dot nuk e kap, nga poezia “Kaos”. Nuk është një kaos biblik pas përmbytjes, as kaos absurd ekzistencial, por një kaos i filozofisë së mendimit autorial, një kaos shpërthyes të gjethimit të lirikës, përmes ciklikës së kohës fizike dhe asaj planetare.
Në arsenalin e madh të poezive, që nga tituj dallohen tre lloje surplusesh metaforiale;
- surplusi metaforial i shpirtit, përmes poezive; "Shpirti dhe fjalët", “Shpirti i bukur",
“Shpirti i shpirtit", “Shpirti shkruan”, “Ti dhe shpirti”, “Shpirt i përdjekur”, “Shpirt nosralgjik”, “Brenda shpirtit” etj.,
- surplusi metaforial i dashurisë me poezitë; "Dashuri dhe mall”, “Dashuri”, “Dashuria
do guxim”, “Dashuri mistike”, “Era e dashurisë”, “Shenjtorët e dashurisë” etj.,
- surplusi metaforial i zemrës, përmes poezive: “E gjallë në zemër”, “Flutura në zemrën
time”, “Lule zemre”, “Udhët e zemrave”, etj. Ka plot poezi që poeti ia “shkruan”vetes,
pra emrit të/prej yllit, jo në formën e lirikës “narciste”, siç tek poezia "Ylli dhe unë" por, është njëjtësimi me veten ose dysia mes tij (poetit dhe Ylli-t) dhe yllit si trup qiellor, që e frymëzon si harpa e Eloi-t. Nëse lundrojmë në oqeanin e madh poetiko-lirik, ka dhe dilema, dyshime, ëndërra të vrara, hamendësime, humbje, blatime, premtine, keqkuptime, paqëndrushmëri, mënvlfetësime etj...etj.
Por, ajo tema “mëkatare”, ajo që pulson ndër venat e çdo emigranti, nuk zhbëhet. Ajo tëhuazohet në çdo cm të lëkurës së trupit tënd. Emigranti mbetet kudo dhe kurdo i huaj. Gojëkyçur. Ëndrrathyer. I damkosur. I mërguar. Ai mbetet: një i huaj ndër të huaj/më i huaj në Shqipëri. Stili i veçantë, gjallon në çdo vëllim poetik, ku tharmi lasgushian “e mbështjell” shumë herë lirikën e Yllit. Përmes vargut: ra dhe ylli, ai, i fundit, a nuk është një sjellje lasgushiane? Sepse filozofia e natyrës e pasuron më shumë “gjuhën” e universit të yllsive planetare.
Sëfundmi: leximi i lirikave të Bledi Yllit, të gjallëron, të zgjon mijëra kujtime dhe të ndez mallin e një kohe të bukur dashurie rinore, por dhe të dashurisë për veten dhe njerinë në çdo kohë dhe në çdo dimension, ku njeriu herë ndihet i huaj herë vetëvetja, por shumë më shumë herë i humbur dhe i harruar nga rrokupuja e jetës së zhurshme globaliste.
Comentarios