Tema: Muret e absudit dhe paradoksit të njeriut modern, në poezinë e Suzana Malajt.
Nga Emi Krosi
Përmes poezisë duhet të përçojmë shumë mesazhe, që secili i lexon dhe i kupton në mënyra të ndryshme. Poezia nuk është thjesht një grumbull fjalësh, por arti i shpirtit, poetët që shkruajnë poezi duhet të kapërcejnë jo vetëm vetë atë, poezinë, por edhe modernitetin, sepse ose janë dy skaje të kundërta ose janë përjashtuese të njëra- tjetrës, se poezia vetë është e sëmurë , nga vetë konsumi i saj, nga kulti për paranë, nga jeta virtuale dhe nga vetë letërsia (Kosumi: 2016) se moderniteti nuk duhet kuptur si një shpërfytyrim, por si një ndërkallje vlerash, ku njeriu ndihet i vetmuar dhe pse gjithë teknologjia e ndërkomunikimit përmes internetit, është në shërbim të tij. Secili poet tejkalon vetveten, madje edhe vetë të keqen, që i sjell vetë njeriu, përmes poezisë “Muret” (Malaj:2021).
Nga muret e Trojës tek muret mentale është një histori e gjatë murimi ,
se frika ka sy të mëdhenj.
Ka mure me gurë të rëndë ,
mure me frëngji të vogla ku drita të hyjë e pakët.
Ka mure të bëra gjatë natës në shtatë ditë
me të shtatë kushtet e fatit,
që përgjaken kur shemben.
Ka mure që nuk mund të shemben
se dhe ujërat kanë mure ,
po syri kurrgjë nuk sheh!
Në të gjitha rastet e keqja hyri nga porta
se vetë i prishëm varret...
(“Muret”)
Poezia nuk është vetëm arti i të kuptuarit, por edhe një etyd shpirtëror, sa mohues aq edhe pohues, për të përmbushur përplotmërinë e saj se modelet poetike sipas mënyrës së konceptimit të realitetit brenda poetikës së receptimit, jo vetëm drejt një poezie përjetuese, ku format e shprehjes së modernes, çmontojnë lirizmin spontan të vetëdijes dhe pavedijes, si procedim të lëndës artistike, duke na sjellë një dikotomi mes gjuhës e realitetit përmes vargjeve:
nga muret e Trojës tek muret mentale është një histori e gjatë murimi ,/se frika ka sy të mëdhenj./Ka mure me gurë të rëndë ,/mure me frëngji të vogla ku drita të hyjë e pakët. Etiketimi i fjalës mur [katër herë], për poeten është një narrativë përsëritëse, të asaj që bota akoma nuk e ka rrëzuar: jo vetëm muri politik (muri i Berlinit) mes dy botëve, por edhe muret e miteve dhe vetvetes, muret që rrëzohen dhe përsëri lartohen…lartohen pafundësisht, si asgjësim i lirisë njerzore. Ato muret tona të vogla të përditësisë, muret e shpirtit, muret e mendësisë , muret e ankthit, muret e frikës që nuk mund t’i kapërcejmë duke ndërlidhur mitologjinë me modernitetin tonë. Qëllimi i përsëritjeve, nuk është vetëm sui generis, një konotacion stilistiko-letrar: ka mure të bëra gjatë natës në shtatë ditë/me të shtatë kushtet e fatit,që përgjaken kur shemben., përmes trasmentimit të ndërvetëdijes shqiptare me elemente mitologjiko-historike (ndërtimi dhe murimi i Rozafës) që përgjaken kur shemben, ashtu si muret e Trojës u shembën nga lufta për dashurinë, edhe muret e Rozafës shemben nga pabesia dhe mallkimi. Por simbolika e fshehur është femra. Helena dhe nusja e murosur, është një metanarrative si teknikë postmoderne që i nënshtrohet keqpërdorimit (Walker: 1996), se brenda një vepre arti është krejt normale, sidomos sot, kur arti shihet më shumë si kombinim sesa si krijim. Përsëri vargje: ka mure që nuk mund të shemben/se dhe ujërat kanë mure ,/po syri kurrgjë nuk sheh!/Në të gjitha rastet e keqja hyri nga porta/se vetë i prishëm varret...përmes cilësimit të tre metaforave: [muret/sytë/vekja] është një trinom absurd. Përmes syrit/ Irisit (agimi- Drita por edhe bebja e syrit) në shohim muret që na vendos errësira e shpirti tonë njerëzor, muret që kur duam t’i lartojmë na rrëzohen dhe kur duam t’i rrëzojmë na lartohen, dhe frika për të panjohurën tonë njerëzore, për të panjohurën tonë fundore, vdekjen, si e keqja që na shpëton nga dehumanizmi, shpërbërja dhe metamorfoza, mëkati (qëkur lindi vdekja nga Bibla kur Abeli vrau Kainin).
Poetia është në kërkim të njeriut, si një ngadhnjim mbi heshtjen, si brendësi ideore estetike, se ligjërimi nuk mund të heshtëzohet, kur magjia e metaforava që herë - herë ngjasojnë me kaosin, absurdin, ekzistencializmin përmes simbolit si figurë radikale (Brook-Rose: 1958). Njeriu nuk mund t’i ikë fatit të tij. Poezia është nënvedia jonë, Qenia dhe (përtej)Uni: i mbijetesës përballë murit të absurdit dhe kotësisë së jetës tonë, në emër të modernitetit dhe universializmit.
BIBLIOGRAFIA:
1. Brooke- Roze, Cristine. (1958): A grammar of Metaphor: London
2. Kosumi, Bajrami. (2016): Letërsia nga burgjet – (një kapitull më vete në letërsinë shqipe), “Toena”, Tiranë
3. Malaj, Suzana. (2021): Me trupin brenda trupit…njw fije pa mend, “Editrice Urso”, Itali.
4. Walker, Thomas. (1996): Postmodernism and the study of the future, Futures Research Quarterly
5. Wellke, Waren: (2007): Teoria e letërsisë, përkth: Abdurrahman Myftiu, “Onufri”, Tiranë.
Comments