Tema: Metafora e “dashurisë moderne” në lirikën e Donika Dabishevci-t
Nga Emi Krosi
Poezia femrore në Kosovë, përveçse me pena të mira dhe konkuruese, përfaqësohen edhe me tema interesante por edhe me përkufizimet, dallimet apo kritikat për shkrimin fëmror dhe atij mashkullor, nën dallimin e shkrimit gjinor, që nuk mund të jetë vetëm çëshje forme, që dhumë herë nga kritikët feministë botëror, janë emërtuar shumë herë si tekste margjinale (Cixous: 1975). Jo vetëm, si vepra profeministe, por edhe si vepra me vlera të vërteta, që nuk duhen vlerësuar, vetëm si zhvendosje të “dëshirave të shtypura” femërore, por edhe një konceptim ndryshe, jo si pozicion, por si model shkrimor. Diferenca mes fjalëve “femër” dhe “femërore”, nuk ka ndonjë argument letrar, metodik apo kritik, kur vetë koha e ka shkatërruar opozicionin e tradicionales “mashkullore ” dhe “femërore”. Ne vijmë nga një shoqëri, që kategoritë e logjikës dhe të konceptualitetit/racionalitetit të mos shihen si cilësi “mashkullore” por edhe vyrtyte të vlerave “femërore”, sepse dallimi mes poezisë moderne dhe veprave të artit postmodern, (Jenks: 1986) janë rrafshuar me kohë. Në këtë kuadër duhen trajtuar edhe poetia kosovare; Donika Dabishevci që zakonisht, poezia e saj i drejtohet njëkohësisht “një publiku pakicë elite”. Në librin e fundit të Dabishevci-t: “Kam me ardh si deka”, e përkthyer dhe botuar në italish nga Gëzim Hajdari, është një poezi sa moderne me nota individualiste, ku lirika dashurore tratohet në shtratin e konceptit modern të një realiteti universal, ( Dado: 2020), por në plan të parë, është individualizmi.
Nata m’i fali sytë e tu
hajnisht m’fali edhe
puthje n’gushë
magjishëm m’dha
yshtje prej udhtareje
thirrjet e shpirtit
pa tutë me i përmbushë
Ag e muzg, err e terr
shtigjeve t’lakueme
asni rrapllimë guri
s’jam tu e ni
asni kandërr
s’po m’varet themrash
as n’zhgjandërr
e as n’kllapi.
Krejt n’paqe jam,
plot me ty. (“Kam me ardh si deka”, f. 58)
Poezia “Plot me ty”(Dabishevci: 2015), ka një trajtesë mes raportit modern mbizotërues, mes jetës së përditshme, si niterpretim i marrëdhënieve njerëzore, nëpërmjet vargjeve: nata m’i fali sytë e tu/hajnisht m’fali edhe/puthje n’gushë/magjishëm m’dha/yshtje prej udhtareje. Nëpërmjet timbrit dhe larmive të efeketeve ritmike dhe shtresave zanore të gegnishtes së Kosovës, harmonizohet realizmi dhe simbolizmi, nëpërmjet karakterit të vetë poetes dhe figurave sendërtuese poetike. Në vargjet e mëposhtme: ag e muzg, err e terr/shtigjeve t’lakueme/asni rrapllimë guri/s’jam tu e ni/asni kandërr/s’po m’varet themrash/as n’zhgjandërr/e as n’kllapi, në këtë “parajsë” shpirtëror, i falet dashurisë sa fizike aq edhe shpirtërore, nëpërmjet antonime: ag e muzg dhe sinonimit: err e terr. Ai paqtim femëror nuk zhvishet as nga frymëmarrja e vetë dashurisë, kur në fund e myll me dyvargorin: krejt n’paqe jam,/plot me ty.
Imazhet e unit personal, nuk e ndalin poeten të mahnitet, të shpresojë, të besojë, të paqtohet jo vetëm me të gjitha format, fonemat, tingujt, që shpesh mbeten nën lëkurë, (Baçi: 2015), por edhe me kodet dhe funkionet gjuhësore si:
a) në kuptimin e përcaktuar nga poezia,
b) mbi obkjektivin drejt lexuesit nëpërmjet shenjave të fjalëve,
c) për domethënien dhe marrëdhënia tekstore,
d) për kuptimin dhe vetëdijen,
e) mbi konceptin dhe situatën,
f) si dhe referencat dhe realitetin, që vetë ekzistenca semiotike nuk është vetëm një
narrativë potencile, (Fointanille: 1989) e një gruaje, që lëviz jo vetëm brenda vetes dhe poezisë, por edhe brenda dashurisë, duke shkrirë horizontin e të shkuarës dhe të tashmes.
BIBLIOGRAFIA:
1. Baçi, Agim: (2015), E pashmangshmja fantastike e Dashurisë, “Mapo letare”, Tiranë.
2. Cixous, Helene; (1975), “Le Rire de la Meduze”, L’arc 61.
3. Dabishevci, Donika: (2015), Kam me ardh si deka, “Om”, Pritshtinë
4. Dado, Floresha: (2020), Postmodrenizmi, poetikë e “antirregullit”, “Kristalina-KH”, Tiranë,
5. Fontanille, Jasques: (1989), Les spaces subjectifs: introduction à la sémiotique de l’observateur, Hachette, Paris.
6. Jencks, Charles: (1968), What is Post-Modernism? London: Art and Design
Comments