Emi Krosi: Hija-dysia e siluetës femërore , në poezinë e Ilirjana Sulkuqi-t.
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Apr 16, 2024
- 3 min read

Tema: Hija-dysia e siluetës femërore , në poezinë e Ilirjana Sulkuqi-t.
Nga Emi Krosi
Për të kuptuar dhe lexuar si duhet një poezi të shkruar nga në femër, nuk mjaftojnë vetëm leximet e saj të mëparshme apo edhe edhe leximet e shumë shkrimeve femërore, që në kuptimin më të gjerë , përveçse përshtashmërisë kemi edhe trasformimin me natyrën femërore, që kulturalisht shkrimet feministe/femërore, përveçse diferencave gjinore (mashkull/femër) si modele letrare, ndërtohen mbi bazën e eksperiencës të tyre femërore, (Boumelha: 1982), jo vetëm si narrative femërore, por edhe si shumësi leximesh dhe interpertimesh poetike. Poezia “Unë me hijet e mia-siluetë perëndie”, (Sulkuqi: 2021), në trajtën e saj të dysisë (unë/hija) apo (Ilirjana/shemra) monologon me hijen, që nuk nënkupton atë lloj metafizikë tradicionale, që nënkupton përcaktueshmërinë dhe paqartësisë si shenjues konotativ të fjalëve unë/hija.
Unë me hijet e mia-siluetë perëndie.
(…një tango e pa kërcyer…/ Kurriz më kurriz /me njera – tjetrën,/me të njejtën Frymë, /jetojmë si dy shemra).
Monologun tim,përgjatë hapave të shetitjevenë orët e ditëse shoqërojnë,pa lejen time,Hijet e mia –të shkurtra, të gjata …sipas orës diellore pa eklipse.
Hijet e miama bëjnë monologun – dialogduke u grindurme pjesën e padukshmetë vetes sime, me apo pa shkak…
Hijet e mia –pa zhurmë,pa konture bukurie.Vetëm Siluetë grafikeprej Perëndie…
Unë dhe Hijet e mia –një tango e pa kërcyernë asnjë skenë të botës së rreme.Kurriz më kurriz me njera – tjetrën,me të njejtën Frymë,jetojmësi dy shemra.

Me të gjitha proceset që prodhojnë poezia dhe vetë të menduarit fillon të duket sikur kërkon jo vetëm mendim, por edhe vizualitetin se “mendimi lëviz”, (Ferber: 1985) brenda dhe jashtë literalizmit, në vargjet: monologun tim, përgjatë hapave të shetitjeve/në orët e ditës/e shoqërojnë,/pa lejen time,/Hijet e mia – /tëshkurtra, të gjata …/sipas orës diellore pa eklipse. Metafora e hijes, projekton një postmodrenizëm, mëpërtej përpjekjeve për të kuptuar, si një çështje të përvojës së dikujt (të petes ose lexuesit) dhe jo si qëllimin e dikujt, se interpretimi është çështje reagimi sesa kuptimi. Dysia vazhdon edhe në vargjet: hijet e mia/ma bëjnë monologun – dialog/duke u grinder/me pjesën e padukshme/të vetes sime, me apo pa shkak…. Jo një hije por disa (hije dhe dyshimet tona) që lëvitin fijet e një lloj "ekuilibri shpirtëror" midis së mirës dhe së keqes për një teoritë të njohje së vetes dhe "kontradiktat" e asaj pjesë të padukshme, asaj që ne e qujmë ose Djalli ose Ëgjëlli i fshehur njerzor, në dysinë tonë tërhiqet dhe zbrapset, duke ndërlidhur arsyen dhe energjinë, dashurinë dhe urrejtjen, si pjesë e nënvetëdijes të ekzistencës njerëzore apo të cogito-s shpirtërore, (Sartri: 2011). Njëjtësimi i unit poetik autorial me përsiatjet e metaforës emrorë: hijet e mia (shumës), imazhi i vetes i pasqyruar ne formën e hijes, si materie e padukshme (jashtë fizikes), ku femërorja është aq këmbëngulëse. Fjalët në poezi janë të lidhura me dukuritë shkakore jo thjesht një “letraritet” por trope të metaforës së pasqyrimit të vetes përtej vetvetes, (Bloom: 1975). Në vargjet: hijet e mia –pa zhurmë,/pa konture bukurie./Vetëm Siluetë grafike/prej Perëndie…/Unë dhe Hijet e mia –një tango e pa kërcyer/në asnjë skenë të botës së rreme, struktura aq e thellë e një dimensioni simbolik, ( Terziu: 2014) duke kërcyer me hijen [përsëritet katër herë]sidomos nën “petkun” e retiçencave, është si frymëmarrje/frymëdhënie në pauzat e vallëzimit me një të verbër tek filmi “Aromë gruaje”, (një lojë imazhi me kërcimin e Al Pacino-s), është edhe imazhi i Ilirjanës, (poetia luan me imazhet poetike). Asgjësimi i hijes është njëjtësuar me “asgjësimin e shpirtit” që bëhet burimi kryesor i patosit lirik në poezi, në vargjet: kurriz më kurriz me njera – tjetrën,/me të njejtën Frymë,/jetojmë/si dy shemra (FGJSH: 2006) [(kuptimi i fjalës: shém/ër,-ra emër i gjinisë femërore; numri shumës; -ra(t) 1. gruaja e dytë e një burri kundrejt gruas së parë që rron me të: janë shemra)]. Metoda dhe intuita zëvendëson qëllimin, duke ndjekur një teori ekspresioniste dhe konstruktive, nëpërmjet asgjësimit të vetë postmodernizmit që decentralizon autoritetin dhe përqafon pluralizmin, (Ashton: 2005), duke inkurajuar një pikë “panoptike” ose të shumëanshme të pamjes. Ajo e ushqen shpirti me ndiesi të reja, me larushi temash plot shqetësime jetësore, nëpërmjet temperamentit impulsiv, ka krijur një poetikë të sajën, sepse semantika e fjalëve ka tejshpuar (tej)përtej shigjetën e fatit, me nota platonike dhe përmasa universale, (blogspot: 2008). Lirizmi i theksuar, mirësia dhe dashuria multidimensionale, pasqyron subjektivitetin e mimesit (realitetit), që qartësojnë mesazhin e poetes ndaj lexuesit, jo vetëm duke drituar feminizmin e saj, por identitetin poetik unik të Ilirjana Sulkuqit.
BIBLIOGRAFIA:
1. Boumelha, Penny. (1982): Thomas Hrady and women: Sexual Ideology and Narrative from, Brighton.
2. Sulkuqi, Ilirjan. (2021): Gjithnjë zë i vendi tim, “M&B”, Tiranë
3. Ferber, Michael. (1985): The Social Vision of William Blake, Princeton: Princeton University Press.
4. Sartri, P. Jean. (2011): Qenia dhe hiçi, përkth: Rexhep Hida, “Fan Noli”, Tiranë.
5. Bloom, Harold. (1975): The Anxiety of Influence, New York.
6. Terziu, Fatmir. (2010): Kritika ndryshe , (Vëzhgim në brendësi të prozës e poezisë shqiptare, pj. II), “Lulu”, New York. http://fatmirt.blogspot.com/2014/02/struktura-simboliste-me-e-perparuar-ne.html
7. Ashton, Jenifer: (2005): From modernism to Postmodernism, Cambridge University Press.
9. Fjalor i Gjuhës Shqipe. (2006): Akademi e Shkenceva Shqiptare (ASHSH), Tiranë.
Comments