Tema: Dekodimi i natës, si metaforë moderne, në poezinë e Gentiana Kone-s
Nga Emi Krosi
Përqafuarnë k’të masë të butë errësine,i qeti syu ytshpërndan një dritë të ngrohtë qiriri.Në flakën e tij, portreti yt luhatet,teksa liane gishtashtë ngrohtën cipën time prekin.Okra e të purpurta rrëshkasin lehtë mbi mollzae të tuat buzë zhytenaty ku drita nuk mund të thyhet më.Sa shumë qënie ndërthuren tek ty i dashtune mbi çdo njërën të mushtat puthjeve,me buzëttek kërkoj një krehje të përkohshmenë flok’t e tua shpurpurisur mbi jastëk.
(“Xhixhë nate”).
Leximi dhe procesi i vlerësimit të veçanësisë (në letërsi/prozë,poezi), ka metoda të ndryshme, për të arritur (tek thelbi i një analize, diskutimi, eseje, studimi etj.), por mundësia e një qasjeje me “analiza sistematike” duke zbuluar “mekanizmat e brendshme” qoftë edhe të një poezie, na duhet të lexojmë dhe (ri)lexojmë “sistematikisht, për të kuptuar mekanizmin e brendshëm”, sipas (Claudio Giunta-nit), për një rikonceptim të një lloji tjetër, ku esencialja e një poetike ndodhet mes krijuesit (autorit) dhe krijesës, (vepra/poezi, prozë etj.), nëse mund të themi se krijimi ex nihilo (prej asgjësë), lidhet me transhendencën letraro-fetare (hebreje -kristiane), se vetëkopetenca e autorësisë (autorit/es), mund të rigjenerojë apo të dekodojë kode dhe mite të reja, fundja edhe njeriu është komponent i (ri)krijimit poetiko-letrar ku kemi këto komponentë:
a) komponentë jo vetëm si instancë unike,
b) komponentë nga natyra si (ri)krijim i vetvetes,
c) komponentë që ndërthuren me (ndër)kuptime heterogjene.
Kuptimi subjektiv i ndërgjegjes sonë, sipas studiusit (Ardian Ndreca) “ është raporti mes arsyes dhe shumësisë së gjanave”, në vargjet: përqafuar/në k’të masë të butë errësine,/i qeti syu yt, nëpërmjet vetëm një (xixe drite), nata e shpirtit të poetes së butë, rediminsionohet në kërkim të dritës, se dimensionet me shpirtëroren shpalojnë mistikën e hapsirës, tokësores, tek prek masën e butë të errësirës, një metaforë fantazmagorike, që e shpërbën atë masë, përtej mëtimit metaforik, madje deri në metonimi, se për (Albert Vataj-n), “nata, përndrit në subkoshiencën e poetes, si një teatër, ku luajnë imazhet dhe ndjesitë, me një harmoni perfektë”, teksa drita e njohjes dhe mirësisë, shpërndan një dritë të ngrohtë qiriri./Në flakën e tij, portreti yt luhatet, se drita që ndriçon jo vetëm “amanetin” e poetes, por edhe palimpsesti që krijon shtresëzimi dikotomik [flakë/dritë], duke krijuar një lloj thyerje poetike, nëpërmjet katakrezës, në togfjalëshin: masë të butë errësine për (Middleton J. Murrey-in) “e lidhur në mënyrë specifike me perceptim ndjesor” i është kushtuar një vëmendje anës emocinale të figurës, duke i dhënë forcë dhe gjallëri figurës , sesa aftësia e saj për të qenë fakt i vetëdijes vetëpërfaqësuese të figurave të kuptimit dhe tropeve të fjalës. Vargjet: teksa liane gishtash/të ngrohtën cipën time prekin./Okra e të purpurta rrëshkasin lehtë mbi mollza/e të tuat buzë zhyten/aty ku drita nuk mund të thyhet më, tejpërtej murit të rrezeve, hepohet deri në honet e thella të njohjes së vetvetes, duke kërkuar fëmijërinë, kujtimet, dashurinë. Sërishmi zhytet brenda Unit të Vetes dhe Mbivetes, në kërkim tropeve [dritë/errësirë], ku njeriu gjithëherë kërkon të njohë vetveten. Fjalët-kyçe ose kryçelësat, në kërkim të panjohurës, (frika është ndalesë nga dashuria), se një fije drite ndriçon udhën drejt shtratit të puthjeve, është kërkimi i të “vërtetës filozofike”, nëpërmjet imazheve poetike. Imazhi ka aftësinë e transfigurimit të errësirës në dritë, duke mundësuar zbulimin e anës së mrekullueshme të reales, se “imazhi vezullon”, përjetimet vetjake, ndjeshmëria e hollë dhe leximet e shumta janë një burim i pashtershëm imazhesh, sipas (David Hume-s) “njohja e njeriut është shumë më e rëndësishme”, edhe si qëllim e relativizmit të vërtetave, por si një mjet i arsyes përmes të cilës njeriu i shtyn limitet e tij njohëse në raport me veten dhe botën, ku abstraktja dhe konkretja, irealja dhe realja, imazhi dhe simboli, sintetizojnë emblema jetësore mbresëlënëse, kësisoj, nuk funksionojnë si gjetje të kulluara; as arbitrare, as rastësore, as të kushtëzuara nga rrethanat, që dallohen qartas prej përftimit të imazheve surrealiste , që ndërkallen me imazhet reale, kur njohja vjen vetiu nga Uni Poetik; shumë qënie ndërthuren tek ty i dashtun/e mbi çdo njërën të mushtat puthjeve,/me buzët/tek kërkoj një krehje të përkohshme/në flok’t e tua shpurpurisur mbi jastëk. Duke iu referuar “metodës së fenomenologjisë” , të (Roman Ingarden-it), metoda që “qartëson” shtresëzimet e një vepre letrare (në rastin tonë të poezisë), që janë të lidhura dhe të ndërvarura organikisht, tek poezia : “Xhixhë nate”:
Përqafuarnë k’të masë të butë errësine, i qeti syu ytshpërndan një dritë të ngrohtë qiriri.Në flakën e tij, portreti yt luhatet,teksa liane gishtashtë ngrohtën cipën time prekin.Okra e të purpurta rrëshkasin lehtë mbi mollzae të tuat buzë zhytenaty ku drita nuk mund të thyhet më.Sa shumë qënie ndërthuren tek ty i dashtune mbi çdo njërën të mushtat puthjeve,me buzëttek kërkoj një krehje të përkohshmenë flok’t e tua shpurpurisur mbi jastëk.
Në këtë poezi dallojmë tri shtresa:
- shtresa e parë: ajo e tingujve dhe fjalëve, (informacioni fonetik): na jep informacion për
ndërkëmbimin e shtresës së zanoneve [a/ë, o/u] dhe shtresa e bashkëtingëlloreve [p/q, f/k] apo edhe bashkëtingëlloret dyshe tipike të shqipes si: [rr/sh/zh].
- shtresa e dytë: njësitë kuptimore, [dritë/flakë/mgrohtë/dashtun etj], tingujt e fjalës, në
formë demostruese të (S/Z) së Barthe-s, në kumtin e fjalës dëshmojnë një lloj ndërlidhjeje rimore [v1/v3, v. 6/v.8, v.9/v.11 ] bashkë me fjalët [gishtash/mollza/zhyten/dashtun]. Ajo që bie në sy, rimat fundore përqasen në bazë të aconancave[gishta/mollza] dhe konsonancave [zhyten/dashtun].
- shtresa e tretë: bota e tekstit, është një kuantet zanor (me vargje të lira), ku shprehet
gjendja shpirtërore, momenti, koha, vendi, që lidhen me fjalët: [përqafuar/dritë/flakë/ngrohtë/
dashtun/buzë/flokë]. Gjithë ky informacion poetiko-letrar, mund të kuptohet si një pafundësi mënyrash , duke u shëndërruar në një objekt estetik apo një “harmoni polifonike e vlerave estetike”, mundëson interpretimin e tekstit tek lexuesi, nëpërmjet modelit shtresor, sipas studiuesit francez (Jacque Derrida-s)“ se teoritë strukturaliste narratologjike deklamohen si njëzëshmëri”, se pranëvendosja e një marrëdhënie specifike mes veçorive stilistike dhe efekteve kuptimore, nuk është e pamundur, ku mjetet shprehëse ndahen sipas lidhjes dhe stilit:
- lidhja sipas marrëdhënies së fjalës me objektin, (stilet kanë formë konceptuale,
emocionale, përshkuese, qetësuese, kërkuese etj.)
- lidhja sipas parimit të marrëdhënies mes fjalëve, (muzikaliteti dhe toni i poezisë).
- lidhja sipas marrëdhënies së fjalëve me gjithë sistemin e gjuhës, (stili i të shkuarit të
individualizuar),
- lidhja sipas marrëdhënies së fjalës me autorin, (objekti dhe subjekti).
BIBLIOGRAFIA:
1. Albert Vataj, (2019), Poezia e Gentiana Kone, vjershërimi që u pëshpërin në vesh erërave dhe ysht ëndjet, www: albertvataj.com/2019/01/05. https://albertvataj.com/2019/01/05/poezia-e-gentiana-kone-vjersherimi-qe-u-peshperin-ne-vesh-ererave-dhe-ysht-endjet/
2. Derrida, Jacques: (1978), Writing and Differenece, London (tr. from L’Ecriture et la difference, Paris.
3. Guinta, Claudio: (2020), Metonimi ndërkombëtare, revista, “Palimpsest”, Tiranë. https://palimpsest.al/2020/04/metoni mi-nderkombetare/
4. Hume, David. (1888): A Treatise of Human Nature. Oxford: Clarendon Press.
5. Ingarden, Roman: (1973), The Cognition of the Literary work of arts, Evanston, III
6. Murry, J.Middleton. (1931): “Metaphor”, Contries of dhe Mind, second series, London.
7. Ndreca, Ardian: (2019) , Miti dhe simboli: ndriçues të ndërgjegjes sonë, “Palimpsest”, Tiranë. https://palimpsest.al/2019/07/miti-dhe-simboli-ndricues-te-ndergjegjes-sone-ardian-ndreca/
Comments