top of page

Dy shkrime...


Emër i njohur

Astrit Lulushi


Më duhej të kërkoja James Clerk Maxwell, pasi "shkencëtari më i madh në historinë njerëzore" ishte i panjohur për mua. Qesharake se si ai nuk përfshihet kur përmenden emrat Galileo, Njuton, Ajnshtajni, dhe të tjerë.

Maxwell ishte matematikan dhe fizikan, jo biolog. Por ai shkroi kritikën e tij ndaj teorisë së Darvinit 150 vjet më parë në 1873. Kjo ishte vetëm 14 vjet pasi Charles Darwin botoi "Për origjinën e specieve", në një kohë kur shumë shkencëtarë vinin në dyshim teorinë e tij. Kjo, meqë ra fjala, është sjellje e përshtatshme për shkencëtarët, për të vënë në pikëpyetje idetë e reja në shkencë për të parë nëse ato mund t’i qëndrojnë kohës. Maxwell vdiq vetëm gjashtë vjet më vonë, në 1879, kështu që nuk jetoi për të parë pranimin e teorisë shkencore të evolucionit si themelin e biologjisë moderne.

Sot, vetëm kreacionistët e projektimit inteligjent besojnë se evolucioni është i rremë. Ata e marrin informacionin e tyre shkencor nga faqet e internetit të praktikuesve kreacionistë të apologjetikës.

Pa dyshim që Maxwell ishte një fizikant i shkëlqyer. Zakonisht emri "më i madhi në historinë njerëzore", të paktën është i njohur për njerëzit që nuk janë specialistë në këtë fushë.

Shumica që nuk janë shkencëtarë, por njohin emra të tillë si Galileo, Njuton dhe Ajnshtajni, kurrë nuk kanë dëgjuar për Maxwell.

James Clerk Maxwell (1831 - 1879) ishte fizikant skocez me interesa të gjera dhe shkencëtar përgjegjës për teorinë klasike të rrezatimit elektromagnetik, e cila ishte teoria e parë që përshkroi elektricitetin, magnetizmin dhe dritën. si manifestime të ndryshme të së njëjtës dukuri. Ekuacionet e Maksuellit për elektromagnetizmin janë quajtur "bashkimi i dytë i madh në fizikë" ku i pari ishte realizuar nga Isak Njutoni.

Ai shpiku edhe pasqyrimin e imazheve me ngjyra që krijon sot aparati fotografik.

Ajnshtajni e përshkroi ndryshimin në konceptimin e realitetit në fizikë që rezultoi nga puna e Maxwell si “më i thelli dhe më frytdhënësi që fizika ka përjetuar që nga koha e Njutonit”.

Përveç teorisë së tij elektromagnetike, Maxwell dha një kontribut të madh në fusha të tjera të fizikës. Ai demonstroi mjeshtërinë e fizikës klasike duke shkruar një ese mbi unazat e Saturnit, në të cilën arriti në përfundimin se unazat duhet të përbëhen nga masa të materies jo koherente reciproke – një përfundim që u vërtetua më shumë se 100 vjet më vonë nga sonda e parë hapësinore Voyager që arriti në Saturn.


Mjekër

Astrit Lulushi

Në kohërat e shkuara njerëzit kryesisht mbanin mjekër e mustaqe - jo për modë. Jeta ishte brutalisht e shkurtër. Jo vetëm natyra ishte e egër. Me luftra, mosha mesatare ishte jo më shumë se 30 vjeç. Për t’u dukur të vjetër, njerezit mbanin mjekër, për të treguar se rronin gjatë.

Kohët kanë ndryshuar sot bë, dhe simboli i vërtetë i mjekrës dhe flokëve te gjatë është harruar. Ato përdoren, jo rrallë, si mjet rebelimi ndaj autoritetit. Ka raste kur vetë autoriteti përdor mjekër; dhe ky është falsiteti më i madh, ose mungesë e njohjes së kulturës së traditës. Kur njeriu ka njohuri, atij i jepet një punë sipas dijeve. Por kur ka dije dhe kulturë caktohet të udhëheqë. Në disa vende udhëheqja është biznes i frytshëm - jo për populin, as për shtetin - por për pushtetarin. Qëllimi është zhvatja. Në fasadë pikturon “kundërshtarët” dhe veten e fut në mes duke prerë e vrarë me shpatë. Mozaik pa vlerë. Si gjërat e tjera që paraqiten bukur e reklamohen.

Një frymë e rëndë ka hyre mes tyre. Njerëzit janë bërë të djallëzuar me mikun, njeriun e vet dhe armikun. Çdo familje jeton kryesisht mirē me standartet perëndimore. Kur shkon pas shumë kohësh për vizitë, tregojnë kuriozitet sesa mall. Kur i pyet për jetën që bëjnë thonë “keq, nuk më del". Derën e shtëpisë nuk e hapin. As nuk të ftojnë. Baret, restorantet e pijetoret janë “shtëpia e mikut”. Edhe kur marrin rrugën e shkojnë në vend të huaj, thonë - “Kisha disa dhurata, por më humbi valixhja”.

Gjërat (gjendja, zakonet, mendja, morali njeriu) kanë ndryshuar, jo për mirë, rrugën së prapthi kanē marrë. Tradita po bëhet si mjekra.



16 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page