Të kërkonin, e askush nuk të mori
Mendonin, vallë cili eshtë dashnori,
Foto e video shikonin në rërën ulur buzë detit
E mbanin mend se ishte zonja shtrigë muza e poetit...
Dallga ziliqare i afrohej shpesh
Hiret e saj i lagte si me inat
Nganjëherë çmendej dallga
E ngrinte lart e përflakte
Mbi gjoks i binte kjo është muza thonin ato dallgë,
Frymëzim piktori, poete e dalldisur i thoshte një algë.
Fëshfërima, dashnore e imja i foli deti me valë
Po, po dashnori yt jam unë iu përgjigj ai me mall,
Dallgët më të nxehta rreth teje t'i afroj
Edhe inspirimin për cdo romancë ketu e gjen moj.
Pa merre një gotë verë flokëlagura poete,
Të gjithë e kërkonin askush nuk e mori për vete,
Dashnori i vetëm i saj është vetë deti.
Në valët e tij u mishërua kjo zemër femre adoleshente.
Comments