ELEZ BIBERAJ EMËROHET DREJTOR I PËRGJITHËSHËM I ZËRIT TË AMERIKËS


Dr Elez Biberaj

Nga Frank Shkreli

Disa ditë më parë, Drejtorja e Zërit të Amerikës, Amanda Bennett dhe zëvendësja e saj kryesore, Sandra Sugawara, dhanë dorëheqjen duke thënë se, Michael Pack, shefi ekzekutiv i sapo miratuar i Agjensisë Amerikane për Median Globale (USAGM), që mbikqyr ndër të tjera edhe Zërin e Amerikës, gëzon të drejtën t'i zëvendësojë ato me ekipin e zgjedhur prej tij.

Sot, ditën e martë, Z. Michael Pack bëri pikërisht këtë, duke njoftuar zyrtarisht emërat e zyrtarëve të lartë që do të zevëndësojnë shefat e mëparshëm të 5 enteve të transmetimeve civile ndërkombëtare amerikane, përfshirë edhe atë të Zërit të Amerikës. Me kënaqësinë më të madhe mësova se njëri prej këtyre zevën