top of page

ELEGJI PËR NËNËN


Nga Albert HABAZAJ

 

ELEGJI PËR NËNËN

 

Bebesë, Shenjtores sonë, sedërtares së shtrenjtë:

                                      

 

Dy vjet pa ty, Nënë

Lotin derdh në këngë.

Qaj pa lot përbrenda

Sa më dridhet zemra...

 

Unë në Tërbaç përsëri do të shkoj

Po kush do të më presë me krahë hapur,

“Erdhe, a të keqen!”, kush do të më thotë,

Iku trimëresha me stuhi brengash matur …

 

Pushon tani në krah të burrit e djalit,

O Nënë, as mali me borë s’ duron sa ti,

Si vallë i sfidove shqiponjat e malit, 

O nënë, o mall, lot i patharë, dhembshuri ...

 

13 vjet e prite këtë ditë

Atje ke gjetur qetësinë, o Bebè!

Ta ndjej aromën e ngrohtë me dritë,

Ta shoh imazhin ëmbëlor hënës mbi rè …

 

Përse e bëre këtë sakrificë sublime,

Le ushqimin, ilaçet me bindje i le,

O zhgabonjë e Tranajoit sa fluturime

Ëndrra dhe dëshira të tuat kemi ne.

 

Nuk të qaj vitet, po vuajtjet që s’thuhen,

S’ doje të na lëndoje e lotët ke ndrydhur,

Që sot e tutje, nga ti erërat druhen,

Dhemb unë tek gjej portën e shtëpisë mbyllur…

 

Ai që nënën ka humbur

Më kupton, loton si unë,

Nuk e bën, jo për t’u dukur,

Lot i dhimbjes mbush një lumë…

 

O Bebè, moj xhanè,

Ç’mal mbi supe që më le…

 

Tërbaç, e mërkurë, 09.02.2022 - Vlorë, e mërkurë, 07.02.2024




17 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page