
-nderim 26 vjeçarit të përjetshëm Alban Odise Çaçi-
Nga Albert Habazaj
1
Nga 23 qershori nëndëqind e tetëdhjetë e një,
akoma pa kapluar mijëvjeçari i parë,
një zambak i bukur që shok s’kishte më
lulëzonte çdo fillim vere aq hijshëm e krenar.
2
E bukur, e hijshëm e krenar dinjitoz
lulëzoi Albani njëzetegjashtë herë beharisht,
kur pamëshirshëm i turret fati kapriçoz
e godet Odisenë në dritë të syrit barbarisht.
3
O njerëz të mirë, ç’dreq Shën Mëri është Shën Mëria?
Kur Albani i Himarës vdiq me Shën Mërinë në xhep,
atë ditë nuk ndezi si zakonisht dhjetë qirinjë,
ndezi 11, ndoshta dhe për Albanin vetë.
4
O të mirët e mi, çfarë t’ju them më tepër?
Pse na qëllon fati me rrufe pa pushim?
Më thoni si Albani kush qe meteor tjetër
që u çel me ndriçim e iku si vegim.
5
Një çerek shekulli frymë edhe kulturë
bëri në këtë jetë Albani i Odisesë.
Një lastar i gjelbër sa Albani nuk vjen kurrë,
Albani mbetet ikonë e trëndafilit me vesë.
6
O mirësi, ku e ke origjinën tënde,
më thuaj të lutem, të lutem si Krishtit,
Alban Odise Çaçi është refren i freskët kënge,
pse u soll halldupçe me të djepi i hiçit?!
Vlorë, 23.09.2008
ALBERT REXHEP HABAZAJ
Shënim:
Kjo elegji është thurur me lot e kurajë nga shoku e miku im Albert Abazi [Habazaj], me banim në Vlorë e me origjinë nga Tërbaçi i madh i Labërisë trime, kushtuar djalit tonë Alban Çaçi. Origjinali ndodhet në arkivin e familjes Odise Çaçi me shkrim dore.
Mirënjohje, Odise ÇAÇI
Comentários