top of page

Elegji kushtuar Lefter Çipës


Odise Çaçi

Lamtumire miku im i mire Lefter Çipa!



Elegji kushtuar Lefter Çipës “Nderi i Kombit” nga Odise Çaçi

18.02.2021


Mbi majat e Akrokeraunës Mbuluar me borë të bardhë Qëndron shpirti i Lefter Pilurjotit Ai që valviti Flamurin Kuq e Zi Atë flamur që shekujt e mbartën Valvite flamurin e stamposur me gjak Himara, Himara, Himara. Lefter Çipa sot ndahet shpirtërisht Por Ai prap do jetë mes nesh… Herë si Delfin e herë si Dragua I lidhur fort me këtë truall-Kaoni. Lefter Shqiptari i lidhur si shkëmbi Me Bregun e Jonit e Labërinë I lidhur si Anteu me tokën Në det , në mal e tufane Polifonia e tij do fëshfërijë Si era, që përkund trëndelinën në maj Dhe përrenjtë e Himarës e Labërisë Do marrin me vete oshtimen e Këngës Dhe dallgët e detit Jonian me iso Do percjellin këngët e Lefter Çipës. Shpirti ngjitet mbi retë kaltëroshe Si shqiponjë do fluturosh Mbi truallin Arbëror Duke kënduar këngën tuaj: “Merr një grusht shtrëngoje fort Pika gjaku do kullojë Luftën e madhe tregon” Dhe mes qiellit kaltërosh Mes valëve të detit Mes brigjeve të Jonit Aty ku Himara Jonë Ngriti Lavdinë e Kaonisë. Aty do ngjizet dhe shpirti I Lefter Çipës himarioti.


19 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page