top of page

Elda Vela: Gjirokastra në një gravurë të vitit 1850.

  • Jun 11
  • 1 min read

Një gravurë e rrallë e qytetit të Gjirokastrës, e realizuar rreth vitit 1850 dhe e blerë së fundmi në një ankand në Angli, sjell para syve një pamje të çmuar të së kaluarës së këtij qyteti të jashtëzakonshëm. Kjo vepër artistike nuk është vetëm një dëshmi vizuale e arkitekturës dhe jetës urbane të shekullit XIX, por edhe një urë që lidh brezat me historinë e një prej qyteteve më të veçanta shqiptare.

E njohur si “Qyteti i Gurtë”, Gjirokastra ka ruajtur ndër shekuj identitetin e saj të veçantë, me shtëpitë karakteristike prej guri, rrugicat e pjerrëta dhe kalanë madhështore që ngrihet mbi qytet. Gravura e vitit 1850 paraqet një Gjirokastër të qetë, krenare dhe autentike, shumë përpara ndryshimeve që solli modernizimi i mëvonshëm.

Kjo gravurë merr një vlerë edhe më të madhe për faktin se së shpejti do të shërbejë si fotokopertinë e një libri botim i Mediaprint.

Përmes saj, lexuesit do të kenë mundësinë të përjetojnë një fragment të historisë së qytetit që në kontaktin e parë me librin.

Megjithatë, shpesh thuhet se ky qytet i lashtë, i mbushur me histori, legjenda dhe kujtime, ende pret këngën e madhe të dashurisë .

Gravura e vitit 1850 nuk është thjesht një imazh i vjetër ajo është një dokument historik, një kujtesë e gjallë dhe një thesar kulturor që rikthen në vëmendje madhështinë e Gjirokastrës, qytetit që vazhdon të ruajë shpirtin e tij mes gurëve dhe historisë por që në folkflorin e saj nuk ka këngë dashurie.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page