Kledis Rexho, violinisti elbasanas që ka kapur majën Ejfel, por që nuk harron vendlindjen
Nga Daman Sinani
Kledis Rexho ka lindur në Elbasan nga një familje mësuesish. Babai profesor matematike dhe mamaja profesore bio-kimije. Ishte mamaja e Kledisit që dikur kishte mbaruar shkollën artistike të mesme Onufri si soprano lirike shumë e talentuar, që insistoi që Kledisi të futej në rrugën e muzikës. Në moshen 7 vjecare Kledisi fillon violinen dhe megjithëse fillimet ishin shumë premtuese, në moshen 13 vjecare atij i duhej të vendoste nëse do te vazhdonte apo jo violinen. Ngarjet e njohura të vitit 1997 që nuk lejonin rritjen e muzikanteve te rinj ne nje mjedis artistik dhe kulturor të shendetshem, por edhe një mësimdhenie e violines e bazuar në shkollen e rreptë Ruse, nuk ishin motivuese per muzikantin e ri.
Ç'do gjë do te ndryshonte me rikthimin ne Elbasan te Profesorit të Violines Astrit Goxhaj, i cili arriti ta motivonte Kledisin per te vazhduar dhe per te filluar në një farë menyre cdo gje nga fillimi.
"Çelsat" që ky profesor perdori ishin durimi, komunikimi dhe sensibilizimi. Dhe funksionoi. Violinisti i ri Elbasanas që po mendonte te vazhdonte apo jo violinen beri zgjedhjen e tij. Nga klasa e Kledisit kishin filluar violinen në klasë të parë rreth 20 femije. Ne fund, në dipllomen e matures kishin mbetur Kledisi dhe nje vajze tjeter shume e talentuar e cila vazhdoi studimet ne France. Mbas studimeve në shkollën "Onufri", violinisti Elbasanas Kledis Rexho, fillon Universitetitin e Arteve, ku takimi me nje tjeter profesor motivues, Bujar Sykja, bëri që të mbaronte studimet e larta me rezultate të shkelqyera 9.8/10 per te katerta vitet bashkë dhe per te gjitha lendet se bashku.
Kledisi i kujton me buzeqeshje keto vite dhe sidomos punen e madhe të bere jo vetem ne violine por dhe ne lendet e tjera. Shoket e tij të Akademisë e dinin që mund ta gjenin ne klase duke studjuar nga ora 5e30 e mengjesit deri ne oren 11e30 te mbremjes.
Në një klase ku disa nga xhamat e dritareve ishin te thyera si pasoje e shperthimit famekeq të Gerdecit.. Kledisi sigurisht e ndjeu valen e shperthimit ( si e gjithe Tirana). Ai ishte duke studjuar Mozart ... Dhe shperthimi qe tronditi emocionalisht dhe fizikisht të gjithe Shqiperine, nuk e ndaloi te bente muzike. Ju kujtua nje fjale që i kishte thene profesor Astriti i Elbasanit "edhe bombat te bien, mos ndalo se studjuari"...
Qellimi i Kledisit ishte te vazhdonte studimet jashte Shqiperise, por duke ditur qe kishte kaluar nje rrugetim te denje ne Universitetin e Arteve kishte dhe deshiren qe ti propozohej dicka nga vendi i tij.. me pas te mund të vendoste ai vetë.
Ky propozim nuk i erdhi, ashtu si shume dipllomanteve te tjerë ekselentë, të cilët thjesht mbaruan studimet e larta..dhe kaq. Në muajin e fundit te studimeve në vitin 2008, Kledisi fiton nje audicion per te punuar ne orkestren filarmonike te Sarajeves. Një orkester e financuar nga bashkimi Europjan, dhe në ate kohe me nje pagesë shume te mire. Por Kledis Rexho preferon Europen dhe keshtu ben.
Ne 2008 fillon studimet perseri ne Francë, pa ditur asnjë fjale Frengjisht. Mbas fillimeve te veshtira por te bukura njehkohesisht, dhe mbas disa viteve duke marre mesimdhenien e disa prej muzikanteve me te mire francez, Kledisin e shohim të luaje me Orkestra si ajo e Radio Frances, Orkestra Filarmonike e Monakos, Ansamblin Matheus me te cilin udheton nga Neë York deri ne Moske duke kaluar nga sallat e Wien-es dhe të Salzbourg..
Luan jo vetem muzike klasike por prej rreth dy vitesh luajti me ansambel Barok, si "Orkestra Mbreterore e Versajes". Jep mësim per tre vite në një konservator duke bere që nxenes te tij të merrnin cmime nderkombetare. Vazhdimesia e tij artistike shkon më tej, duke luajtur me Orkestren filarmonike te Luxembourgut, dhe orkestren e dhomes se Luxembourg-ut, me koncerte ne Luxembourg, Budapest, Kore te Jugut, etj..
Megjithëse rruga e artit eshte e njejte me ate te nje sportisti dhe energjite e tij, Kledisi mund ti perqendronte vetëm ne vazhdimesine e tij në Europë, ku në një mjedis shumë kompetitiv "brrylat" nuk mungojnë" as aty. Syte, mendja dhe zemra e tij nuk mund te harronin Shqiperine.
Në fillim se bashku me dy profesoret e tij të vjeter inicjon nje memorandum bashkepunimi ndermjet Univesitetit të Arteve dhe Konservatorit Superior të Muzikes dhe te Dansit të Parisit. Memorandum qe per nje arsye apo nje tjeter, fatkeqesisht nuk funksionoi. Por kjo gjë nuk e demoralizon violinistin Elbasanas. Lind keshtu "Life and Music Concept" nje projekt i krijuar dhe i drejtuar krejtësisht nga Kledis Rexho.
Po çfarë eshte « Life and Music Concept » ?
Ky projekt mban ne vetvehte esencen dhe te gjithe ingredientet qe i duhen si percjelles, muzikes per te derguar mesazhet e saj në shoqeri. Ky projekt eshte social sepse me anë të koncerteve per femijet me aftesi ndryshe në Laprake, me anë koncerteve tek shtepia e te moshuarve tek Ali Demi në Tirane, apo tek qendra komunitare Shkoze, jep shembullin dhe mesazhin qe muzika i mbledh bashke njerezit dhe krijon lidhje sociale shume te domosdoshme per to.
Shperndan sensibilizim në shoqeri që c’do shtrese e saj mos harrohet dhe te mos lihet mënjane. Jep nje shtyse dhe shembull komunitetit te artisteve per te qenë më prezent kudo në shoqeri sepse ato luajn nje rol te rendesishem per nje jetë me te mire dhe të shendetshme.
« Life and Music Concept » eshte gjithashtu shperndarje dijesh, per muzikantet e rinj student më të motivuar, duke i ofruar atyre master klasa individual dhe orkestral gjate aktiviteteve. Per muzikantet me te motivuar te cilet perzgjidhen nga projekti, master klasat vazhdojne online gjate gjithe vitit. Dhe kjo, çdo gje pa pagesë nga ana e studenteve.
Kledis Rexho mendon se "megjithëse muzika është nje profesion dhe si c’do profesion, sherbimi qe jepet duhet te marri perfitimin financjar te merituar, kjo gje nuk na pengon ne muzikanteve që të japim dicka nga vetja atehere kur mundemi."
Sigurisht që shumë muzikante dhe artiste e japin nje ose shume here nje kontribut vullnetar gjate jetes së tyre. Por duke qenë të kordinuar ne nje projekt, atehere ndihma per femijet student muzikant do te vij me e madhe dhe më efikase. Bashkimi ben fuqine dhe solidaritetiti ndermjet komunitetit te artisteve kthehet ne nje institucion me ane te "Life and Music Concept".
Dhe si perfundim « Life and Music Concept » jep koncerte me orkestren e krijuar nga Kledis Rexho. Nje orkester që kledis Rexho ka enderr qe ti japi nje jehonë nderkombetare shume shpejt. "Skemi akoma nje orkester te tille fatkeqesisht" thotë Kledis Rexho.
Por per keto synime, duhet qe orkestra te kete sa me shume mbeshtetes pasi per te mbledhur nje orkester me muzikant profesionist Shqiptar dhe te huaj, duhen fonde pasi muzika klasike eshte nje profesion po aq sa eshte te te qenurit futbollist, mullixhi apo politikan. Kjo gje nuk e ndali krijuesin e kesaj orkestre qe te kalonte netë pa gjume duke lene violinen dhe punen e tij ne Europe per te derguar me qindra mesazhe per te gjetur mbeshtetes dhe sponsor per kete projekt. Disa prej tyre ju pergjigjen me shume deshire pasi e kuptuan kontributin qe jep ky projekt. Orkestra dhe projekti tashme kanë miqtë e tyre te parë. Zonjen Nevila Dudaj e cila eshte presidente nderi e projektit per Shqiperine. U pergjigjen prezent ne kete rrugetim per aktivitetet e para qe « Life and Music Concept Orchestra » dha në Shqiperi, institucione private dhe publike si « Elite Travel Group », « Abi Bank », Bashkia e Tiranes, « Projekti Bashkite per integrimin ne Europe », Hotel Adriatik Durres etj..
Do te mund te vazhdoj ky projekt per aktivitete te tjera ne Shqiperi ? Do marri nje jehone nderkombetare kjo Orkester ? Do te mund te ndihmohen femije muzikant student te tjere ne rrugetimin e tyre te veshtire artistik ? Do vazhdojë sezoni koncertal i « Life and Music Concept Orchestra » orkestres se pare nderkombetare ne Shqiperi? Kjo gje varet vetem nga mbeshtetja dhe vemendja qe do i jepet ketij projekti per aktivitetet e ardhshme.
Kjo gje varet nga ne te gjithe. Nese duam te mbeshtesim projekte kulturore serioze, qe kane efekt edukues per brezat e ardhshem apo jo ? Apo do ti lejm rruge te lire muzikes komerciale ku fatkeqesisht shume shpesh shembujt jane dhuna dhe arroganca. Pa harruar dhe muziken tallava te kopjuar nga kanalet turke dhe bullgare, ku fatkeqesisht tradita ( e ardhur nga ku nuk dihet ) e kerkon qe leku te shkelet me kembe dhe te futet ne kemishat e burrave dhe grave sikur te ishin ne nje klub striptizmi dhe haremi..
Zgjedhja eshte e jona se ku duhet te shkojne brezat e ardhshem. Cfare shembujsh do i japim atyre. Mozartin, Bach-un, ate popullore serioze karakteristike te qeteteve dhe vendeve te ndryshme se Kledis Rexho nuk heziton ti fusi ne programin e koncerteve. (Si mjet dhe strategji e qarte per te demokratizuar Orkestren dhe per ta kthyer ate aty nga ka ardhur. Tek populli ).
Nderkohe, në Shqiperi, projekte si ai i Kledis Rexho, apo te muzikanteve te tjere si ai i Ilir Kodhimes, muzikant ky, shume i angazhuar dhe pozitiv i cili beri nje thirrje personale publike per ndihme dhe arriti te furnizonte shkollat e muzikes ne Shqiperi me Korrno te reja, jane aty prezente per te dhene kontributin e tyre me ane te muzikes ne shoqerine tone. Pra shembujt dhe deshirat e mira nuk mungojnë. Muzika ben politike dhe bashkon njerezit. Një nga keto kontribute per nje shoqeri me te mire eshte dhe "Life and Music Concept by Kledis Rexho".
Comments