top of page

Ekuilibёr perfekt mes historisё dhe artit narrativ


Nga Zihni Elezi*




(Njё analizё mbi romanin e ri tё (Hamdi) Erion Muça “VARRET”, botim i Ada, Tiranё, 2020)


Do dёshiroja qё pёrpara se tё jap disa konsiderata pёr romanin ” Varret” tё shkrimtarit (Hamdi) Erion Muça, tё kёrkoja ndjesё intelektuale, pёr arsye se gjatё gjithё kohёs qё lexojmё libra, i kemi dhёnё prioritet letёrsisё dhe autorёve tё huaj, duke lёnё nё hije letёrsinё dhe shkrimtarёt tanё.

Sapo kam pёrfunduar romanin “ Varret” tё autorit nё emigracion (Hamdi) Erion Muça e qё jeton e punon prej vitesh nё Piza tё Italisё. Ashtu si njё kirurg i cili intervenon trupin e njё tё sёmuri, pёr t’i prerё dhe pёr t’i hequr pjesёn malinje tё tij, ashtu edhe shkrimtari Muça, nё romanin e tij “Varret”, pёrdor gjuhёn dhe sondёn e tij tё thellё qё tё nxjerrё nё dritё misteret dhe tё fshehtat e asaj specieje, qё thirret njeri.

Me njё bukuri tё parrёfyer dhe inteligjence, romani me nёntekst historik “Varret” i autorit (Hamdi) Erion Muça, ndёrthur jetёt plot sakrifica tё heronjve tё romanit tё tij, gjatё gjithё etapave tё shek 20 –tё, duke filluar nga fundi i sundimit tё asaj perandorie, Perandorisё Osmane, cila pas 500 vjetёsh, ishte nё grahmat e fundit dhe qё ishte duke ja lёnё vendin zhvillimeve tё reja politike, jo vetem nё vendin tonё dhe nё rajon, por nё mbarё Europёn.

Njё roman historik ku sfondi merr njё gjallёri tё tillё, ku personazhet kryesore tё romanit si Hajredin Beu, Eqeremi, i biri dhe e gjithё pema e tij biologjike, bёhen shumё tё afёrt. Kёrkimet historike dhe tё vёrtetat e saj, janё tё pafundme, pasi nё to, ka gjithmonё vend pёr korigjime. Autori, ndoshta nuk arrin tё na thotё se cila ёshtё vija e demarkacionit midis dokumentimit historik dhe krijimtarisё sё tij, por pёr njё lexues selektiv qё kёrkon t’i bёjё dhe skanerin romanit, kupton se si dokumentimi historik, ashtu edhe krijimtaria artistike, jane shkrirё me njera tjetrёn dhe janё bёre njё.

Kjo arritje e autorit ёshtё dhe artifica, magjia e mpiksjes sё reales me artistiken, ёshtё njё nga mjeshtёritё e stilit narrative tё kёtij autori i cili ёshtё dhe poet e pikёrisht sharmi i poezisё e çon drejt kёtij stili tёrheqёs. Eshtё si tё thuash njё ekuilibёr i gjetut bukur mes historianit dhe romancierit.

Nё romanin historik “Varret”, preken tema tepёr thekёse, ku (Hamdi ) Erion Muça ka ditur tё godasё nё shenjё ato realitete tipike shqiptare nё pёrgjithsi, dhe ato tё Shqiperisё sё mesme nё veçanti. Duke pasqyruar traditёn, gjuhёn, zakonet dhe historitё e njerёzve tё kёsaj zone, ky autor e ka basenin tё sigurtё si shkrimtar duke rrёmbyer nё kёtё mёnyrё zemrat e lexuesve tё tij, sepse shkrimtar i mirё ёshtё ai qё shkon pas lexuesit dhe jo pas botuesit.

Me kёtё roman, autori kalon me sukses njё sprovё jo tё lehtё, sepse ai e befason lexuesin me zhanrin e tij letraro-historik me tё cilin ai shkruan. E veçanta e romanit historik, ёshtё sepse nё mёnyrё artistike dhe me anё tё imagjinatёs, autori krijon heronjtё e tij dhe duke i stilisur ato nё mёnyrё artistike, ai ka ndёrtuar dhe historinё e tyre qё e bёjnё romanin tepёr interesant.

Duke lёvruar gjininё e romanit historik,me anё tё heronjve tё tij, ai evokon etapat e ndryshme historike nga i sёmuri i Bosforit, nё shpalljen e pavarsisё, Kongrsin e Lushnjes, Monarkinё, Diktaturen komuniste e deri nё periudhen e demokeacisё. Tё bёn pёrshtypje mёnyra se si autori ka shtjelluar nё mёnyrё perfekte nga ana psikologjike portretet e personazheve si Hajredin Kazazi, Eqeremi i biri, Selim Beu,si dhe portretet e Esad Toptanit, Zogut, Hoxhёs, princ Vidit, Tomsonit etj. Kёto portrete jane idealizuar nё mёnyrё tё shkёlqyer nga ana letrare, sepse nё letёrsi, realizimi i portretit, ёshte gjinia mё e vёshtirё. Kur merr pёrsiper tё realizosh portretin e njё personazhi, duhet qё autori tё hulumtojё, tё pyesё, tё gёrmojё, sepse nuk mjafton vetёm pёrshkrimi fizik i protagonistёve nё roman, por autori duhet tё studjojё dhe psikanalizёn, pёr tё dhёnё detaje edhe pёr botёn e tyre tё brendёshme dhe shpirtёrore.

Nё kёtё drejtim Muça ka marё pёrsipёr njё rrisk tё madh, sepse portretin nuk mund ta korruptosh, as nё hapёsire as dhe nё kohё, sepse çdo gabim nё portretin e njё personazhi, do tё kontestohet nga ata qё e kanё njohur dhe kanё shkruar pёr kёto personazhe. Rrallё flitet pёr romane historik, dhe ndoshta pse flitet rrallё, merr vlerё romani i autorit (Hamdi ) Erion Muça “Varret”, e cila sipas mendimit tim, ёshtё njё pёrvojё krijuese tejet interesante qё i vjen letёrsisё. Transferimi i ngjarjeve nё periudha tё ndryshme historike dhe mjeshtria se si autori skalit me detaje historinё dhe etapat qё kalon Shqipёria gjatё tё gjithё shek.20- tё e bёjnё autorin mjeshtёr tё gjinisё sё romanit historik.

Shekulli qё lamё pas, totalitarizmat dhe tragjeditё qё sollen ato, i japin kёtij romani edhe nerv kombёtar. Nuk ndeshemi shpesh nё romane tё tilla tё karakterit historik, por duke parё mёnyrёn se si ndёrthuren ngjarjet, duke parё dhe trillet qё autori pёrdor, mendoj se ky roman fiton statusin e njё romani dhe tё njё gjinie tepёr tё kualifikuar. Autori (Hamdi) Erion Muça, ka njё kulturё tё admirueshme veçanёrisht nё pasqyrimin e traditave tё Shqipёrisё sё mesme dhe zonave pёr rreth.

Duke qenё dhe vetё autokton nё kёto treva, ai na njeh me traditёn, zakonet, me festat familjare, gёzimet dhe hidhёrimet etj. Nё kёndvёshtrimin historik, ai tenton tё heqё mjegullen qё ёshtё krijuar dhe manipuluar nga historiografia komuniste, historianёt e sё cilёs i shёrbenin vetёm vetes dhe tё zotit. Ai insiston nё atё se: “historia, duke u bёrё nga sundimtari, rrjedhimisht dhe e vёrteta e saj historike, mbahet e fshehur me shumё dryna nё kasaforta arkivale”.

Njё aspekt tjetёr qё tё mahnit ёshtё dhe stili i autorit ku kostumi dhe stofi i tij nuk shkёlqen vetёm nё aspektin letraro artistik si shkrimtar por edhe si njё historian i mirё, monitoron dhe gjurmon gjatё gjithё romanit, nё mёnyrё permanente tё gjitha periudhat historike dhe kulmimet e tyre. Ky autor gёrsheton me profesionalizёm anёn historike tё romanit me atё artistike. Dihet qё letёrsia ёshtё art i fjalёs dhe trilli qё Muça pёrdor, ndonёse i stisur, nё fund tё fundit ёshtё nё funksaion dhe nё sherbim tё subjektit historik. Me pёrvojёn e tij dhe trillimin qё a i bёn personazheve dhe ngjarjeve nё roman nuk bёn gjё tjetёr veçse ndihmon atmosferen nё tё cilёn zhvillohen ngjarjet. Pёrveç erudocionit qё ai zotёron ai eshte i ndёrgjegjshemё se krahas informacioneve qё ka, duhet edhe pёrvoja si artistike ashtu dhe estetike sepse tё dyja keto kategori janё njё kusht sinekuanon nё ndёrtimin e njё romani historik.

Nёpёrmjet trillimit artistic, autori dokumenton ngjarje tё cilat janё çertifikuar si tepёr autentike. Personazhet tё cilёt ai trajton janё personazhe qё kanё patur ndikim nё historinё kombtare tё Shqipёrise si Noli, Esad Toptami, Hasan Riza pashai, Ahmet Zogu, Enver Hoxha e tё tjerё me tё cilёt pavarsisht nga cilёsitё e tyre negative apo pozitive nё dialogun qё ai pёrdor me ta e bёn mё tё ndjeshёm dhe mё me interes pёr lexuesin.

Njё roman historik ndryshe nga shumё romane tё tjerё, sepse preveç vlerave si njё vepёr letrare, ky roman merr dhe vlera historike, sepse autori siç e thashё edhe me lart kёrkon tё ndrçojё dhe tё vendosё nё vendin e vet edhe personalitete tё tilla tё cilat historiografia komuniste i ka ekslipluar gjatё aktivitetit tё tyre poltik. Me gjithё alergjinё pёr sistemim komunist ai nuk tregohet i njёanshem nё vlerёsimin e kёtyre figurave por kёrkon tё vёrtetat historike sepse ai eshtё i ndёrgjegjshёm qё vetёm njё dokumnt bazё historik besohet nga lexuesi dhe trillimi artistik sado gravitet tё ketё vlerёn e ka vetёm nga vlera letrare.Njё vend po kaq tё rёndёsishёm nё romanin “Varret” tё autorit zenё dhe mitet nё glorifikimin qoftё tё ngjarjeve qoftё dhe tё personazheve qё ai trajton. Sado qё nё epoka te ndryshme historike tё shek. 20 –tё, kulti dhe mitizimi i heronjve tё tij pёrbёjnё limfёn dhe qumёshtin e romanit. Autorei nёpёrmjet paralelizmave kohore duke i dhёnё atyre dhe pёrmbajtejn mitike bёn radiografinё dhe mundёson komunikimin e sё kaluares me tё sotmen.

Nga ana historike dhe nga mёnyra se si autori trajton trajton figurat poltike tё kohёs dhe aludimi pёr politikanёt e sotshёm shpreh qёndrimin e tij realist ndaj jo vetёm tё kaluarёs historike por aedhe asaj tё sotme. Heronjte e tij qё pёrfaqёsohen nga pema e Hajredin Kazazit, janё virtuozё dhe nuk konformohen me asnjё regjim kur vjen puna pёr padrejtёsi ndaj popullit. Nёpёrmjet kёtyre personazheve nga ana historike, romani ka vlera tё jashtёzakonshme sepse vjen edhe ne formёn e nje apeli i cili ka si moral tё keqen e madhe qё na rri mbi kokё vazhdimiusht dhe na mёson se “Kjo e keqe nuk ёshtё fenomen i pёrkohshёm dhe kalimtar. Ajo ёshtё njё prerje e cila njё ditё mbytet nё detin e zullumeve por fenikiset e sё keqes herё pas here ngrihen nga pluhuri i tyre i harresёs pёr tё dёshmuar edhe njё herё para ndёrgjegjes ndonjёherё tё pёrgjumur tё njerёzimit se: rrёnjёt e sё keqes edhe mund tё rrafshohen por kurrsesi nuk mund tё zhduken pёrfundimisht.”

Sukses dhe komplimente nё krijimtarine e tij autorit (Hamdi Erion Muça)

Kavajё

Janar 2021


*Autori ka mbaruar nё vitin 2007, Universitetin “Aleksandёr Xhuvani” nё Elbasan,

Fakultetin e shkencave humane, dega histori- gjeografi.

Eshtё diplomuar pёr histori.

60 views0 comments

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page