EKSPLORIMI I ART-VETES


Thani Naqo

Eksplorimi i art- vetes është fenomen i ndërgjegjshëm, sa i vështirë aq dhe i ndërvarur nga ego-ja personale. Në të shumtën e rasteve artistët e kanë të pamundur cënimin e hyjnizimit të vet-vetes, porse ndërgjegjësimi që vjen nga tejngopja me përvojën, arrin të nënshtrojë egon vetëm atëherë kur ai ose ajo ka zbuluar " vrapin apo çalimin" e artit të tij. Kjo ndodh jo vetëm me krijuesit në lëmin e letrave, por edhe në ato të pikturës, muzikës dhe ekranit viziv, pasi është kryer përcjellja e ndjenjave tek të tjerët dhe ai ka ndjerë heshtjen e shurdhët, apo rezonancat e triumfit. Në botën e madhe të krijimit të vlerave artistike historikisht është përballur pa mëshirë arti i mirëfilltë me mbi mesataren kulturore të kohës së vet me atë të lexuesit, pasionantëve të pikturës, vesh-hollëve të muzikës dhe deri tek shikuesit që gjurmojnë imtësisht lojën e aktorëve në skenë apo në kinematografi. Në jetën e krijuesit të ndërgjegjshëm ky çast, që vjen si një zbulimi esencial nga eksplorimi i art-vetes, përballon pamëshirshmërinë e mungesës së talentit të mjaftueshëm ose, në të kundërtën, (o, Perëndi e madhe!) vazhdon me këmbënguljen e mëtejshme për të mbrritur aty ku ai dëshiron. Zakonisht terheqja ose ftohja ndaj botës së artit kryhet në heshtje, me ndërgjegje të plotë dhe kjo shoqërohet shpesh me dhimbje artisti. Ndërgjegjësimi i artistit në këtë aspekt vjen kur ai ka zbuluar se arti i të shkruarit, i penelimit të ngjyrave, i thurjes së tingujve, apo imazheve në skenën vizive, nuk është thjesht zanat si ai i këpucarit, as si i berberit dhe as si ai i eksplorueve të universit. Që të bësh art nuk mjaftojnë duartrokitjet e armatës me nivel nën mesatar dhe nuk ndihmojnë as ngjyrat e përndezura në biznesin e reklamës së parapërgatitur. Përcillen ide eseistësh dhe kritikësh se esenca e artit në shekullin e sotëm është reklamim i ideve filozofike kur, në të njëjtën kohë, dihet se idetë filozofike janë "shirë" prej shekujsh në lëmin e tyre deri në atë masë sa ato janë kthyer në byk, apo dhe në pluhur kozmik dhe, çdo ide që shoqëron një vepër, mbetet sterile nëse ajo nuk qëndiset me detaje artistikë dhe gjuhën e duhur letrare, të ngjyrave, tingujve dhe lëvizjeve. Steriliteti, në çdo fushë çon drejt vyshkjes lulen e jetës dhe atë të artit. Qëllimisht, mjaft krijues, futen nëpër "thekra të mykura" që nga Epoka e Qepës, në atë të sulltanëve, perandorëve dhe izolojnë ose djegin talentin e tyre në rrathët e ferrit. Kjo mungesë ndërgjegjësimi vazhdon me pasojën e humbjes masive të kohës, të asaj monetare dhe vjen përballja e pashpirt me kotësinë dhe indiferentizmin cinik ndaj vetes: paskam jetuar në ishull të pa njohur dhe të pa banuar. Ç'kam bërë deri tani? K