top of page

Ekskluzive: Speca somborka – tashmë me shumicë tek Hilall Food Center

Speca somborka – tashmë me shumicë tek Hilall Food Center

 

 

Sivjet ka ardhur në ndihmë një kualitet më i mirë i specave somborka nga fushat e Kosovës. Dhe ky është dhe në një Njoftim për fermerët dhe bizneset në Kosovë lidhur me grumbullimin produkteve bujqësore: „Të nderuar, me shumë kenaqësi ju njoftojmë se nga data 15.07.2025 fillojmë me grumbullimin e specave somborka, babure, si dhe pemëve e perimeve të freskëta. Pika grumbulluese: Rahovec, Sopniq. Të gjithë të interesuarit për bashkëpunim janë të mirëpritur te na kontaktojnë tani.“ Kohë më parë Drejtoresha e Bujqësisë Lirie Hoti vizitoi disa fermerë. Në kuadër të angazhimit për të mbështetur fermerët llapjanë dhe për të ndjekur nga afër zhvillimin e sektorit të bujqësisë në komunën tonë, Drejtoresha e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Lirie Hoti, realizoi disa vizita tek fermerë të ndryshëm në Komunën e Podujevës.

Vizita e parë u realizua në fshatin Batllavë, tek fermeri Florim Statovci, përfitues i një serre prej 5 ari nga komuna. Fermeri Statovci është i angazhuar në kultivimin e grurit, misrit, specave paprika dhe somborka, si dhe rritjen e pemëve të mollës. Në vijim të vizitave, drejtoresha Hoti ndaloi në fshatin Orllan tek fermeri Enver Derguti, një fermer i dalluar i cili kultivon grurë, misër, patate dhe fasule, si dhe mban një numër të konsiderueshëm të deleve dhe lopëve qumështore dhe bletëve. Gjithashtu, drejtoresha i vizitoi edhe fermerët Fahrudin Mahmuti nga fshati Siboc i Epërm dhe Albin Rrahimi nga fshati Balloc, të cilët janë kultivues të kulturave të ndryshme bujqësore.

Drejtoresha Hoti i përgëzoi të gjithë fermerët për punën e tyre të palodhur dhe përkushtimin në zhvillimin e bujqësisë. Ajo i inkurajoi ata që të vazhdojnë aktivitetet e tyre me përkushtim dhe profesionalizëm, duke theksuar se komuna do të vazhdojë mbështetjen për ta.

Më tej thuhet se nga zemra ju falënderojmë për besimin dhe përkrahjen që i dhatë prodhimit nga Mamusha. Domatet e freskëta dhe specat Somborka nga Mamusha, Kosovë  po shiten në kohë rekord tek Supermarketi Hilall Food Center në Kilburn High Road! Rifurnizimi i radhës vjen javën tjetër. Nëse nuk arritët t’i merrni këtë herë, na shkruani ose na telefononi për të rezervuar sasinë që dëshironi.

Për shkak të kërkesës së madhe, po zgjerohemi edhe në kohë të tjera ndërmjetëse për të përmbushur kërkesat e bashkatdhetarëve tanë kudo që janë në Britani të Madhe, thuhet në një bisedë nga pronarët e Hilall Food Center! Kontratat për shitje me shumicë kanë filluar – jemi gati për bashkëpunime në çdo pjesë të Mbretërisë së Bashkuar! Na kontaktoni për porosi dhe bashkëpunim afatgjatë.


Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page