
Eja pranverë
Fatmir Terziu
Eja pranverë, bardhësitë me legjendën e syve
veshin e zhveshin pemët e mollës
ujiten nga një lumë që rrjedh brenda tyre
ku lahen lulet gonxhëza të vashave
dhe rrushi i lulëzuar mburret
në pikëtakimet me hijet.
Për fat të mirë Safo
është një melhem që zgjon dimërimet
Erosi nuk pushon kurrë
si një stuhi trake që ndrit,
flakërimin e brendshëm si rrufeja.
Me këtë perceptim
ripikturohet një Afërditë,
rezultati është i magjishëm mbi çdo mollë
i lehtë,
i troshamtë,
befasues,
intim,
duke u shkundur dhunshëm nga brenda
për shpirtin tim.
Eja pranverë, bardhësitë me legjendën e syve
na veshin e zhveshin të dyve.
Hozzászólások