top of page

EH, KËTA PE DEVOLLI!


Thani Naqo


Eh,ç'më gjeti me keta pe Devolli!...Shkruajnë vjersha për baltën, për borzilokun, për Jugën ,për kuajt lëmenjtarë, per mullinjtë me ujë, për mëllenjat, për koshe e shporta, për qypkat me turshiçka e arme, për kurbatkat belholla, për kaçakët me mustaqe e me mjekër, për qentë në gjumë të thellë, për rudhat e trungjeve të shelgjeve dhe...dhe shelgje do mbeten edhe atatë e atojat që s'janë pe Devolli! Ce mua, ta dish de, më zjen koka, ditë e nate, si tenxhere me presion! Më zjen ore, më zjen gjersa të ngjeshet paq me avull dhe të shpërrthejë e të hidhem në erë, buuuumb, si atajat që tregon televizori në lajme.... Ce ja ku po ta them: ç'ë ce barku më varet mbi rrip, nga që ia sëlloj bërxollave dhe cigaridheve, e nga që ngjishem paq me të pirë, ama koka më zjen nga politika! Ce jeta është interes e politikë, de! E bubullij e lëshoj rrufera nga të revolucionit proletar dhe këtë e bëj kur dëgjoj ce korrupsioni ka pushtuar çdo qelizë të ekonomisë në trojet shqipëtare e gjer në çdo cep të botës atje ku mer frymë edhe zotërote. Seç na kanë dalë ca shkrimtarë e poetë, që mulivën e kanë mprehur nga ana e zezë dhe o burra shaj të shajmë komunizmin dhe lëvdojnë kapitalizmin. Por unë e di se edhe kapitalizmin do ta lëvdojnë gjersa t'ua rrjepë lëkurën e ta flenë mendjen, e papastaj do thonë "ç'na hëngi me nder b...që ta kruajmë me lapsin e kuq" Dhe papapastaj, ti e kupton se ç'do ndodhë...Ce do ta ngremë ore, atë, që e hoqnë zvarrë me kavo e me litarë, eeeee më mirë mos e them emrin se kam hallin e tenxheres me presion ce më shpërrthen tani që po flas me tyja e kam hall se ndonjë ciflë do të të zërë edhe tyja...Ta them këtë ce më dhimbsesh, ce jemi pe një ane, pe mishi, pe gjaku e pe koske. Që kur dola pension shikoj ëndrra me partizanë, ce kam qenë partizan që 12 vjeç, e më zë malli e vesh opingat e bëj përpjetë malit. Jo me dyfek me gjalëmë, por me dyfek automatik rus e ngjesh e ca kobure në brez e më vjen të shpallem kaçak, si në kohën e Rilindasve....Ce më vjen keq për mundin e djersën e derdhur gjysëm shekullore, por edhe për tërë atë bojë e letër për temat e mëdha të letërsisë sonë të lavdishme. Ce, për turpin e botës, ato libra të vyera tani nuk i lëçisin as të vjetrit, ce lere papastaj çdo ndodhë me brezin e ri që nuku di të lëçisë. Më ngrihet leshi përpjetë kur mendoj se do mbetën heronjtë e luftës dhe heronjtë e heshtur, por edhe edhe neve, veteranët e luftës e të ngritjes së kooperativae, do mbetemi në harresë.... Nuk të ka zunë malli të lexosh librat që formojnë dhe kalitnin njeriun e ri me ideale? Pëer shembull romanin Si u kalit çeliku e mbaj tek koka e krevatit, kurse ime shoqe, mësuese letërsie, di përmendësh Naimin dhe Çajupin. Ta them këtë që ti dhe tërë emigrantët ti mësoni përmendësh poetët tanë të rilindjes e të socializmit që të jeni në gjendje për të përballuar jetën e egër kapitaliste. Fshati im, nga 200 oxhakë, tani ka mbetur me tre oxhakë, që tymojnë dhe nuk kam fuqi të leroj e të mbjell tërë arat e të ikurve....Aman, djerinat u mbushën me ferra e po bëhen korije e këneta...Harrove, na kishte zili tërë bota! Më thonë se akoma kanë mbetur libra të asaj epoke të lavdishme nëpër bibliotekat e qyteteve e të shkollave, por unë nuk ia kam ngenë, ce pensioni është sa për të blerë cigare dhe një sallatë marule, edhe po të mos i mbjell arat, më mbetem fëmijkat pa bukë e pa gjellë...Por ti që ke iku larg, si të durohet që nuk lexon librat që na kaë edukuar e të shuash edhe nostalgjinë me fishkëllimat e lokomotivave dhe me aksionet për korrjen e grurit me drapër? Iku çerek shekull e nuk po del ndonjë biznesmen i letërsisë që t'i ribotojë ato vepra e t'i shpërndajë falas para zgjedhjeve elektorale... Ah sa gabim kemi bërë që me letrat e atyre librave...(më vjen ndodt ta përmend fjalën b... ) i përdornim në banjë, i bënim edhe kaushë për fara luledielli e kungulli, ndeznim e zjarrin në vatrat tona... Aman, - vazhdoi. - u thuaj devollinjve të diasporës të mos harrxhojnë kohën me të tilla të shkruara, si ato që përmenda më lart, me grifsha, me ketra, me mëllenja, me nallane, me ketrusha e ketrushë, se mua më ze alergjia nga tema të tilla, çë se jam pe fshati. Nuk i kam treguar kujt, por ty po ta them ce, sa u pranova në radhët e Partisë, mua më ngordhi nervi i aromave të luleve dhe i dashurisë. Kjo ndodhi një javë pas martese...

-Amen! - e ngushellova, - Pa, he, - i thashë, - si të bëj, ce mbeta në udhëkryq poetik. - dhe ai m'u përgjigj:

-Mos u mundo me të shkruara të gjata e as me të shkurtëra, me ngjarje amerikane e meksikane. Nuk i lexon kush nga që i ke të ndërlikuara, të hidhura e të stërgjatura...Posi bre nuk ke shkrojtur një vjershë për partizanët e për heronjtë e heshtur? Dhje ankohesh përse nuk të darovitin me likushka...Ika! Ika ce kam ca punëra që nuk presin. Për vjersha e përtregime do llafosejna tjetër herë...

-Çfarë punëra ke hapur, ta shaloj aeroplanin e të vij të të ndihmoj, - i thashë.

-Aman, - tha, - ca punëra që duhen bërë pa filluar dëbora...Çatia duhet ndruar, ce pikon, por dhe bërsitë e kumbullave e rrushit më mbetën pa zier...Qoftë dimër i gjatë e me dëborë shumë, nga prandvera, kësmet, do shes një viç dhe paratë e viçit i kam taksur të nxjerr një libër të trashë me vjersha patriotike. E parandjej se do të përloten kurbetlinjtë, kurse këtaja, që kanë mbetur këtejza, ta flenë mendjen se vetëm në vendlindje bëhet gjumi rehat...Hajde, mbeç me shëndet e ngri dollira me raki pe Devolli se të bëhet gjak e dhjamë! Ma dërgo adresën se do të të bëj dhuratë një palë opinga me xhufkë...

-Nuk kam fustanellë, - i thashë. - As qeleshe.

-Epo, tani ka dalë moda e valleve me qeleshe, me benevrekë ose me poture e shallvare arabe e turke e jo me fustanella të bardha...

1 commentaire


Perparim Hysi
02 févr. 2021

Ore THANI,epo t'i bësh të tëar si ti:me poezi, me prozë (të shkrutër a të gjatë), të këndosh me kitare, të shkruash dhe ese,po ç'duhet më shumë që të dua?

J'aime

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page