top of page

EDUARD A. SKUFI : EKSTAZA  E  DANSIT   SOMNAMBUL   DHE    SHPIRTI   MIRËNJOHËS    



Memuaristikë                                                                (nga  ditari  profesional  « Mozaik  Impresionesh  në dy jetë »)


DR. EDUARD A. SKUFI                                          ATHINE                                        

 

                       Këto    kujtime   më   vijnë    si   etyd   orkestral   i  një    muzike   bluz    në    shpërthime     ndjesore  ,   ndërthurur   me   refluksin kalmant    të    një    ballade     në     naracion    romantik    ,  prej  shpirtrash    të   vuajtur.  Të  endur   në   një  dans   somnambul    meta narkotik,  në   një   bioritëm   të   vecantë,  që  reflektojnë  njëkohësisht    një    ndjenjë     ku    bashkëjetojnë ,   mbase    në   dizarmoni  një  lloj   sarkazme  me  keqardhjen   dhe  dhimbjen . Nuk    janë    të  paktë    ata   që   vuajnë ,  jo   vetëm    zgjedhjet   e tyre  por   dhe  atë   të  të  tjerëve . Kujdesi   dhe    organizimi    social  në  këto  raste  shpreh    shkallën      e     civilizimit      dhe     të     humanizmit. …Fillimi  i Qershorit  i vitit  2012  na  udhëtoi  drejt  Copenhagenit , për  të marr  pjesë   në   kongresin  e  10-të    Europian  të  Glaukomës . Me  kënaqësinë   e  kuriozitetit,  endeshim  nëpër   atraksionet  e  “ port  of  traders ” ,  për  të   shijuar   artin   dhe   kulturën   daneze ,   një   temë  pikante   e   axhendës  tonë  dhe  ambicjeve  tona  intelektuale. Zakonisht  orët ishin  mjafte  të  ngarkuara   dhe  me  intensitet   jo  të  zakonshëm . Por   të  favorizuara   nga ‘ dita   e  pafund   skandinave ‘,  me  itinerar  nga “ Little  Mermaid  ” emblema  e  qytetit  e deri  në  impresionanten,  në   të  ashtuquajturën  “ freedom  city ” , Christiania . Një   distrikt ,  apo  ‘ mikroqytet   sovran ‘ ,  unikal  për  nga   vlerat  dhe  konceptimi,  ku  ishin   izoluar  të  gjithë   drugmans , në një  kujdes  të  vecantë  dhe  jo  të shpërndarë , si ikona  riskante sociale. Ishte  një  ishull  i  vogël, ku amalgoheshin  misteriozja   me  surealen ,  në   një  sentiment   keqardhjeje   dhe   empathie . Tingujtë   e  heavy   metal   përzier   me   klithmat   e  asaj  pop , ishin   notat   e  para   të   prezantimit .   Mbas    disa     hapave   ndjehesh   një   erë  e   vecantë, që  shoqërohej   nga   turma  në një  lëvizje   kaotike ,   si  fantazma   apo  krijesa   somnambul,   në  një  paradë . Personazhet    ngjanin    me  figura   karakteresh   tipike   dhe   atipike  ,  me   veshje   interesante  e  me  aksesuarë   të   cuditshëm . Përreth   baranga    të   improvizuara   ,  në   një  “  arkitektonike   pa   arkitekt ”,  veshur   në   ngjyra   grafiti   e   murale    shume   ngjyrëshe  ,   në   abstraksionizëm .    Vazo   të thyera  me   lule , të   ngjyrosura   me  figura  të  ndryshme  e orendi   të  vjetra   me  shirita   ngjyrash , që  ishin   varur   nëpër degë   pemësh , përbënin   dekorin  e   kësaj   skene . Duke   ecur me  kolegun   tim   Ioanin , të  befasuar  e  të  impresionuar   nga  kjo  vecanti   sugjestionuese ,  mes  turmës    u   gjëndem    para  një  pazari  laik  të  improvizuar ,  me  krijimet   dhe   punimet  e  tyre   artizanale   nën  tabela   si  “ Winking  island ” , “ Genuine  life ”. Në  mes  të  stock butikut , një   vajzë  bjonde  me  sy  të kristaltë  në   një   portret   engjëllor  ,   ku   fliste    një     bukuri    natyrale    thuajse    në   perfeksion  . Me  shirit  ngjyrë   fuksia   në   ballë ,  me  epigrafi   “Aphrodite   childs ” ,  veshur  me  geta  blu  royal,  që  përfundonin    sipër  me  zhartier dantëlé, dhe  me   një     bluzë    jeans   dekolté,     në    një   stil    kazual. Geta    transparente     përpiqej   ,   të    fshihte      harmonikisht ,  formën  elegante   të    këmbëve   të   gjata  ,   cka     më      intrigoi       në      moton     slogan     klasike   ,   të    kavalerisë  britanike  “ l'ordre  de  la   Jarretière ” dhe  reflektimet  e  saj…     

Të   krijonte   impresionin   e  një   skulpture  thuajse  nudo  , me   bukuri  Venerike  , në  një   shikim  enigmatik   që   fumarte   me  kënaqësi   cigaren  e  marihuanës.  Duke  krijuar  figura  dhe   hieroglife  me  tymin   e  tij, në  një  dans   erotik   somnanbul     dhe   mbi    gjoks  i  varej   një   sak  dekorativ  prej   kadife,  ku     mblidheshin     monedhat     e   dhuruara  . Ndërsa   të  gjithë  ndiqnin   me  kuriozitet  spektaklin  një  oh…i  dhimbshëm  na  tërhoqi  tek  një  i ri  përbri  me flokët  ekstension  dhe  një  bust   të   pushtuar   nga   koleksione   tatouazh . Ai  me  njërën dorë  që  i  dridhej  e  mbante   mbi  një  sy ,  ndërsa  në  dorën    tjetër  kishte   një  cekic  të  vogël  dhe  një  gozhdë , me  të  cilat hapte  brima  në  guackat  dhe  kristalet  shumëngjyrëshe, duke  krijuar  bracëlet  dhe   kolje . Mesa  dukej  dicka  i  kishte  hyrë  në sy. Instiktivisht   unë  ju   afrova,  nxorra   nga   çanta  flakonin   anestetik  të  alcainës, ja  hodha  në  sy dhe e  këshillova   të  ishte i  qetë.  Pas  pak  me  një  batonetë   i  hoqa   trupin  e  huaj   nën  kapak.  Ai  u  lehtësua   menjëherë   nga   dhimbja   dhe  më buzeqeshi . Arvid , i  thirri , vajza  e  spektaklit  dhe  u  gjend në  krahët  e  tij   rrethuar   nga   shumë  shokë . Ai  diçka  i  tha   në gjuhen   daneze    dhe   vajza   në    shprehje   mirënjohjeje ,  me falenderoi , duke  u  prezantuar   me   emrin   Inger  .  Papritmas  mori  një   kitarë  të   çnjyrosur   aty  pranë   dhe   si   mirënjohje në  dueto  me  Arvidin   kënduan “ I can’t  stop  loving  you “ , të  R . Charles . Ne  mbetëm  të  surprizuar   nga reagimi  e ato  momente   të  këndshme. Ky    ishull   aq    misterioz    fshihte    një   vecanti   interesante.  Mandej   vazhduam   në   pjesën   tjetër   të   këtij   ‘ eksibicioni ‘, ndërsa   Arvidi  i  mbetur  në  këmbë  vazhdonte të  na  përshëndeste  me   dorë . Vizitorët   përreth    shikonin   të  cuditur . Më  tej  në  fushën  e  vogël   një   varkë   e   gjymtuar  me   mbishkrimin   “ Ulysses ”,  pranë    saj     një   skelet    gjysëm   i ndenjur , në  ballë   të  cilit  ishte   gdhendur   fjala    “ epilogue “, mbante   një   palë   syze    të   zeza ,  në   qafë   një    zinxhir   i  trashë   ku    varej   si   medaljon    një   monedhë  ,   ndërsa   në   dorë   biblën  .  Absurditeti   vazhdonte    me   një   bicikletë    të  përmbysur   me  një  rrotë , ndërsa   në  vendin   e  rrotës   tjetër ,  një  ombrellë  pa   bisht   me   mbishkrimin   “ New   style   art “,  të  gjitha   në   kolore  e  nuanca   të   ndryshme . Aty  pranë   ishin   ulur   dy   të  rinj   që  recitonin    një   monolog    nga   Shekspiri  ,  duke   mbajtur   një   kafkë   në   ngjyrë   floriri   në   dorë. Përshtypje    të  vecantë  më  bëri  një  tip   i  veshur   si   viking , me  helmetën  me  brirë , mbi  të  cilën   dallohej   mbishkrimi  “ Baron  M.“ ,  me   një  pelerinë   mbi  supe . Naracioni   mbi Baronin  Munchausen  u  bë  karakter , por  më  tepër  syndrom. Karakterizuar   nga   një   hypochondri   e   manipuluar  ,  apo   e improvizuar .  Një  formë  teatri  pa  kuinta   dhe  pa regjizor , ku  surealja  shprehej  me  superlativat  e  veta. Në  një  zonë  të  vecuar , më tërhoqi  vemendjen  një  godinë  në  stilin  barok,  e   gjymtuar ,   ku    rinovimi    e    kishte     plotësuar    me   disa   elemente   romaneske   dhe  ato   të  arkitektures    moderne ,  në   një   mozaik    stilistik   inovativ.  Ku   i   kishin    mbetur    si   dëshmi  e  stilit   autentik , vetëm  kollonat  e  rrumbullakta  prej mermeri  ,  me   dy    skulptura    ornamentale   përbri   dhe    një   pjesë  e  kupolës   harkore,   por  koha  i   kishte   fshirë   emrin  këtij   objekt   kulti  . Mjaftë   banorë    të    kësaj   qyteze ,   faleshin  me  respekt, në   një  serenitet   sugjestionues  ,  që  zhurmën   e  linte  jashte   dyerve. Në  këtë   ishull     enigmë ,   ishin    koleksionuar     variacione  kulture ,  karaktere   e   tipa   të   pazakontë . Ndjehesha   si    në skenën   e  një   teatri   abstraksionist   me  pasazhe   të   shpejta . Duke   qënë  viktima të kombinimit  të  komponenteve  psikobiologjikë dhe   sociologjikë , u  krijua  një   trajtim  efektiv, mbi   një  atitudë   multidisiplinash, me lider filantropizmin… Ishim  duke  përfunduar  vizitën ,  kur dëgjoj  një  zë  të  ngjirur  në   anglisht :  Zoti  doktor   më   falni…,  dhe   shikoj   Arvidin  bashke  me  Ingerin . Ai  me  frymën  që  i   zihej ,  duke   shtrirë  dorën  në  të cilën  mbante  një  kolje me  guacka  shumëngjyrëse  u  shpreh me   kënaqësi :  « This  is  Yours . Thank  you » .  Unë  mbeta  i  befasuar  nga  mirënjohja   e ketij  “ shpirti   të  dehur “  por  fisnik  dhe   e  përqafova  i  emocionuar . U  larguam  nga  ky  ishull  me  impresione  të pa  parashikuara. Dielli   po  perëndonte , por  dita   insistonte ,  Christiania  do të mbyllte    kurtinën  por  jo  zemrën . Ne  ecnim  të  menduar  në urën   që   bashkonte ,  por   nuk   ndante   Copenhagenin   nga  Christiania , duke  marr  me  vete  më tepër  një  mësim   etik  se   sa  estetik.  Këta  njerëz " drug  dependent "  , të zhgënjyer  nga jeta , me tornado  emocionesh , të  ndodhur   në  një labirinth  pa rrugëdalje , që ishin duke humbur  buzëqeshjen  dhe optimizmin , atje gjetën " dritën ". Danezët  përdorën  në  mënyre  racionale, ergotherapinë   dhe   psikotherapinë ,  duke   konvertuar     pavlerën    në   vlerë !   Duke   i   lokalizuar    me   zgjuarësi  në  ishull , këta   fatkeqë   këtë  “  produkt    social  “,  të  pa  dëshiruar  e  të  përbuzur…   Ndryshe     nga   vendet  e  tjera  ,  që   i   lënë    si   “  tufa   të  abandonuara  “  në  mëshirë   të  fatit . Ata   ju  dhanë    atyre    lirinë    e   duhur    të  oportuniteteve  ,  vec  duke  e  ruajtur   balancën   e  integritetit  ,  me  moton  se  jeta   eshte  një   sfidë  dhe  duhet   ti   rezistohet .  Arkitektet  e  kësaj  vepre   humanitare   zhvendosen    ekuilibrin   aq    delikat    ,   nga        ‘ adiksioni ‘   i   hidhur  ,   në   vizionin   e   ‘ rikuperimit  ‘ , duke  i   dhënë   dritë    atij     tuneli    skëterrë.  Ku  niveli    i   civilizimit   dhe    mentalitetit    progresiv    nordik   shprehte humanizmin     dhe    kulturën   në   një   mënyrë   unikale, me  një  rikonceptim  vizionar  në  model   trajtimi    të   një   të   vecante.

259 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page