Edhe unё shkruaj nga pak
poezi dashurie...
Kur veshi im zërin ta dëgjon,
Zemra fillon e më këndon,
Më këndon e s’pushon as ditë, as natë,
Zëri yt, jetën time zgjat.
Po të vinte kështu dhe zëri im te zemra jote,
Do të ishte një nga mrekullitë e kësaj bote!
Shqipëria e Tirana me gra e vajza plot,
Po askush si ti s’më ka joshur dot.
Mos më bëj qejfin!
Ashtu kot më erdhi mbrëmë drithërima.
Ishte shumë vonë. Tek po rrija
mendueshëm përpara ordinatorit,
po flisja me vete dhe shkrova:
Një poezi dashurie,
si për të kujtuar kohërat furtunë,
Të një dhimbjeje të pafund,
Që prej saj mora një grimë helmi,
Për ditët e stuhishme,
Për mjerimin e rinisë sime,
Dhe s’u shërova kurrë.
Eh, psherëtimat nuk heshtin,
Ato, flasin me veten time,
Më shajnë, më bërtasin , më kritikojnë,
E qahen prej meje,
Thonë se paskam qenë e keqe...eh,
“Na helmove”, më thonë.
Po, e di, e keqe kam qenë,
Helmova ndjenjat, psherëtimat, mendimin,
Si të kisha dy psherëtima, dy ndjenja dy
mendime...
Mjerisht, kisha vetëm një ndjenje e s’u bënë
kurrë dy,
Kisha një mendim të blertë,
Dhe mbetën...
Ah, mbetën shumë psherëtima përreth...
Dashuria ёshtё pavdekësì
Më shkruaj në e-mail: ”gjithçka je për mua!”,
Tek unë vjen rinia sapo ti e thua.
Më shkruaj dy rreshta se s'rri dot pa mua,
Si flutur arrij në ndjenjat e tua.
Më shkruaj në e-mail: “Të dua, të dua!“
Dhe unë do besoj në fjalët e tua,
Hop, bëhem erë dhe male lë pas,
tek ti do të gjendem brenda nëpër natë…
Më shkruaj në e-mail: "Të dua" shpesh herë,
Unë, hop, i ngjitem resë dhe vij menjëherë.
Kur tis i natës afron e të vjen,
Ti hiç mos kij frikë, jam unë nëpër terr.
Më shkruaj në e-mail: se jam i yti,
zinxhirët s'më mbajnë dhe vij fluturimthi.
Dhe mallin mblidhe, mos e lerë të shkojë,
Si lulja me bletën do puthemi njësoj.
Më shkruaj në e-mail: “Ti je kokëkrisur!“,
Unë ngrihem menjëherë, s'lë gur pa lëvizur.
Në rast se në ëndërr ti më sheh për natë,
Unë, fët, kaloj malet e jam me ty në shtrat.
Më shkruaj në e-mail: ”Për ty përgjërohem!”,
Vitet s‘i njoh fare, në vashë të re shndërrohem.
Kur yjet të dremisin në më të bukurën stinë,
Ti mendo për mua e unë pavdekësinë.
Dashuria ёshtё çmendurì
Ëndrrat jo, s’kanë datë të caktuar,
Dashuria s’të pyet kur vjen e plotë,
Ajo loz me ndjenjat e tua,
E ëmbël apo e hidhur s’e dallon dot...
Psherëtimat le të zhurmojnë sa të duan,
Sinqeriteti le të jetë në kulmin e vet,
Dashuria me ndjenjat e tua veç luan,
Luan, tallet, e ti sheh ëndrra nëpër net..
Ti lufton me ndjenja të forta, stuhi,
Dhe dashuria të rrjedh porsi ujëvarë
Por, a e di, se dashuria është çmenduri?
A gur në zemër që të hap varrë?...
Përpëlitesh në krahë të dashurisë,
Më e ëmbël se kjo, thua: s’ka,
I mbështjell me të gjitha ëndrrat e rinisë,
mbështjell jetën e njomë rreth saj.
Por, ah, një ditë vjen zhgënjimi e fshehtas
te ti struket,
Dhe pikëllimi si rrufeja në shpirtin tënd do vijë,
Dënesat do të ndjehen e loti do të duket,
Si margaritar mbi buzë, tërë jetën do të ngrijë.
Comments