EDHE UNË E FALENDEROJ


REXHEP SHAHU EDHE UNË E FALENDEROJ LULZIM BASHËN E PD PËR ZGJEDHJEN E FLAMUR HOXHËS Me 10 maj 1975, në klasën e dytë të shkollës fillore, pasi ia pushkatojnë gjyshin, e shpallin familje armike të partisë e pushtetit popullor, e hypin në karroceri të një skode dhe e debojnë nga Kukësi familjarisht me 6 skoda me rimokio për në internim bashkë me familjen e tij të madhe me mbi 40 anëtarë. Pas 45 vitesh Partia demokratike e Shqipërisë dhe kryetari i saj Lulzim Basha, i besojnë dhe e zgjedhin Flamur Hoxhën kandidat për deputet, drejtues politik për qarkun e Kukesit pas kontributeve politike të tij në PD që nga krijimi i saj në fshatrat e Durrësit ku u rrit në internim dhe në disa zona të Tiranës e të Kamzës ku kandidoi si deputet në zgjedhjet e 2017. Ai kthehet në qytetin ku është lindur, të cilin nuk e ka harruar dhe nuk e ka braktisë kurrë aq sa braktisen ëndrrat. Ai ka bërë kontribute jetike për Kukësin si në sport e kulturë që njerzit i dinë. Por ajo që pak njerëz e dinë është kontributi i pakrahasueshëm me askënd e asgjë i Flamur Hoxhës për kulturën e trashëgiminë e Qarkut të Kukësit dhe më gjërë. Për mbështetjen e librit sot Flamur Hoxha është përjashtim, jo rregull dhe ai ngjan veç me humanistin Anastas Lakçen që sponsorizoi dhe mundësoi të botoheshin librat poetike të poetit kombëtar Naim Frashëri. Flamur Hoxha i beson librit se i beson kujtesës dhe punon për kujtesën kombëtare. Vetëm financimi i botimit të 10 veprave të rralla të profesor Shefqet Hoxhës me pasurinë folklorike të trevave të Qarkut Kukës është një kontribut që do të jetojë sa librat. Nuk gjenden kurrë më ato pasuri shpirtërore që ka mbledhë profesor Shefqeti dhe që u botuan me përkrahjen e Flamur Hoxhës.

Mbështetja e Flamur Hoxhës për kulturën kombëtare për botimin e librave të rrallë të Albanologjisë është një përjashtim në kohët tona. Kur të tjerë rendin pas spektakleve të shndritshme të tallavave që tu dalë emri në ekrane, Flamuri ka zgjedhe të mos bëjë zhurmë, por të mundësojë botime speciale që pasurojnë bibliotekën shqipe. Janë me dhjetra libra të rrallë që ai ka sponsorizuar dhe u janë dhuruar bibliotekave të ndryshme shqiptare, por sot do të nxjerrim vetëm këtë kartolinë që kuksianët, hasjanët e tropojanët ta dinë. Ai ka mbështetur revistën illz, revistë letrare e Tiranës më seriozja sot në gjuhën shqipe, ka mbështetur libra shumë të rëndësishëm si Shpërngulja e shqiptarëve të Vaso Cubrilloviqit që e kanë përfolë por nuk e kanë njohur as lexuar njerzit, librin që i bën shqiptarët me bisht të kryeministrit serb Vlladan Gjorgjeviq që e ka përkthyer kryemninistri shqiptar Mustafa Kruja, botimin special bashkë me fletoret origjinale të vepres së plotë të poetit të varaur Havzi Nela dhe tre libra të tjerë për këtë poet kampion lirie dhe së fundi antologjinë e parë ballkanike të poetëve nga 12 shtete të Ballkanit. Janë mbi 3 mijë njerëz nga Tropoja, Hasi, Malziu, Fani e Kukësi që i kanë emrat në këto libra të profesor Shefqet Hoxhës, që kanë rrëfyer këngë, histori dhe i ka regjistruar profesori që nga viti 1950. Kanë vdekur paraardhësit tanë, janë harruar, por e folura e tyre, gjuha e tyre, këngët e tyre, përrallat e tyre, doket e zakonet e tyre jetojnë, shpirti ynë jeton, janë në këto libra që shihni në këtë fotografi. Flamur Hoxha është modest, shumë modes, skuqet kur e falenderon. E bëj se e ndjej këtë gjë, më thotë, por nuk dua falenderime. Për këtë vlerësim e nderim që i bëri PD dhe Lulzim Basha, që e solli deputet në qytetin e tij të lindjes Kukës, ai shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e tij të ndjerë duke siguruar se do të dijë të jetë gjithmonë vetja e tij se ai nuk ka arsye dhe as nevojë të shëmtohet as të përkulet e përthyhet, pasi ai hy në politikë i realizuar dhe e sheh politikën mision. Vjen si një njeri që ka shkëlqyer në sipërmarrjen e tij private. Por unë si botues, si njeriu që kam gjetë mirësi, mirëkuptim e përkrahje për këto projekte kombëtare tek Flamur Hoxha, për pasurimin e begatimin cilësor të bibliotekës shqipe, do ti bashkohesha falenderimit të tij për Lulzim Bashën dhe do ta falenderoja edhe unë në emër të atyre lexuesve që janë mahnitë nga librat që përmenda më sipër e shumë të tjera që u vjen radha të përmenden më vonë. Dhe besoj se këtij falenderimit tim për Lulzim Bashën do ti bashkangjiten me zë e pa zë dhejtra përsonalitete të jetës kulturore të vendit tonë që e dinë dhe njohin kontributin e Flamur Hoxhës.


39 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif