top of page

EDHE SHKENCËTAR I GJUHËS SHQIPE


SHKRIMTARI DAUT GUMENI ËSHTË EDHE SHKENCËTAR I GJUHËS SHQIPE


nga Lejla GORISHTI


Lejla Gorishti, Mësuese e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë përshëndet Daut Dumenin në Vlorë nga spitali i Tiranës


“Si është vendi, bëhet dhe kuvendi”, - thotë gojëarti popull

Pikërisht këtu, në mjediset e ndërtesës së bibliotekës shkencore “ Nermin Vlora Falaschi” dhe nen drejtimin e prof. Albert Habazaj, është vendi i duhur për një kuvend me vlera. Tashmë ka bërë një emër të nderuar ky vend sipas emrit që mban e që vazhdimisht organizon veprimtari të shumta atdhetare, kulturore, përkujtimore, vendi ku përkujtojmë e nderojmë figura të ndritura të historisë, artit, kulturës, shkencës e traditës sonë kombëtare. Nuk kisha se si mund ta refuzoja ftesën për ju z. Gumeni, po për arsye shëndetësore nuk ndodhem prane jush, prandaj po ju përshëndes nga larg.

Në këto çaste në këtë vend, po përurohen dy librat e z. Daut Gumenit, shkrimtarit, publicistit e dramaturgut të shquar të letërsisë shqipe. Unë, zotin Gumeni do ta quaja dhe gjuhëtar, edhe shkencëtar të gjuhës shqipe, edhe përkthyes elitar, ashtu siç e kanë vlerësur të tjerë para meje. Të më falë z. Gumeni, por librat e tij kam nisur t’i lexoj vonë, pasi i gjeta te nje mikja ime. Më pas në bibliotekë, njoha Dautin poet dhe jam emocionuar nga fuqia dhe bukuria e vargut të tij artistik, nga gjuha e tij poetike.


Daut Gumeni, është poeti që mbushi qelitë e burgjeve me këngët e lirisë… Ai përfaqëson denjësisht ata djem kryengritës e shpirtzjarrtë, ata martirë që sfiduan me dinjitet, largpamësi e inteligjencë diktaturën komuniste, genocitin barbar të saj, duke e mposhtur atë me shpirtin liridashës, me sakrificat e paçmim e me besimin e patundur.

Në një nga krijimet e tij në burgjet e komunizmit, ai shkruan:

Po plakem djalë i ri,

s’ gëzoj që loz me vdekjen mbyllasyzi,

por s’dua as t’i lidh sytë me shami.

Kënga e tij është Liria:

“më shumë se liria,

Skllav s’më ka njeri”.

Edhe pse nuk jam e pranishme në këtë takim intelektualësh, propzimi im që nga ky takim t’i propozohet Ministrisë së Arsimit, (degës së librit shkollor), që të përfshijë disa tema mësimore nga krijimtaria e tij letrare e zotit Gumeni.

Faleminderit z. Gumeni për ç’na keni dhënë në tërë këto vite krijimtari! Urime dhe shumë suksese! Faleminderit z. Habazaj, që më dhatë mundësi të shprehem edhe pse është shumë pak për këtë figurë kaq madhore!

Faleminderit auditorit që më dëgjoi!

Punë të mbarë!

Tiranë, më 28 .10. 2023

85 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page