Sokol Demaku
EDHE NJË E ARRITUR E MADHE E QKSH MIGJNEI NË BORÅS TË SUEDISË
-doli numri i parë i Revistë letrare për fëmijë dhe të rinj,”DITURIA” në Borås të Suedisë në botim dhe përkujdesje të Qendres Kulturore Shqiptare ”Migjeni”
Se puna dhe angazhimi sjellin rezultate kjo më së miri shihet në angazhimin dhe punën që në måergatë bëjne anëtaret e QKSH ”Migjeni” me seli në qytetin e vogël dhe pitoresk Borås të Suedisë, qytet ku puna cilesohet, vlersohet dhe shpërblehet, qytet ku këtu e 400 vite më parë ku iu vunë themelt e tij. Tradita dhe puna këtu janë abc e cdo gjëje e si duket edhe bashkëkombasit tanë kanë marrë këtë dhe e kanë ngërthye në shpirtin dhe trupin e tyre cka ka vlerë dhe respekt për ta.
Duke u nisur nga kërksa dhe qellimi i kultivimit dhe ruajtjes së gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në mërgatë QKSH Migjeni në bazë të planit të punës së saj që ka për punë me fëmijë dhe të rinj këto ditë ka marrë qendrim që nga vjeshta e 2023 të botoj edhe një Revistë kulturore për fëmijë dhe të rinj.
Dhe ja mu në fund muaji shtator doli edhe numri i parë i kësaj reviste madhështore për fëmijë
dhe të rinjët shiqptar në mërgatë, pra doli numri i parë i saj me punime dhe shkrime nga fëmijët entuziast në këtë lami.
Revista do botohet në kuader të aktiviteteve të QKSH Migjeni me redaksi të sajën por nën ombrellen e revitës mujore ”Dituria”.
Revista do botohet pesë numra brenda vitit, në fillim me 12 faqe në gjuhën shqipe dhe me materile dhe shkrime edhe në gjuhën suedeze.
Është themelua redaksia në përbërje të të rinjëve nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të qytetit Borås, të cilët do kujdesen për punën dhe mirëvajtjen e botimit të revistës ”Dituria” për femijë dhe të rinj.
QKSH Migjeni, fton të gjithë fëmijët dhe të rinjët nga Shqipëria, Kosova dhe trojet tjera shqiptare që të dergojnë punime të tyre për botim dhe të jenë pjesë e revitës Dituria.
Kështu ishte sllogani i këtyre të rinjëve netuziast për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në mergatë: Mirë se vini me punimet e juaja bashkëmoshtar në faqet e revistës sonë dhe tuaj ”Dituria” për fëmijë dhe të rinj në Borås të Suedisë.
Comentarios