Edhe dy fjalë për Esenë e studiuesit Vladimir Muça


Prof.dr. Eshref Ymeri


Publicisti i njohur nacionalist Skënder Kapiti, sot kishte botuar në internet Esenë e studiuesit Vladimir Muça, me titull “Rreth librit “Triumfi i Kombit” të Skënder Kapitit”.

E përshëndes ngrohtësisht autorin e Esesë, e cila është e nivelit akademik në trajtimin e nacionalizmit, ndaj meriton plotësisht të jepet si leksion me vlera të jashtëzakonshme njohëse në auditoret e fakultetit të filozofisë. Sepse studentëve u duhet sqaruar përfundimisht se ç’është nacionalizmi. Kjo për arsye se sot, në Shqipërinë Londineze, në mjetet e informimit masiv, si zor të haset kund termi nacionalizëm. Jo vetëm kaq, por edhe kur përmendet, ky term shoqërohet me një mbiemër qesënditës: nacionalizëm folklorik. Por një herë e një kohë, kur komunistët nuk kishin dalë në skenën e jetës shqiptare, ky term ishte mjaft i respektuar. Madje për lartësimin e kuptimit të këtij termi, ishin të interesuara drejtpërsëdrejti strukturat më të larta të shtetit shqiptar, deri te vetë Mbreti Ahmet Zogu. Dhe një interesim i tillë nuk ishte i rastësishëm. Sepse nacionalizmi, në thelb, përfaqëson në vetvete një ideologji dhe një orientim të politikës që ka si parim themelor tezën për vlerën e kombit, si formën më të lartë (më supreme) të unitetit shoqëror në procesin e shtetformimit. Nacionalizmi, si një lëvizje politike, ka si pikësynim mbrojtjen e interesave të bashkësisë kombëtare në raport me pushtetin shte