“Ecja drejt së djathtës…”


“Ecja drejt së djathtës…”

Astrit Lulushi


“Ecja drejt së djathtës, dëshmi morale dhe mençurie” është libri i ri i Prof. Thanas L. Gjikës, ku ai rendit disa figura që çajnë këtë udhë. Libri ka vlera për studimet shkencore, vlerësime autorësh e veprash letrare, portrete, kujtime, letra. Është një libër për të gjithë, jo vetëm për brezin e ri; është edhe për ata që votën e përdorin si kartë pa vlerë, ose e shesin për një thes miell

Shqipëria ka nevojë për një krah të djathtë politik dhe opinion. Por gjendja mbetet e cunguar nga lufta e egër e klasave, dje, dhe nga trajtimi me ironi, shpërfillje e sarkazëm nga krahu i majtë, sot.

Gjika sjell në libër personalitete si, Lek Pervizi, Sami Repishti, Jozef Radi e Visar Zhiti që provuan diktaturën e majtë në formën e saj më të ashpër me burgje, internime, përndjekje; dhe të tjerë si, Dino Martiko që u shua burgjeve; ose më të rinj si, Fotaq Andrea e Luan Rama që i janë kushtuar zbardhjes së gjurmëve nëpër botë të shqiptarëve dhe miqve të tyre në shekuj. Libri është një zë jo vetëm për ata që shpëtuan, por për Atdheun në përgjithësi, i cili duket se ka mbetur në kohë.

Libri “Ecja drejt së djathtës dëshmi morale dhe mençurie” përmban studimin e Thanas Gjikës mbi apostulin Lukë dhe Dhiatën e Re, ku vë në dukje dobësitë e studimeve të derisotme.

Pjesa më nostaligjike e librit ështē kapitulli V, ku Gjika, veç pjesëzave nga koha e rinisë së tij, sjell kujtime rreth njohjes me figura të shquara, si Lasgush Poradeci. Letër-këmbimi i Prof. Gjikës me autorë të ndryshëm, vendosur si kapitull i veçantë në libër, tregon gjithashtu respektin që autori gëzon në fushën e studimeve.

28 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif