
E zbuluar në vitin …
Nga Fatmir Terziu
Këmbët ende e ndjejnë drithmën në kocka
fyti ende çirret si gjelat në agim
e burri ende piqet nga furra
etika e gradacionit
që bulëzon shishet
ka brenda një grua
që zhvishet
me një fustan të bukur
të padukshëm deri në panjohje
ujë i bekuar e bën si flutur
ndjen ftohje
pas një fyti që digjet në zjarr
nga gusha jote
askush s’mund të ndalë duke kërkuar,
kur je zbuluar,
edhe kur etiketat moderne i grisin
lexojnë thjesht dizajnin e zbukuruar:
“e prodhuar në vitin …, ndoshta më të thatë”
Gradacioni, 20 gradë!.
2020