top of page

E rëndësishme është të kuptojmë se lidershipi i PD ka përgjegjësinë të shpëtojë Shqipërinë



Nga Gazmend Cufaj

Kryetar i Grupseksionit PD Barking dhe Dagenham


Tashmë një udhë e re e guximshme është fiksuar. Treqind anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së do të jenë udha e re, e duhura, e prekshmja, e më angazhimtarja e këtyre kohëve në tranzision. PD, ka tashmë një strukturë të qartë. Ka liderin e saj të zgjedhur. Ka vetë organizmat e veta të ngritura institucionalisht. Ka fundja fundit votën. Ka dhe deputetët e rrinj, të cilët janë figura të shkëlqyera. E kështu rruga duket e qartë. E pastër. E domosdoshme të jetë një rrugë e tillë për të realizuar fitoren dhe kthimin në këndin e duhur, ku vizioni i Bashës të jetë shpresa e një Shqipërie të ndershme.

Anëtarët e PD-së së Grupseksionit të Barking dhe Dagenham gjithnjë në mbjedhjet dhe talimet tona të ardhës kanë vërtetuar se 25 prilli është dita më e zezë për demokracinë e brishtë shqiptare, sepse është dita kur ajo nxorr në pritë dhe u godit pabesisht mu në zemër, tek legjitimiteti i zgjedhjeve. Ndaj pritet me një dashuri dhe optimizëm na demokratët çdo lëvizje pozitive brenda PD-së dhe strukturave të saj.


Kështu gjithnjë ne mbështesim Bashën dhe PD-në në këtë udhë të ndjeshme e të vështirë me plot angazhime për fitoren sa më të shpejtë dhe realizim e ëndrrave të demokratëve. Z. Basha ka fituar për herë të tretë drejtimin e PD-së. Bashkë me mandatin e tretë vjen përgjegjësia e madhe historike për ta çuar PD-në në fitore. Prandaj loja në zonën e komfortit duhet të marrë fund. Njerëzit që ai do të zgjedhë të rrethohet duhet ta sfidojnë dhe jo ta vetëkënaqin atë. Ai dhe ekipi i tij do të ketë shpejt peshën e rëndë të fitores së domosdoshme elektorale në zgjedhjet vendore që po afrojnë.

Por koha nuk pret dhe transformimi duhet të nisë. Z. Basha duhet t’i prijë këtij procesi, duke nxitur dhe garantuar debatin mbi çështjet e mësipërme. Në kongres ai nuk e realizoi një gjë të tillë, por ky nuk është fundi, madje as fillimi i fundit. E rëndësishme është të kuptojmë se lidershipi i PD ka përgjegjësinë të shpëtojë Shqipërinë nga Edi Rama, në të kundërt do të hyjë në histori si brezi mediokër dhe pa integritet që tkurri PD-në dhe e la Shqipërinë në mëshirën e fat të saj të keq.

81 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page