
SKICË POETIKE
E Quajnë Virgjëreshë!... PREGATITUR NGA ARQILE V GJATA
gjata.arqile2@gmail.com
Lindur nga bardhësia e legjendës së fisit... Pas shumë viteve i mblodha ditët e lumtura të saj...
Eehh sa e bukur është! Dikur jetonte në një qytet, ku një lumë me shtrat shumë të vjetër e ndante malin nga brezaret gjelbëroshe. Tani jeton në një ishull të madh të Egjeut. I ngjanë një gruaje, që sapo është çuar nga gjumi i një dite me diell në ishullin më të bukur të Mesdheut. Virgjëresha të jep përshtypjen sikur i përket një bote tjetër. Nga kurmi duket si e shenjtë.
Në ishullin e madh ku jeton ajo, bukuria e saj ndriçon si hëna! Virgjëresha me gjenezë nga atdheu im ka trillet e veta me tipare herë të traditës dhe herë si imazhe të netëve detare. Ka kohë që m’i zgjon kujtimet, të cilat jetonin të heshtura brenda meje.
*** Ditë dimri, 7-të Shkurt. Ndodhi që në universin e madh e plot të papritura të zgjohet nga gjumi Virgjëresha. Në këtë ditë ka dhe ditëlindje me emër tjetër, por kjo e 7-të Shkurtit është e çuditëshme. Si me magji rëshqita në perandorinë e kujtesës të para shumë kohërave...
Madhështinë e kësaj dite dua ta gëdhënd mes gërmave!... Pritëm vite të këndonim bashkë! Nga ngjyra e verdhë u tret shikimi drejt së bukurës. Kaluan shumë behare, por më shumë vite dimri! Virgjëresha nga koha e ëndrrave qëmtoj ca ditë të bardha. Erdhën dhe u puqen stinët!...
*** Virgjëresha në shumicën e ditëve vishet si drenushe. Në ato vise ku ajo frymon dhe dielli dhe hëna nuk dallojnë nga bardhësia. Dhe kur frynë era ajo cicëron si zogjtë që kanë veshur këmishën e bardhë, ose mediton me mua. Më përfytyron si shkëmb, si lumë malor ku ujë brisk i ftohtë shkumon, a një pemë ngarkuar me flokë të bardha... Ajo më shkruan: “Ç’do gjë që jetohet pak, mbetet e shkurtër në kujtesë, por shpesh mbahet mend shumë gjatë, pasi ka lënë vatër me thëngji të ndezur nën hi!” Kjo Virgjëreshë e heshtur ishte vet kujtesa e mirënjohjes, e atyre ditëve vocrake të bardha, ku dhe puthja ishte një lodër.
Në ato Vite të Largëta...
Kur këtheheshim nga shkolla lodronim, haroheshim nëpër rrugica. Ishim fëmijë të mbarë, netëve në verë luanim me xixëllonja. Të pamësuar me bukurit e jetës dhe përkëdhelit e saja...Ishim ëngjëllorë!
Diçka kishim dëgjuar, nga më të mëdhenjtë për puthjen. Fjala dashuri ishte e padëgjuar nga ne! Ajo, tani më shfaqet si fotografi që e sodis çdo ditë! Ka sy në ngjyrë deti, të freskta dhe joshse me flokë kaçurela të thinjura! E unë ende jam si në përrallë, vërtetë ajo merr frymë, vizaton lule e shkruan kujtime...!? Mbrëmjeve më dërgon kartolina me figura të habitshme nga fauna e viseve polare. Pak muaj më parë më dërgoj një shqiponjë si ato tonat. Në këmbë i kishte vendosur një fjongo ngjyrë rozë. Ishte ditë e Mërkurë, data shtatë...Ditë e bukur dimri! Tashmë, Muza ime shëtit brenda meje. Unë nga mallëngjimi, nga etja dhe dëshira për të përqafuar elegancën e ndjenjave të gërshetit të asaj femre po shkruaj mbi një letër të bardhë! Prej asaj dië jam ndryshe! Ndjej se qielli lëngëzon freski. Mbrëmjeve nga entusiazmi im, yjet pastrohen nga ret. Virgjëresha të josh me buzëqeshjen e saj, më nxit të jetoj, të fantazoj! Dua ti qasem kënaqsisë, të shmallem me të duke pritur ardhjen e dëshëruar të Virgjëreshës! ... Më mbetën sytë nga qielli! Në orët e muzgut të këtyre ditëve të verës...po pres avionin të mbrij!...
Nga ditari i kujtimeve të jetës. Nga Arqile V Gjata
Comentarios