Lloji më i keq i të qarit është të qarët e heshtur.
Të qarët kur të gjithë janë në gjumë.
Të qarët kur e ndjen në fyt, dhe sytë të turbullohen nga lotët.
Të qarët ku thjesht do të bërtasësh.
Të qarët ku duhet të mbash frymën dhe të kapësh barkun për të heshtur.
Të qarët ku nuk mund të marrësh më frymë.
Të qarët kur kupton se personi që do të thoshte më shumë për të mirën tënde, është zhdukur.
E kështu mbeta duke u habitur kur pashë të qante ai që kishte arsye të mëdha për të bërë ndryshe, pikërisht ai që kishte përfituar më shumë nga të gjithë.
Dhe aty kuptova se e qara më e keqe është ajo e qaramanit.
Ndoshta për të mos thënë e qara e mistershme…, thashë me vete.
Fundja burrat nuk qajnë, se e mbajnë të qarën në vetvete.
Gratë detyrohen nga shpirti i tyre i ndjeshëm.
Foshnjat ngaqë e dinë se ku do të ecin në të ardhmen.
Duke qarë, foshnjat ushtrojnë kordat e tyre vokale dhe bëhen të vetëdijshëm për gojën, gjuhën dhe buzët e tyre, si dhe tingujt e ndryshëm që prodhohen – të gjitha këto janë të lidhura me zhvillimin e mëvonshëm të aftësive të komunikimit.
Fëmijët se e kuptojnë tashmë se vetëm e qara i sjell në vëmendje të tjerët.
Të rrinjtë qajnë vetëm kur nuk dinë se përse qajnë.
Të moshuarit boll kanë qarë, e tresin lotin për ta bërë qiri dhe lule për ditët e mëpastajme. Ndoshta kjo ka lidhje me mitin e hershëm. Në mitologjinë e lashtë greke, Afërdita ishte perëndeshë e dashurisë dhe bukurisë. Sipas mitit të saj, kur ajo qau nga përkeqësimi dhe pikëllimi, lotët e saj u shndërruan në lule dhe pasi binin në tokë, lulëzuan në anemone.
E pra të gjithë qajnë. Qajnë brenda mitit dhe jashtë mitit. Në një proverb të vjetër indian thuhet se të qarët të pastron sytë, ndaj ata që herët u jepnin me detyrim qepë për të qërruar të gjithëve që të mos kishin problem me sytë. Madje edhe kafshët, thotë shkenca se qajnë. Po cila është e qara më e keqe?
A është e qara më e keqe ajo e e qara në ëndrra?
Comments