top of page

E pse duhet të shkojmë akoma larg


E pse duhet të shkojmë akoma larg të kërkojmë Aristotelin, kur nuk mund të jetë gjithnjë mes asaj që lëviz në hapësirën midis mendjes dhe shestimit të fjalës nga gishtat në tastierën e teknologjisë së shekullit në vazhdim, ndërsa aktualisht e ndjejmë vullkanin e një shpërthimi të pavetëdijshëm? Në një hapësirë të tillë, kohë, vend, jashtë procesit të arsyes, por brenda vetë tërësisë vetëtimë është e gjitha që na udhëton në udhën tek korrja, e cila ballafaqohet edhe me breshërin, edhe me humbjen, edhe me iluzionin, edhe me të qënit në zgrip, kur fare mirë e dimë që mund të jetë dhe mbetet një romancë, që lind një dashuri. E aty, pikërisht aty, çdo Njeri, edhe Unë e Ti, jemi si një risi. Risi që nëpërmjet përkushtimit, bëhet më paqësore, e gjithë kjo sferë e ndërsjellë midis ndjesisë së vërtetë bëhet më e sinqertë. Autori.


Nga Fatmir Terziu



Vullkan


Buzët e saj më shumë një ndeshje

ka vënë zjarrin në brendësinë time.

Shpërthim i pavetëdijshëm.


Vetëtimë


Unë thjesht e dua të qeshurën

momentet kur dhimbja harrohet.

Xixëllonja nga retina.


Breshër


Thjesht duke thënë arsyen e vendimit:

prej arrogancës së pushtetit.

Poshtë përulësia e shërbimit.


Humbje


Pika vese mbi gjethet e zverdhura

fara të fryra nga era në zgavrrat e shkëmbinjve.

Jo çdo gjë rritet.


Iluzion


Dritat e yjeve në errësirë

vizione kalimtare të kozmosit.

pa ne, verbëri.


Zgrip


Flladi i heshtur braktis retë në hall

filtrim përmes guvës së bllokuar.

Mëngjesi merr frymë zgjuar.


Romancë


Në kohën e babait tim, ishte me lugë

në ditët e sotme, është duke pirë me kupë.

Në festën që është romancë.


Dashuri


Galaktikë e zgjedhur në mendjen time

nuk mund të shkulet ylli në album.

Dashuria e ka ngjitur.


Korrja


Ne kemi zgjedhur të korrat tona

tani eja kthe fushat tek unë me zemër.

Bujaria jonë do të rritet me një emër.

112 views2 comments

2 Comments


Fatmir Terziu
Fatmir Terziu
Jul 22, 2023

Faleminderit shum Prof Dr Ledri

Like

Tercina filozofike, që tejçojnë ajër, stil, hapësirë mendimi dhe interpretimi. Uni i ngërthyer në etapa të vetes, që strukturohet i plotë, sërish brenda numrit 3, nga 9 shfaqjet e saj.

1. Vullkan/ Vetëtimë/ Breshër

2. Humbje/Iluzion/Zgrip

3. Romancë/ Dashuri/ Korrja

secila prej tyre, pjesë e tërësisë si e tillë dhe shumë më tepër. Urime! Kënaqësi origjinaliteti, që ofrohet me një stil të ekonomizuar fjalësh dhe bota e gjerë, që përfshihet në to!

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page