E pështyjmë për ta mbrojtur?!



E pështyjmë për ta mbrojtur?!

F. Terziu

Pa e kuptuar ne e kemi bërë këtë. E kemi bërë pa e ditur, pa e njohur efektin e saj. E kemi pështyrë tre herë këtë qeveri. E pështymë kur na mashtroi me premtimet e saj, e kemi pështyrë kur na hodhi rrugëve të Botës me torbë në krahë, e pështymë dhe së fundi kur na la pa të drejtën tonë legjitime, votën. Dhe kemi kuptuar se pështirja është një dëm që i bëjmë asaj. Jo. Ne e kemi mbrojtuar atë…, e kemi ligjëruar atë me pështymën tonë.

Pështyrja, ose më saktë tingulli i pështymës (ptu, ptu, ptu … gjithmonë tre herë për të përfaqësuar Trininë e Shenjtë) besohet se mbron kundër mallkimit të syrit të lig. Dhe pos kësaj a nuk kemi thënë disa herë se Ai, i … tilli dhe i atilli, …. sillet si ndonjë fëmijë me ne? Pra kemi shkuar tek dukuria më e zakonshme që lidhet me bebet, ku njerëzit e bëjnë zhurmën e pështymës për ta mbrojtur fëmijën nga çdo dëm që mund t’i bëhet asaj. Pra ne pështyjmë për ta mbrojtur këtë Qeveri?


25 views

Shkrimet e fundit