E përkujtojmë dr. prof Mark Krasniqin





Patriotin i shquar shqiptarë me ndjenja të flakta kombëtare ...



Kjo figurë historike ishte një legjendë, ishte një poet i ndjenjave të holla, ishte një prozator realist, ishte një pedagog, ishte një edukator i urtë, ishte një shkencëtar, ishte një spektri të gjerë interesimesh në fushën shkencave gjeografike, etnografike, historike e sociologjike, ishte një poet i Madh- patriot i shquar me ndjenja të flakta atdhedashurie, ishte një politikan i rezistencës për çlirimin dhe bashkimin kombëtar.


Hasan Hasanramaj


Akademik Mark Krasniqit, që nga ditët e hershme të jetës së tij e deri me sot për Kosovën dhe qytetaret e saj ka krye punë të mëdha në momentet me të vështira, kur ky popull shqiptarë u kacafyt me jetën apo vdekjen- për çka edhe është bërë emër i njohur i historisë, i luftës për liri, i dijës, i kulturës shqiptare i cili është një enciklopedi dhe emër që gjatë tërë jetës së tij ka lanë gjurmë shumë të vlefshme në shekullin XXI. Kjo figurë e lartë kombëtare ka qenë, është dhe do të mbetet për gjithmonë një legjendë e popullit shqiptar, është një poet i ndjenjave të holla, një prozator, një realist, një pedagog, një edukator i urtë, një shkencëtar i një spektri të gjerë interesimesh në fushën e shkencave dhe historisë, patriot i ushqyer me ndjenja të flakta atdhedashurie, politikan i mbathur i politikës në rrethana të luftës për lirinë e popullit shqiptar. Kjo figurë e madhe kombëtare kur flet për karakterin, virtytet e veset, flet me plot dashuri, kurse porosit e tija për çdo ditë janë intime, e bukur, argëtuese, në një moment e imponuar. Kjo figurë e njohur historikisht ka dhënë kontribut të madh edhe në studimin dhe prezantimin e luftës së qëndrueshme qindravjeçare të popullit shqiptar për liri, për pavarësi dhe për zbardhjen e të vërtetave për Kosovës, të drejtën e shqiptarëve dhe të vetëvendosjes dhe vullnetit të lirë, për përcaktimin dhe vendosjen e fatit dhe të pozitës së Kosovës në rendin e vendeve dhe të popujve të përparuar të Evropës dhe të botës së përparuar. Nuk është çudi së kjo figurë e mirënjohur e popullit shqiptar ishte dhe mbete për gjithmonë ndër të figurat me të përndjekura nga regjimi çetnik-komunist i ish Jugosllavisë, e sidomos nga ai serbe.

Ky intelektual gjithmonë ka reagua ashpër nëpërmjet shkrimeve nga Evropës ka kërkua ti përmirësojë gabimet dhe padrejtësinë historike të saj ndaj popullit të vuajtur shqiptar”, duke theksuar së “populli shqiptar gjithmonë ka qenë dhe sot është i orientuar kah Amerika dhe Evropa, nga e cila kërkoi dhe kërkon edhe sot që ta njohë “të drejtën e ë vetmen të shqiptar” për realizimin e ëndrrës së tyre rreth bashkimin kombëtarë. Andaj, akademik Krasniqit është një prej intelektualeve me të shquar shqiptar në Kosovë dhe me larg i cili në momentet me të vështira, kur populli shqiptar u përballte me jetën apo vdekjen pati guximin dhe mprehtësinë shkencore dhe intelektuale të shkruajnë, të rezistoi, të flas dhe të kacafytet me argumente shkencore kundër elaboratit të Akademisë së Shkencave serbë në Beograd. Për këto dhe shumë kontribute të tjera tët Akademik Mark Krasniqi, atdhetar i madh tërë jetën e tij rezistoi, punoi pa ndalur rreth çështjes tonë kombëtare të cilat i theksuam më lartë në shkrimin tonë u nderua dhe po nderohet me dekorata, mirënjohje dhe shumë shpërblime të tjera të larta nga strukturat me të larta të shteteve shqiptar, të Shqipërisë, të Kosovës, të diasporës dhe vendeve të tjera.


Legjendat e fotove:


1. Mark Krasniqi emër i njohur i historisë, i luftës për liri, i dijës, i kulturës dhe i politikes shqiptare

2. Në aktivitete e LDK-se

3. Krasniqi ne Redaksinë e “Botes sot” në Zuri në bisede Xhevdet Mazrekaj






12 views0 comments

Shkrimet e fundit