top of page

E ndjeni si unë pranverën?


E ndjeni si unë pranverën?

(poezi)


Nga Përparim Hysi E ndjeni si unë pranverën? Lulëzimin e bimëve në fusha? Tani unë e kam "lincencën" dhe juve ju mungon"vula" JU mungon ajo"vula e thatë",që e kam unë"noteri" E kam se shkova në fshat (tash.e di gjithë FIERI) Qeshë dhe ndjeva afshin e tokës,mjegullën e mëngjesit mbi lumë Qeshë atje mes shokësh dhe nuk dija me kë të çmallesha më shumë Frashërin e gjeta plot gjethe dhe hipa mbi të si dikur Biçakun kisha marrë me vete dhe nxora një copë lëkurë. Lëkurën zura dhe e ormisa dhe me të bëra një culë Si fëmijërisë e ujdisa (epo tani nuk jam më burrë) Culës si dikur i bie,një avazi të bukur myzeqar Po syri vallë çfarë sheh(përbri kërcejnë dy moshatarë) Pa ikin hallet e dertet (ndjej shqerrat që po blegërijnë) Pranverë!Për ty më"zënë ethet" dhe nuk ka tjetër t'më arrijë. Asnjë,asnjë s'më arrin se den baba den jam fshatar E mbaj fort në duar"tapinë" dhe askush në botë s'do ma marrë.


Tiranë, 23 mars 2021

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page