top of page

E ky ndoshta është urimi më i gjatë për Vangjush Saron


Vangjush Saro

E ky ndoshta është urimi më i gjatë për Vangjush Saron


F. Terziu


Nuk është ndonjë habi të shënosh se në këtë datë kanë lindur, Pushkini (1799); Thomas Mann, romancieri dhe eseisti gjerman, i detyruar në mërgim nga nazistët, se ata lindën, kanë jetuar dhe janë shënuar me gërma të arta në historitë e lindjeve bilionëshe të kësaj Bote. As të shënosh se 6 qershori është dita e vizionarit. Polaritetet e të gjitha llojeve mahnisin ata që kanë lindur më 6 qershor. Ata nuk kanë shumë kohë për të bërë kompromis, ose për të kërkuar kuptimin e jetës. Në mënyrë tipike, ata kërkojnë të përmbushin qëllimet dhe dëshirat e tyre. Disa njerëz të lindur më 6 qershor duket se janë të moderuar, ose madje kanë një sjellje konservatore. Të gjitha këto janë shënuar nga filozofitë, ndodhitë, kërkimet dhe përfundimet e studimeve shekullore që lidhen me një datë, me njerëzit e ardhur në këtë datë, me fatet që shkruhen e thuhen për këtë datë, me mjaft arsye të tjera, që kërkojnë pikëlexime dhe këndlexime të reja.

Pra, sidoqoftë, sido që të jetë, është shkruar për këtë datë, është komentuar, është debatuar, por diçka ka mbetur, është prodhuar. Pra produktuar, nga një produkt, ku gjithnjë është koha dhe Njeriu. E fundja të gjithë do të thoshin vetëm kaq, nëse nuk do të ishin këto fjalë: 6 qershori është dita e 157-të e vitit (158-ta në vitet e brishta) në kalendarin Gregorian. Mbeten 208 ditë deri në fund të vitit. A thua të kenë domosdoshmërinë e tyre dhe shënimet se domethënia e ditëlindjes së 6 qershorit përkon se shpesh të lindurit e kësaj date janë të interesuar për gjëra që janë mistike ose shpirtërore. Ndërsa shenja e zodiakut për ditëlindjen e 6 qershorit është Binjakët, të lindurve të kësaj date u pëlqen të tregojnë histori qesharake. Ata, pra të lindurit e kësaj date, vlerësojnë natyrën dhe bukurinë e saj.


E ndërsa kjo e fundit na duket si qershia mbi tortë në të gjithë këtë shënim të gjatë, ndoshta për të gjithë njerëzit e lindur në këtë datë, e ndërsa është shkruar ditëlindja e artë e njerëzve që i kanë dhënë jetën e tyre kulturave dhe zhvillimeve, gjuhërave dhe shkrimeve, në këtë datë letrat shqipe kanë krenarinë e tyre dhe për një emër, që ka shënuar ditëlindjen e tij në këtë datë. Shkrimtari, fabulisti i veçantë, Vangjush Sarro, e ka ngritur dollinë e tij tashmë atje larg, në Kanada. E ka marë “thesin” e urimeve në rrjetet sociale dhe natyrshëm edhe urimet me whatsap, viber e mesazhier…. E kanë uruar familjarë, miq, të afërm, nipër e mbesa, shokë e shoqe, kolegë e kolege…e mjaft të tjerë, e kanë mbajtur në këmbë mijëra vargje, fabula, shkrime, krijime, të cilat ua ka lënë amanete dhe trashëgime lexuesve të tij në vite.

E ndërsa urimet mbajnë udhën e tyre, shkrimtari i dashuruar me natyrën, ndoshta shëtit vizionin e tij të prek të pandjeshmen, të padukshmen e strukur në bukuritë e pemëve, luleve, jeshilllëqeve të pafundme, aty ku ai tashmë mbledh nektaret e viteve që më pas t’i hedh në dritë të botimit.

E ky ndoshta është urimi më i gjatë për Vangjush Saron, pasi të tjerat mund të jenë të ngutshme, të shkurtëra, por që kanë ndoshta arsyet e veta, të jenë të tilla. Vangjushi ka lënë dimrat pas, tashmë ai po shijon pranverat, ato që i shtohen duke gëzuar me nipërat e mbesat. Gëzuar Vangjush Saro. Gëzuar! Vitet i numërofsh sipas të gjitha dëshirave të tua. Gëzuar!

105 views1 comment

1 Comment


Vangjush Saro Fatmir, sh. mirenjohje. Nje urim jo thjesht me i gjati, por me befasuesi... 'Fjala e lire' dhe ti mbeteni lumturisht nje mbeshtetje dhe inspirim i vecante per cdo shkrimtar e artist. Vleresoj shpirtin tend dashamires e krijues, kohen dhe perkushtimin, duke ndare, si gjithnje, respekt e nderim te ndersjellte. Uroj shendet e jete te gjate edhe per ty, krijimtari te spikatur gjithashtu. Perqafime, mik e koleg i çmuar.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page