top of page

E KAM VJEHRËN NGA KANINA


E KAM VJEHRËN NGA KANINA

Nga Luan Çipi

Kam dhe unë përse të mburem:

Dhëndër Kanine, desh Zoti.

Mbi Kala me nder përulem,

Si dikur Gjergj Kastrioti.

Kanina, me sojë veziri,

Zanafilla e Familjes Vlora,

Mbi ta shquhet Ismaili,

Dymbëdhjeta, ja bën fora.

Ndrijnë, si Kruja dhe Kanina,

Dy kala ku s’tundej shkëmbi,

Veç dëgjohej thirja: Prina!

Pa ju prekur majë gjëmbi.

Në Kaninë jetoi Donika

Dhe Angjelinë Araniti,

Maro Muzaka me çika,

Tri gra me zemër graniti!

Po atje dhe Fenua lindi,

(Vjehra ime, me dëshirat),

Gith’sa e njohën, i bindi

Hynë në katër më të mirat:

Gojën mjalt, zemrën flori,

E pa përtuara kurrë,

Bukuroshe, në të ri,

Flutur e trime, si burrë.



19 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page