E DI PASTËRTINË


    ANNA BLANDIANA

    Anna Blandiana, konsiderohetsi poetesha më e madhe artit poetik bashkëkohorrumun. Është ballafaquar mecensurën dheizoliminpolitikqë në debutimin e saj. Ajo kaditur të kultivojë njëterritor të vetin liriktëshpëtimitngandërhyrjete jashtmeduke i dhënë vitalitetdhe kuptimnjë poezie të mbyturnga njëkontekst social kulturor. Një kontekst dramatik i ruajturmepastërti tepërstilistiketë formës, një poezie cila,siç thotë vetë poetesha «Nënjë botë qëshkruandhe fletaq shumë, ka për qëllimqë tërikthejë heshtjen, aftësinë për tëheshtur. Gjithçka që kamkërkuar ështëhija efjalëve.Dhe nuk kanëmë hijefjalëtqë kanëshiturshpirtine tyre»

    E DI PASTËRTINË

    E di qёpastёrtia, nuk jep frut,

    nga virgjёreshat nuk lindin fёmijё,

    ёshtё ligji suprem i tё qenit i pistё

    ёshtё taksa mbi jetёn.

    Flutura tёkaltra lindin larva,

    lindin fruta dhe lule pёrreth

    bora e bardhёёshtёfis,

    toka e ngrohtёe painfektuar.

    I painfektuar fle ajri

    atmosfera mizёron nga mikrobet,

    mund tё mos lindёsh nёse s’do,

    por po jetove tёpret varri.

    Ështёe lumtur fjala nёmendje,

    me t’u shqiptuar e pёrgojon veshi,

    nё cilёn pjatё tё peshores -

    të peshosh ёndrrёn memece apo famёn?

    Midis heshtjes dhe fajit

    kё tё zgjedhёsh – kopetë apo lotusit?

    Oh, drama, tё vdesёsh nё tё bardha

    ose vdekjen tё mundёsh sido qё tё jetё.

    1966)

    DO TË DUHEJ

    Do duhej tё lindnim pleq,

    tё pajisur tashmё me intelekt,

    tё zotё tё zgjedhim fatin tonё nё tokё,

    cilёt shtigje nisen nga udhëkryqi i prejardhjes

    dhe kokëkrisur qoftё dëshira pёr tё shkuar përpara.

    Pastaj duke u rinuar, rinuar pёrherё mё shumё,

    tё pjekur dhe tё fortё tё arrijmë nё portёn e krijimit,

    ta kapёrcejmё dhe nё dashuri duke hyrё adoleshentё,

    tё jemi djem nё lindjen e fёmijёve tanё.

    Do tё ishin mё pleq nga ne, sidoqoftë,

    do tё na mёsonin tё flisnim, pёr tё fjetur do tё na tundin,

    dhe ne do tё zhdukeshim gjithnjë e mё shumё duke u bёrё pёrherё e mё tё vegjël

    si njёkokёrr rrushi, si njёbizele, si njёkokёrr gruri...

    LIDHJE

    Kjo është e gjitha vetja ime.

    Mёjepni njёfletёqёtёmos mёngjajё,

    mёndihmoni tёgjej njёkafshё

    qё tё mos rёnkojё me zёrin tim.

    Atje ku unё shkel, toka çahet

    dhe tё vdekurit qё ngjajnё me mua

    i shoh tё pёrqafuar pёr tё lindur tё tjerё tё vdekur.

    Pёrse kaq lidhje me botёn,

    kaq paraardhёs dhe brezni tё detyruara

    dhe i gjithё ky pёrngjasim i paarsyeshёm?

    Mёndjek universi me njёmijёfytyrat e mia

    dhe s’mund tёmbrohem veçse kundёr tёrbimit tim.

    1969

    Perktheu: Faslli Haliti

    9 views

    Shkrimet e fundit