top of page

Dy poezi të panjohura nga poeti elbasanas Sofokli Duka




Poeti i mirrënjohur Apostol Duka


Dy poezi të panjohura nga poeti elbasanas Sofokli Duka

(Shkruar në Elbasan në vitin 1982)



Artistja fshatare


Kush ta dha ty syrin e bilbilit,

vështrimin e shqipes kush ta fali!

Thellë në sy të rrinë ngjyra prilli,

përmbi ballë të rrinë shkrepa mali.


Gishtat për piano të janë prerë,

ndaj në brazdë aq ëmbël hedhin farë,

t'u argasën dimër edhe verë,

nga punët e shumta në arë.


Dhe shtatin e derdhur të sorkadhes,

dhe lulet e bukura të gushës,

i morrë nga malet e livallet,

kur shkon e vjen drejt fushës.


Ti që hap tarraca lart kodrinave,

si artiste del këndon në skenë,

zëri yt si fllad i dafinave,

te brazd' e ugarit ka folenë.


Vajza e këngëve


Ç'je kaq e gëzuar dhe e qeshur,

sonte në këngë e në fjalët e tua?

E sheh atë plak që aq i heshtur,

si të rri përballë i hutuar?!


Ylli yt që të kuqon mbi ballë,

Syt e tu të kaltër e të bukur,

Atij zemrën ia kanë mbushur me mall,

Si e bija e tij, ti sot i je dukur.


Nota vajz' e tij si njihte fare,

Veçse këngët e vendit i pëlqenin,

Motivet e pastra luftëtare,

Nga se shpinin, edhe e rrëmbenin!


Kur këndëonte ja me zë si yti,

Kur marshonte a mjekonte shokët,

Plot gaz e rini ta mbushte shpirtin,

Dhe i qeshnin sytë, i ndrinin flokët.


Pastaj vajza mbeti në një këngë,

Ja, tek kënga që këndove sonte,

Lotët plaku ndaj i fshiu ëmbël,

Dhe ty erdhi të të përqafonte….

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page