top of page

Dy ndalesa poetike ... në Një


Fatmir Terziu



1.


Nuk e ndjen. Nuk e ndjej… Lëkura

Çmimi i fundit

ka mbetur vetëm fatura

brendive të tërthorta të diagnozave kur shiu pin ditën

në molin e strukur para një gropëze të etur

nuk ka më erë

nuk ndodh të ketë ndonjë fryrje kaq dollibashe

në dy skelete paralele

njërin përpiqesh ta mbash në kornizë

tjetrin e mban me vehte…


… nuk e ndjen … nuk e ndjej…

me gjithë këto dhimbje si fatura

nuk e di a na ka mbetur vetëm lëkura?



2.


Dhé i gëzohesh zhurmave pirate

brenda teje ka jetë

nëse jam prej baltës sate

pse vetëm dhimbjen mund ta prek?

18 коментарів


FJALA E LIRE FREE SPEECH
FJALA E LIRE FREE SPEECH
19 лист. 2020 р.

Muça Vladimir

Kënaqësi të meditojsh në krijime të tilla poetike

Вподобати

FJALA E LIRE FREE SPEECH
FJALA E LIRE FREE SPEECH
17 лист. 2020 р.

Aleko Likaj

Urime miku im. Te pershendes nga larg.

Вподобати

FJALA E LIRE FREE SPEECH
FJALA E LIRE FREE SPEECH
17 лист. 2020 р.

Natasha Xhelili

Shtrohen pyetje, nenkuptohen pergjigje, enigma zgjatet pas vargjeve tuaja Fatmir Terziu. Vargje qe synojne te trajtojne filozofine e kohes e ekzistences! Urime!

Вподобати

FJALA E LIRE FREE SPEECH
FJALA E LIRE FREE SPEECH
17 лист. 2020 р.

Nexhi Baushi

Poezia e dytë në katër vargje pasqyron tërë thelbin e jetës brënda suazës së dheut ku jetojmë. E dhimbshme është , por vazhdojmë të jetojmë brenda dhe me dhimbjen e saj. Prej çfarë balte jemi gatuar kështu?!. Kur do të shërohemi?! KOMPLIMENTE

Вподобати

FJALA E LIRE FREE SPEECH
FJALA E LIRE FREE SPEECH
16 лист. 2020 р.

Ahmet Mehmeti

Mendim i thelle poetik, sa dramatik aq optimist ne dy pamje, ne dy pjese qe jane ne antiteze me njera tjetren por qe i bashkon ky realitet dramatik qe shqeteson kete shpirt te ndjeshem, shume interesant dhe zhbirilues..., nje poezi inteligjente, te lumte miku im Fatmir Terziu!

Вподобати

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page