
(Vёzhgime rreth librit “Puthja e egёr” tё Ismet Mehmetit)
Teksa po lexoja me laps nё dorё pёrmbledhjen poetike “Puthja e egёr” tё poetit Ismet Mehmeti, para syve si nё njё kinematikё, m’u ravijёzua portreti dhe karakteri i njё djaloshi, i cili mbasi mbaronte turnin e dytё nё Uzinёn e Pambukut nё Rrogozhinё, me njё fletore me vija tek vinte nё atё zyrёn time tё vogёl, dhe gjer nё orёt e vona tё vitit 1979, lexonim poezitё e njeri tjetrit, e flisnim gjithё pasion pёr fjalёn e bukur poetike.
Po i njejti karakter, shpirt shoqёror m’u shfaq edhe pas dyzet viteve, jo vetёm kur gjerbnim kafenё e mallit te “Gjashtёkёndёshi” nё Durrёs, por edhe kur meditoja mbi poezitё e librit tё parё tё sapobotuar, ndonёse nё shtypin letrar e kisha ndjekur qё nё vitet ’80.
Njё libёr me dyzet poezi, me pesёdhjetё e tetё faqe, mё fliste shumё pёr njё botё tё “harruar”, zvetёnuar nga koha, por mё shumё tё burrёruar, me njё pjekuri tё plotё, ku nё tufat e flokёve, dallgёzonin thinjat.
Mes kёtyre meditimeve mё erdhi nё mendje njё portret eseistik krijuesish, sintetizuar pёrmes njё sentence nё librin “Sagё palimsestesh- anima Mundi” tё Moikom Zeqos, ku flet pёr krijuesit e mirёfilltё e tё talentuar.
“Poezia, nё fakt, vuan shumё nga ata tё cilёt duan ta pёrvehtёsojnё dhe ta vringёllijnё lart si njё shpatё, tё godasin dhe tё mburren me tё. Ata, tё cilёt tinёzisht kёrkojnё ta kthejnё poezinё nё idhull, duke dashur tё afirmojnё superioritetin dhe prestigjin e saj, ata nuk bёjnё gjё tjetёr veçse venё nё dukje dobёsitё e saj.” (Moikom Zeqo, “Sagё palimsestesh- Anima mundi”, f.154)
Mё erdhi nё mendje, nё kёto çaste meditimi, rrugёtimi dyzet vjeçar i Ismetit, me ato dyzet poezi, duke i qёmtuar me kujdesin e atij kopёshtari tё pёrkushtuar.
Shumё kush mund tё thotё: “Dyzet poezi!!!”
Po, po ka dyzet poezi por qё flasin shumё pёr dyzet vite.
Poezia, nё fakt, e ka shoqёruar Ismet Mehmetin nёçdo hap tё kёtij rrugёtimi dyzet vjeçar. Irisi i syrit tё tij, kudo e gjithkund nё jetёn e tij ka rrezatuar dritёsirё poetike, duke medituar mbi ngjarjet, fenomenet me atё fletoren me vija. Ai nuk ka qenё manjiak pёr tё “korrur e shirёpa firo” dhe rast e pa rast bёrje krijimtari, siç ndodh sot rёndom me shuminё e feisbukasve nё kuadrin e “pluralizmit krijues.”
Poeti rrugёtimin e tij poetik, nuk e sheh si metaforё tё njё jete por si njё kёrkim tё vazhdueshёm nё substanca tё reja kohore, si njё pёrballje kreative duke pёrjetuar dhe pёrmes ligjeve tё mohim-pohimit, qё me konceptin e tё cilёve, mbi themelitё e sё shkuarёs, ngrihet njё ardhmёri mё e mirё, pёrmes njё arti spontan tё ndjesive njerёzore nё njё dramacitet sa lirik aq dhe shoqёror.
Kёto kontekste estetiko- stilistike, pёrmes simbolikёs, metaforёs, alegorisё, anaforave, nё kompleksitetin poetik, autori rimeditoi ndёr vite mbi krijimin spontan, duke shtuar valenca tё reja nё sa mё shumё gonge poetike.
Fuqinё e tyre tё shprehjes poetike kёto krijime nё dyzet vite tё “stazhionimit artistik” e kanё marrё dhe nga gjuha e pёrzgjedhur ndёr vite, me shumi tingёllimash, loje fonetike me vargun disi “rrebel”, si dhe me ridimensionimin e metaforave tё qёmtuara aq bukur, shumёfunksionale nё sistemin krijues.
Nё tёrёsinё e trajtimit poetik tё fjalёs, Ismeti e trajton atё si fёmijё, tё gjallё, me anatominё e plotёruar tё saj, duke e shoqёruar me kurora metaforash e simbolesh gjatё vargёzimit poetik.
Emocionet e poetit nё pёrjetime tё tilla tё skalitura pёrmes figurave tё qёmtuara artistike azhornohen plotёsisht me mesazhin, qëllimin qё kёrkon tё shprehё autori nё kuadrin e rolit qё ka arti i tё shkruarit poetik ku nё poezinё “Prilli i prerё” autori sintetizon:
“ Ditёlindjet e mija, mbetur larg,
Prilleve tё prerё,
Si zgjedhim i foljes, nё kohёn e shkuar
Orёve tё rusishtes,
Nga pluhuri i shkumёsit, pёrzier.”
Gjithçka vjen nёpёrmjet njё magjie poetike e cila e pёrcjell sentimentin, sa pikёllues aq dhe romantik pёrmes dramacitetit universal, me njё ekzistencializёm ku:
“Silueta jote e heshtur, e mbetur atje larg?
(Duhej forcё e madhe mallin ta ndante)
Puthja e egёr, nё çastin e ndarjes, u kthye nё dallgё.”
Nga poezia “Puthja e egёr” f. 55
Njё poezi e tillё, pa komplekset e metrikёs, ku brenda konceptit klasik implementohet vargu modern, mё pragmatik, mё i lirё, nё shprehi ndjenjash. Njё poezi e tillё pёrflak botёn shpirtёrore tё pa cak.
Poezi tё tilla si “Puthja e egёr”, “ Zgjoi muzgjet e dashurisё“, “Tetor”,” Zemёrimi i bardhё”, “ Udhёtim mbi det”, marrin statusin e njё loje ndjenjёsore, ushtrimi shpirtёror, reflekse tё subkoshiencёs tё njeriut, letёr lakmues mbi njohjen e arealit qё pёrjeton, angazhim e zhvillim shoqёror.
Vlerat artistike gjatё kёtyre dy jetëve krijuese, mbёshtetur fortas nё kёto “resurse artistike” qёndrojnё nё konsideratat dhe pёrfitimin e vlerave qё sjell natyra me funksionin e saj artistik. Ismeti e ka bindje estetike, konsiderimin e natyrёs si komponent artistik nё njё krijim, si njё vlerё artistike sipёrore. Nё kёto koncepte, natyralizimi qё poeti i bёn estetikave moderne botёrore, njohja principiale me to, ka bёrё qё tё realizojё njё produkt poetik tё pёrveçёm shqiptar tё pangjashёm me askёnd.
Nё poezitё “Qyteti i borёs”, “ Muzg nё Durrёs”, “ Santa Sofia”, “Venecia “, “ Qelёza”, “ Lumi i fёminisё”, elementёt e natyrёs vinё si inpute artistike, distributor tё ndjesive njerёzore nё njё bashkёjetesё tё poetit, njeriut, (lexuesit) me natyrёn.
Nё çdo varg e strofё, pёr poetin Mehmeti natyra rrugёton si njё personazh, si njё domosdoshmёri estetike e vargut, poezisё. Nё kёtё rrugёtim tё pёrbashkёt poeti stimulon poetikisht tё thjeshtёn se siç duket Ismeti e ka si paradigmё sentencёn e Walt Witmanit se: “ …nёse kёrkon tё gjeshё tё bukurёn, mos ngarend, por shihe se atё e ke tek e thjeshta para syve.”
Ndaj edhe nё shuminё e tyre poezitё vinё me gongun e tyre lirik, gjeneruar nga meditimet, pёr trandjet dhe dilemat ekzistenciale tё subjektivitetit lirik. Refleksionet e poetit ( pse jo edhe tё lexuesit) bindshёm pёrshkohen me thelbin e universialitetit dashuror tё qenёsive, nёpёrmjet elementёve pёrbёrёs tё gjallimit tё shpresave.
Ismeti kёtё e realizon, ngase nё produktin e tij poetik, nuk rend pas figuracionit pёr figurё, ose nё kozmogoni si shumё lirikё feisbukas. Poeti ynё, i dy jetёve krijuese, abstragon brenda realitetit dhe pёrditshmёrisё, duke e qёndis fjalёn e bukur poetike pёrmes triorimit tё saj, duke mos “huazuar” figura plagjiatura, por e sjell figurёn si sintezё tё shijeve e estetikave tё veta poetike.
Pёrmes vargjeve ai arrin ta fusё lexuesin nё njё meditim sa melankolik, aq sa dhe ekzistencial, mes pёrvojave boheme tё tija personale, ku definon fryma e personalitetit.
Kёtyre vargёzimeve, aq mё shumё ia shtojnё fjalёbukurat e pёrzgjedhura poetike ku rima dhe atje ku mungon, si kantilenё vjen tingёllima e fjalёve me fonema tё pёrbashkёta, si njё vazhdimёsi e muzikalitetit tё vargut.
Poezi tё tilla si “I mblodha vitet”, “ 25 vjet”, “ Shtёpia e lindjes”, “Dudul”, “Vdekja e detarit plak”, “ Ç’fjalё mbeti pa u thёnё”, “ Jeta e ndarё nё dysh”, “ Raxh Kapuri”, “ Lumi i fёminisё” interferojnё nё mendjen dhe shpirtin e lexuesit tё vёmendshёm edhe brenga e dhimbje tё mёdha shpirtёrore, pёrmes lirikёs, brujtur me hallet e thekshme tё popullit, tё aranzhuar bukur me jehonat e folkut.
Poeti Mehmeti, e vendos burimin e kёtij gjenerimi poetik bash aty ku gjurmohet, gjallojnё dhe trazohen me rrapёllima dramacitetet lirike me jetёn e njerёzve tё thjeshtё, nё jetёn e kёtyre njerёzve transkriptohen bardet poetike ku:
“ Nuk pata pranё doktor e mami,
Veç dy gra tё mira, njera prej tyre evgjitkё.
Ajo tё priti nё duar, tё mblodhi nё gji,
se dhe vetё nёnё qe bёrё ato ditё.”
…dhe kur u kthye nё atё shtёpi- lindjeje burrё me mjekёrr tё rruar nё shtёpinё e Kocaqёve:
“Njё nuse e re mё vёshtroi me sytё e larё
Dy pika loti mё shkuan nё faqe
Qё sot s’e njoha “maminё” time tё parё,
Nё duar mbaja pёr tё njё tufё me manushaqe. “
Poezia dhe atje ku rima thyhet, tonet poetike, fonemat e tingёlliamat e integrojnё leximin e poezisё. Ndjenja gjenerohet varg pas vargu, nё pёrfundime tё befta poetike, si mes qiellit e tokёs duke ridimensionuar e qartёsuar nёntektset, tё cilat daktilografohen nё mendjen e lexuesit.
Dhe nё poezi tё tilla ku dhimbja ёshtё nё ekstremet e saj si njё introdukt artistik, e cila imburson shumё ndjenjё pёrmes metaforёs, ku nё poezinё “Vdekja e detarit plak”…
“ kur vdiq
dy pulёbardha, si dy telegrame dёrguar nga deti,
Erdhёn nё varrim.
U sollёn nё ajёr,
Qanë.
Diçka thanё nё gjuhёn e tyre,
Se ç’fjalё thanё askush s’e di.
Ndoshta tekstin e dhimbjes
Qё e dёrgonte deti. “
Kur e rilexon kёtё poezi tё shkruar nё vitin 1985, ndjehesh nё njё botё ndjesishё, respekti dhe dashurie tё pamatё, ndjehesh si mes tokёs dhe qiellit me kundёrshtitё e gravitetit, i cili s’tё le tё kapёrcesh “yjet endacakё” e tё kuvendosh me detarin plak.
Gjithçka, pёrmes njё fryme tё çiltёr poetike, pёrmes metaforёs sё pulёbardhave, vjen pa ngarkesa kozmogonike tё njё figuracioni shtijak e euforik. Vargjet vinё natyrshёm nё kadencёn e tyre, duke i dhёnё motivit poetik madhёshtinё artistike.
Ky produkt me dyzet poezi, i dy jetёve krijuese nё dyzet vite nga prezantimi im i parё me “çunakun” Ismet, vjen si njё gjetje pёrfekte e kujtesave njerёzore, emocioneve, pёrjetimeve e anktheve jetёsore.
Gjithçka e mirёmotivuar, vjen me statusin e njё pasaporte individuale poetike, mbartur nga vitet si njё kredo, anatemim i vetes, kohёs e tё bashkёkohёsisё.
Poezi e trazimeve ekzistencialiste pёrmes pёrjetimeve nё substance tё ndryshme kohore, pёrmes njё subkoshience nё ndryshime nё substanca kohore, por pёrndezur nga kundrapunktet ndjenjёsore dhe emocionet qё kanё gjeneruar nё shpirtin poetik tё Ismet Mehmetit nё njё bashkёudhёtim tё pandarё.
Nёndor
2020
Vladimir Muça
Shkrimtar, kritik
Muça Vladimir
Të falenderoj Fatmir për hapsirat të transmetimin e vlerave letrare