Astrit Lulushi
Qëllimi dhe mjeti, lojtari dhe loja, njeriu dhe jeta, të gjitha përbëhen nga ndërthurja, dhe kanë nevojë për një arbitër për t’i pajtuar. Njeriu përpiqet të sheshojë kontradiktat, dhe kjo sjell absurditet në të menduarin dhe fjalën, sepse shpesh i duhet të thotë të kundërtën e asaj që mendon. Asnjë fjali nuk mban gjithë të vërtetën. Mënyra e vetme me të cilën njeriu mund të jetë i drejtë, është duke përqafuar gënjeshtrën; Fjala është më e mirë se heshtja; heshtja është më e mirë se të folurit; Këto janë, dhe nuk janë, në të njëjtën kohë; dhe të ngjashme. Gjithë universi ka vetëm një gjë, pamjen dy-fytyrëshe, krijues-krijesë, çështje-mendje, e drejtë-e gabuar, për çdo propozim mund të argumentohet për t’u pranuar ose hedhur poshtë, për t’u pohuar ose mohuar. Prandaj, çdo njeri është një pjesë, dhe natyra i jep një mendje, që e bën të justifikojë individualitetin e tij. Natyra është e pamasë; edhe njeriu është gjithashtu i gjithë botës, universalist, dhe, pasi Toka, ndërsa rrotullohet në boshtin e vet, rrotullohet gjithashtu rreth diellit. Kështu ndodh me natyrën e politikanit që për Diell ka postin; pa qenë i pushtetshëm dhe i pasur, ai përpiqet përtej mundësisë së një reformatori, radikali a revolucionari të mirëfilltë, premtimet i derdhen lumë, dhe turma e mban në supe a e ndjek pas me brohoritje; dhe kur merr pushtetin ai mbyllet në kullën e tij, harron fjalën e dhënë, dhe mbron me fanatizëm pjesën tjetër të ditëve në diell. Nëse e pyesin se si do të vepronte po t’a fillonte jetën përsëri, do të thoshte, se do të ishte i mallkuar, por të njëjtën gjë do të bënte.
Comments