top of page

DY FJALË PËR ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS ...


Kastriot Ahmati

* * *

Ka ditë që diskutohet për rizgjedhjen e presidentit të ri të vendit, pasi që ka ardhur momenti. Partia socialiste e fiksuar në mandatin e dytë i ka të gjitha mundësitë që këtë rebus ta zgjidhë me votat e saj, pa patur nevojë ti kërkojë konsensus opozitës së përçarë. Kopetencat e këtij pozicioni në piramidën shtetërore jenë tejet të kufizuara tanimë. Kjo sepse herë pas here ustallarët e politikës, duke qethur kushtetutën, ja kanë shkurtuar me gërshërë të mëdha ato. Risi përbën fakti se mjaft emra kandidatësh kanë vërshuar në hapsirën e lojës, madje kësaj radhe edhe femra!

Pikërisht këtu desha të përqëndrohesha pak, duke këmbëngulur së pari për moshën e kandidatit, sepse presidenti apo presidentja, sipas mendimit tim, minimumi, duhet të jetë jo më poshtë se 55 vjeç, si edhe një personazh apolitik! Kjo edhe sipas eksperiencës më të mirë bashkëkohore e të asaj ndërkombëtare. Le të marim shembull nga SHBA, nga Italia apo Greqia fqinje të paktën.

Socialistët në pushtet, të mos bëjnë eksperimente, siç bëri dikur lideri i tyre Fatos Nano, duke emëruar në pozicionet e kryeministrit, dy çunakë si Majko & Meta, të dy këta "pionierë të Enverit" që s'kishin ngulur qoftë edhe nga një gozhdë në profesionet e tyre, në të cilat sapo ishin diplomuar! Të dy këta cullakë të përfshirë në këtë eksperiment, u ngulën pincë në politikën shqiptare në këto 30 vite, duke sjellë si shembull vetëm një model të shtrëmbër! Sepse kujdesuan me përparësi vetëm prapanicën e interesat e tyre personale, duke mos sjellur asgjë të re apo risi në politikë e qeverisjes!

Në këtë linjë më kujtohet edhe një propozim i minutave të fundit në parlament, si ai i partisë demokratike për Bamir Topin, diplomuar për veteriner, por që gjithmonë kur anunçohej pozicioni i Presidentit të Republikës mediatikisht, viheshin gjithmonë përkrah titullit të kreut të shtetit edhe fjalët doktor/profesor! Mesa shihet, ata këshilltarë që kishte pranë dhe që e këshillonin, ose nuk e kuptonin ose bënin sikur nuk e kuptonin, që titulli dr.prof ishte për lopët e për viçat e jo më për pozicionin më të lartë të kreut të shtetit!

Ndaj të më ndjeni miq, kolegë e shokë të dashur, jo se s'kam më ç'të them, por duke dashur të kontribuoj sado pak në këtë linjë, mendova të hedh dy fjalë në këtë skakierë për rizgjedhjen e presidentit të republikës, e nëse duan socialistët në pushtet, ti mbajnë para syve si prioritet ...

9 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page