Poeti i talentuar Fatmir Terziu, zë një vend të nderuar në “galaktikën” e letërsisë mbarëkombëtare. Ai i përket sërës së atyre krijuesve që rrezatojnë një ngrohtësi shpirtërore të veçantë, çka bie në sy edhe në vëllimin e fundit poetik “Dashuria e Jugut”, të cilin Timo Mërkuri e ka analizuar bukur mirë në Portalin “Fjala e Lirë” të ditës së djeshme.
Kushdo që komunikon me këtë mjeshtër të fjalës artistike, përjeton një rehati absolute dhe një qetësi shpirtërore si të dhuruar nga Hyjnia, i duket sikur koha e ka ndalur ecjen dhe çdo gjë rreth e rrotull shpirtin ta këndell, pavarësisht nga tekat e motit apo vendi i komunikimit.
Poezia e tij të magjeps, sepse vetë Fatmiri ka aftësinë e jashtëzakonshme për të të dhuruar mirësi me atë buzëqeshjen e tij të çiltër dhe aftësinë për të të dëgjuar me zemërbardhësi. Prandaj poezia e tij ka forcën tërheqëse të magjisë se përcjell ngrohtësinë e shpirtit të tij. Është fat i madh për botën letrare mbarëkombëtare që ka një krijues me një rrezatim kaq vezullues në disa gjini, në të cilat ai ka shkëlqyer dhe vazhdon të shkëlqejë si poet, prozator, kritik, eseist etj.
Eshref Ymeri
Santa Barbara, Kaliforni
15 prill 2021
Çdo krahinë e vendut tonë është në vetvete poezi. Por natyra nuk flet për vetveten. Zoti krijoi natyrën pastaj robin. Dhe robit i dha "detyrë" të flasë për gjithçka të natyrës. Por ashtu si natyra që jo gjithçka e ka të përsosur edhe robët (njerëzit) jo të gjithë kanë dhunti për të folur për bukuritë e natyrës, për njerzit me zemër të bardhë, dashuri të sinqertë. Jo të gjithë kanë aftësi për të hyrë në brendi të natyrës dhe shoqërisë, për ti shprehur ato, për ti bërë të kapshme, të kuptueshme. Me ndikim në zemrat e të tjerëve që të arrihet më e mira tek të ghithë dhe për të gjithë. Por ka njerëz që natyra i a dhuron shoqërisë…
Urime Prof.Dr.Eshref Ymerit. Urime te perzemerta poetit te talentuar Fatmir Terziu
per botimin e librit poetik "DASHURI JUGU". Gezime te tilla pacim ne kete kaos boteror.
Me shume respekt, Myslim Maska. Athine.