Dy fjalë për krijuesin Duro Mustafai


Natasha Limaj

Të shkruash për intelektualë të kësaj përmase , patjetër që kërkon informim , formim e përvojë, megjithatë , kur dëshira është e madhe për të thënë diçka për z.Duro Mustafai , edhe ,pse shkrimi mund të jetë modest mendoj se ka vlera. Z. Duro është një nga ata intelektualë me shpirt artistik ,i cili i ka cekur të gjitha fushat e artit të shkruar . Një jetë të tërë profesionist i shkëlqyer , në shërbim të gazetarisë ,publicistikës deri dhe pedagog i gazetarisë në Universitetin e Tiranës. Bashkë me profesionin z. Duro ka shpalosur edhe një dyzinë botimesh në poezi ,prozë, novelë ,duke mos harruar edhe skenarin e filmit historik “ Gunat përmbi tela” ( mbi luftën e Vlorës ). Ashtu , si çdo krijues që i mbyll sytë duke gërmëzuar dhe lënë krijesat e tyre amanet t’ua botojnë pasardhësit , ashtu ka ndodhur edhe me z.Duro. Produkt i këtij amaneti është edhe libri me titull “ Kuba siç nuk e kemi njohur “Pra një udhëtim 30 ditor si përfaqsues i rinisë shqiptare për kohën, na ka ardhur, mjaft i qartë dhe plot emocion, nëpërmjet këtij botimi postmortum. Ishte kënaqsi për mua, që më ra në dorë ky libër ,pas leximit të tij ndjeva vërtetë emocion. Nëpërmjet rrëfimit mëse origjinal të z. Duro arrita të bëj një udhëtim imagjinarë mbreslënës. Faqe pas eaqeje u njoha me popullin , traditat , gjeografinë dhe bukurinë e Kubës së panjohur për vendin tonë, pra përjetova situata dhe emocione pothuajse afër së vërtetës. Faleminderit Duro Mustafai , edhe pse banor i parajsës na emocionon me krijimet e tua sa informative , aq dhe artistike. Pena juaj asnjëherë nuk është monotone , por të simulon abstragime, të cilat përherë të grishin për të lexuar!... Qofsh i paharruar dhe dritë për ardhmërinë!.. Faleminderit, edhe Familja ,që bëri të mundur botimin e librit dhe dërgesën e një kopjeje në emrin tim!.. Natasha Limaj ( Fejzaj ) 25 . 12 . 2020

25 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif