Dy fjalë për grekomanin me emër Vasil Klironomi
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jun 2, 2020
- 9 min read

Prof.dr. Eshref Ymeri
Dy fjalë për grekomanin
me emër Vasil Klironomi
E para e të parave, ti që kritikon shkrimtarin dhe poetin e njohur Arqile Gjata për gabime drejtshkrimore, je vetë i paditur në drejtshkrimin e shqipes. Ti shkruan: Po vazhdoi protestën time... Trajta e foljes vazhdoi është e kryera e thjeshtë e kohës së shkuar e vetës së tretë të foljes vazhdoj në mënyrën dëftore. Dhe që të shpreheshe korrekt në Shqipen tonë Hyjnore, siç e quan Naimi i Madh dhe Aristidhi i Madh, duhej të shkruaje Po vazhdoj protestën time... Kurse ajo trajta vazhdoi, po e përsëris edhe një herë, është e vetës së tretë në kohën e shkuar të së kryerës së thjesht. Pra. thuhet ai vazhdoi.
Së dyti, mos kërko të më veshësh mua thëniet e autorëve të tjerë se unë vetëm i kam cituar. Pse nuk merresh me përmbajtjen e thënieve të të gjitha personaliteteve që unë kam cituar? S’merresh dot se s’të intereson e vërteta.
Që të të kthjellohet sadopak truri dhe të bindesh se kompleksi i inferioritetit të politikës greke ndaj etnisë shqiptare ka traditë të kahershme, shfleto librin “Historia e Shqipërisë”, me autor Jean-Claude Faveyrial (1817-1893) dhe atje do të lexosh se si greko-rusët u nxorën sytë 15 mijë ushtarëve shqiptaro-vllehë. Në atë libër është dokumentuar historia e shqiptarëve dhe e vendit të tyre që nga Antikiteti.
Ti do të bëje mirë të merreshe me analizën e asaj paradës së 25 marsit të vitit 2009, ditë, të cilën Athina e kremton si festën e pavarësisë, të fituar me gjakun dhe me sakrificat e shqiptarëve arvanitas, kur në tribunë ndodhej presidenti i vendit dhe ministri i mbrojtjes, ndërkohë që ushtarët grekë parakalonin para tyre, duke ulëritur si të çmendur: “…me zorrët e shqiptarëve do të bëjmë lidhëse këpucësh”.
Tani përpiqu t’u mbushësh mendjen lexuesve se ato klithma çmendurake nuk ishin shprehje e kulluar publike e kompleksit të inferioritetit para etnisë shqiptare. Se dikë mund ta urresh, madje shumë fort, nëse ai të ka bërë krime të rënda. Por kur dikë e urren thjesht se ai i përket një tjetër etnie, kjo nuk mund të jetë gjë tjetër, veçse shprehje e hapur e kompleksit të inferioritetit. Për një rast të tillë, Bernard Shou thotë:
“Urrejtja është hakmarrje për frikën që përjeton”.
Se ç’përfaqësonte politika greke gjatë masakrave të Millosheviçit në gadishullin tonë, politikë që ishte tërësisht në mbështetje të atij krimineli, lexo materialin me titull “Greqia, kjo bishë e Ballkanit”, të botuar në faqen e internetit “Zemra Shqiptare” të datës 08 prill 2010. Në atë material thuhet:
“Intervista e gazetares holandeze, Ingeborg Beugel, dhënë para një viti për Sarajevo-x.com, përpiqet të hedhë dritë mbi zhvillimet e asaj kohe në një shtet ballkanik, i cili, edhe pse nuk ishte fajtor i drejtpërdrejtë për masakrën e Srebrenicës, padyshim që ishte pro asaj masakre. Ky shtet është Greqia. Është shteti nga i cili, në masakrën e Srebrenicës kishin shkuar vullnetarë për të ndihmuar vëllezërit e tyre serbë në luftën për spastrimin e Ballkanit. Është shteti, i cili doli hapur në mbështetje të kësaj lufte të padrejtë. Shteti, i cili akoma edhe sot nuk ka bërë asnjë tentativë për të dënuar ata persona grekë që u dekoruan nga serbët për pjesëmarrjen në masakrën e Srebrenicës. Një shtet i verbuar dhe i tmerruar nga pesha e të vërtetave që fsheh e manipulon...Kjo intervistë merr ngjyrim real në ditët e sotme, pas thirrjeve të turpshme të Forcave Speciale kundër shqiptarëve, thirrje që të kujtojnë tërbimin fondamentalist të talebanëve. Sa turp për Greqinë, vendin, të cilit edhe atë festë çlirimi në të cilën ulërinte çmenduria, ia dhuroi gjaku shqiptar i arvanitasve”.
Përkrahja që Athina zyrtare i dha Millosheviçit për krimet kundër popullit boshnjak dhe kundër popullit shqiptar të Kosovës, është një damkë turpi në historinë e saj. Sepse asnjëherë nuk u pendua, paçka se Millosheviçi përfundoi në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Hagës. Për më tepë, vazhdon ende të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.
Lexo materialin me titull “Greqia ka falimentuar që ditën që është krijuar”, të botuar në faqen e internetit “Moderator lidhja-çame” të datës 05 qershor 2012. Aty shkruhet:
Lexo materialin me titull: “Masakrat greke mbi myslimanët në përpjekje për aneksimin e Korçës”, të botuar në faqen e internetit “Voal” të datës 20 gusht 2015, ku, ndër të tjera, thuhet:
“… ushtritë greke kishin hyrë në Devoll dhe po vinin drejt Korçës. Ata digjnin, vrisnin dhe shkatërronin gjithçka që gjenin përpara. Divizionet greke udhëhiqeshin nga një kolonel i quajtur Dhamiano”.
Sigurisht, ushtrinë greke, zbatuese të politikës së Athinës zyrtare, e kishte kapur histeria e kompleksit të inferioritetit para etnisë shqiptare, prandaj edhe sillej ndaj saj me aq barbari.
Lexo materialin me titull“Hebrenjtë e Selanikut kujtojnë viktimat e Holokaustit: Kurrë më!”, të botuar në faqen e internetit “Izraeli sot” të datës 18 mars 2018, ku thuhet:
“Zërat e 50,000 hebrenjve të dëbuar të Selanikut nuk duhet të harrohen. Është koha që Greqia të kthehet në kujtesën e saj ”.
Ata hebrenj, pushtuesit gjermanë, në bashkëpunim të ngushtë me kryeministrin kolaboracionist grek Cyderos, i dëbuan për në kampet gjermane të shfarosjes në dhoma gazi. Edhe Shqipëria ishte e pushtuar nga gjermanët, por nuk dorëzoi asnjë hebre në kthetrat e gestapos. Madje kryeministri Mustafa Kruja, në kushtet e pushtimit gjerman, 872 hebrenjtë që ndodheshin në Shqipëri, i pajisi me pasaporta shqiptare, duke u ndërruar edhe emrat. Paskëtaj i ktheu përgjigje komandës gjermane, që kishte kërkuar me insistim dorëzimin e tyre në duart e saj, se në Shqipëri nuk kishte asnjë hebre. Kjo ishte fisnikëria proverbiale e shqiptarit të madh Mustafa Kruja, fisnikëri që përfaqësonte dhe nderonte fisnikërinë e mbarë kombit shqiptar me tradita shumëshekullore. Krahasoje këtë fisnikëri me pabesinë skandaloze të kryeministrit kolaboracionist grek ndaj hebrenjve.
Lexo materialin me titull ‘Shpëtimi i hebrenjve, Shqipëria shpallet “Shtëpi e Jetës”, të botuar në faqen e internetit “Izraeli sot” të datës 27 janar 2019.
Lexo analizën e publicistes së shquar Elida Buçpapaj, me titull: “Dashuria e madhe e Johanna Jutta Neumannit për Shqipërinë”, të botuar në faqen e internetit “Izraeli sot” të datës 25 qershor 2019.Qytetarja 84-vjeçare hebreo-amerikane Neumann i ka deklaruar zonjës Elida:
“Në Europë, hebrenjtë i spiunonin pa të keq, për pak flori, apo për aspak, ndërsa tek shqiptarët, kurrë”.
“Shqiptarët, ata i shpëtuan moralin Europës”.
Të gjitha ato shtete, të pushtuara nga nazizmi gjerman, të cilat u dorëzuan nazistëve qytetarët hebrenj, ishin turpi i Evropës. Këtë turp Athina vazhdon ta mbajë mbi kurriz edhe sot e gjithë ditën se nuk i ka kërkuar ndjesë Izraelit për shfarosjen e 50 mijë bebrenjve, në bashkëpunim me nazizmin gjerman.
Po në këtë analizë, zonja Elida shkruan:
“Hebreo-amerikani Norman Gershman, ka bërë filmin “Besa, Muslimanët që shpëtuan Hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore”. E ka fjalën për shqiptarët. Si motiv të filmit Gershman e ka përgjigjen ndaj pyetjes së pamundur - nëse ka njerëz në rruzullin tonë që do ta jepnin jetën e tyre për një të huaj: “Po, ka, - thotë Gershman, - shqiptarët do ta bënin“.
Lexo materialin me titull “Shqipëria, “parajsa” e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore” në faqen e internetit “Illyria Newspaper” të datës 26 shkurt 2020.
Ndiqe në youtube emisionin e gazetarit të shquar dhe intelektualit të rrallë me brumosje atdhetarie Marin Mema, me titull “Grupe greke greqizojnë fshehtas Shqipërinë. Ja plani i fshehtë”, të transmetuar në kanalin televiziv “Top Channel” më 09 maj 2020. Aty do të shikosh se si minoritarit të ndershëm Odise Gremo, shkrimtar dhe poet i njohur, autor i pesë vëllimeve me poezi, i cili të vërtetën e ka Yll Karvani të jetës së vet, vetëm se ka deklaruar se Sopiku është fshat shqiptar, pra, ka thënë një të vërtetë të pamohueshme, konsullata greke në Gjirokastër nuk i jep vizë për të shkuar në Greqi. Ndërkohë, Athina zyrtare, gazetarin model të gazetarisë shqiptare Marin Mema, e ka shpallur të padëshirueshëm për të vërtetat që ka deklaruar në emisionet e veta për Çamërinë. E shkreta Athinë zyrtare! Ka lëshuar kuajt e Trojës për greqizimin e Shqipërisë së Jugut dhe bën sikur nuk e di që trojet tona amtare shkojnë deri në Artë e Prevezë.
Materialet për krimet e shtetit grek kundër kombit shqiptar, janë me tonelata. Unë u mjaftova të të rekomandoj të lexosh vetëm disa burime internetike, si më të thjeshtat për t’i gjetur, se nuk të hanë kohën shumë të çmuar, të cilën ti e shpenzon për të tjera gjëra.
Ti do të bëje mirë ta thërrisje mbretin Otto, që ishte komanduar nga Gjermania për të mbretëruar në Greqi, të kthehej nga jeta e përtejme dhe ta pyesje se pse ai revoltohej që njerëzit rreth tij flisnin shqip, çka bëri që ta ndërpriste studimin e mëtejshëm të greqishtes.
Ti do të bëje mirë të pyesje shkrimtarin dhe poetin e njohur Niko Dhimu, i cili ka deklaruar:
“Ne flisnim shqip dhe vetquheshim romaikos, por pastaj na tha: “Gëte, Viktor Hugo, Delacroix: “Jo, ju jeni grekë, pasardhës të drejtpërdrejtë të Platonit e Sokratit...”. Në qoftë se një vend i vogël, një komb i varfër ka një barrë të tillë mbi supet e tija, ai kurrë nuk do të shërohet...”.
Ti do të bëje mirë të merreshe me ato fakte që parashtron zotëria Arqile Gjata për jetën dhe aktivitetin e Aristidh Kolës.
Ti do të bëje mirë të merreshe me fjalët e Aristidh Kolës, i cili deklaron se e vranë me leuçemi, ashtu si patën vrarë edhe dy kryetarë të Shoqatës “Marko Boçari”.
Ti thua të ndërroj emrin. Po unë nuk jam si puna jote që emrit dhe mbiemrit shqiptar i shton prapa ato prapashtesat e famshme të greqishtes, të cilat janë shpikur për arsyet që i dinë grekët. Ashtu qe koha atëherë, atë emër më vunë prindërit, emër mysliman, që, në persisht, do të thotë shumë i nderuar. Të ndërrosh emrin dhe mbiemrin, do të thotë të mohosh traditat e trungut tend familjar. Se unë rrjedh nga një trung familjar mjaft i nderuar. Gjyshja e Babai tim Hasan Ymeri (1890-1970), Kale Hodja, ka qenë e bija e Hodo Ali Nivicës, e njërit nga krerët e shquar të kryengritjes antiosmane të mesit të shek. XIX, përkrah krerëve po aq të shquar, si Tafil Buzi dhe Zenel Gjoleka. Lulo Bajrami, i ati i Mustafa Lulos (të shoqit të Kale Hodjas), bashkë me vëllain e tij Mukë Bajrami, kanë qenë bashkëluftëtarë të Bilbilenjve të Labërisë dhe, ashtu si edhe Bilbilenjtë, me urdhër të pashait, janë varur te Rrapi i Janinës. Në një këngë të vjetër, të përfshirë në librin e rapsodit Xhevit Zeneli, janë vargjet: Lulua me Mukë Bajramë / Gji në gji ç’e dhanë xhanë.
Babai im, Hasan Ymeri, ka qenë veteran i Luftës së Vlorës dhe me vendim të Presidiumit të Kuvendit Popullor të datës 14 maj 1965, është dekoruar me medaljen “Për veprimtari patriotike për heroizmin që tregoi në luftë kundër pushtuesve italianë”.
Ti, si hulumtues i zellshëm “i padrejtësisë së madhe” që paskan bërë ata që më kanë dhënë titullin “Profesor”, mirë është të informohesh si më poshtë, në mënyrë që herë tjetër të mos gremisesh në hulumtimet e tua për titujt shkencorë që kanë marrë njerëz të tjerë.
Para një jurie të nderuar shkencëtarësh-gjuhëtarë, kam mbrojtur doktoratën 31 vjet më parë, pra, në vitin 1989, dhe udhëheqës të doktoratës kam pasur personalitetin e shquar të gjuhësisë shqiptare, Profesor Androkli Kostallarin. Në vitin 1994, Komisioni i Lartë i Atestimit në Ministrinë e Arsimit, mbështetur në krijimtarinë time pedagogjiko-shkencore, më dha titullin “Asistent-Profesor”. Në vitin 2001, po ai Komision, mbështetur përsëri në krijimtarinë time pedagogjiko-shkencore, më dha titullin “Profesor”.
Në vlerësimin që i kam bërë studimit të zotërisë Arqile Gjata, unë kam folur vetëm me gjuhën e së vërtetës, sepse e vërteta është Hyjnia e jetës sime.
Unë kam folur vetëm me gjuhën e fakteve, të cilën ti e vlerëson si demagogji. Ke gabuar adresë. Me gjuhën e demagogjise flet vetëm Athina zyrtare, e cila shtiret si dashamirëse ndaj atdheut tim, ndërkohë që, siç u përmend më lart, lëshon kuajt e Trojës drejt Shqipërisë së Jugut.
Këtu unë e ndërpresë përfundimisht polemikën me ty. Por në qoftë se do ta vazhdosh përsëri me përrallat e tua, atëherë unë do të të përgjigjem vetëm me atë fjalinë e famshme të Presidentit Karamanlis, e cila ka vlera të jashtëzakonshme aforistike: “Greqia është një azil të çmendurish”. Unë kam përsiatur gjatë për këtë aforizëm që është bërë publik gati 40 vjet më parë (në vitin 1981) dhe kam menduar se Presidenti Karamanlis nuk ka pasur parasysh edhe popullin e thjeshtë grek, i cili, në këndvështrimin tim, është shumë i dashur, shumë mikpritës dhe shumë i gjendur. Ai, me siguri, ka pasur parasysh pikërisht politikanët grekë, të cilët i kanë shkaktuar shumë kokëçarje popullit të thjeshtë grekë. Por jo vetëm. Ata i kanë shkaktuar fatkeqësi të rënda kombit shqiptar. Qëndrimi i qeverisë greke ndaj popullit shqiptar të Çamërisë, të kujton raste të pakta në historinë e njerëzimit. Ato masakra nazifashiste që kryen në Çamëri banditët e kryekriminelit me damkë Zerva, me urdhër të qeverisë greke, ishin më të tmerrshme se në kohën e inkuizicionit. Të vrasësh fëmijë, gra, pleq, plaka, t’i përdhunosh dhe t’i masakrosh në një mënyrë aq barbare, duke i djegur edhe në zjarr, t’u shkatërrosh pronat dhe t’jua grabitësh si njerëzit e hurit dhe të litarit, do të thotë të jesh kriminel me damkë, i edukuar nga politika greke. Masakra kundër popullit shqiptar të Çamërisë ishte shprehja më kuptimplote e kompleksit të inferioritetit grek para etnisë shqiptare. Dhe Athina zyrtare, ashtu siç nuk i ka kërkuar ndjesë Izraelit për kolaboracionizmin e qeverisë greke me nazistët gjermanë për shfarosjen e 50 mijë hebrenjve të Selanikut, nuk ka kërkuar ndjesë as për masakrat e përbindshme që nazifashistët grekë kryen kundër popullit shqiptar të Çamërisë. Në qoftë se Shqipëria një ditë do të bëhet vend me zot, atëherë Athina zyrtare ka për të dhënë llogari në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe do të detyrohet të paguajë mirë për krimet dhe shkatërrimet e kryera në Çamëri, të cilat janë krime kundër njerëzimit dhe nuk parashkruhen asnjëherë.
Indianapolis, Indiana
01 qershor 2020
Jack LulaPergjigje e duhur nga miku im i hershem Eshref Ymeri.
Shpetim ZinxhiriaPo me poetin Arqile Gjata cfare pate o derëzi, te jeni sa gjysma e tij do ishit i denje per Greqine
Ildije XhemaliJu faleminderit Profesor dr, Eshref Ymeri.
Ju faleminderit Profesor Fatmir Terziu,
Artur Shemaj Jam krenar per ju i dashur profesor Eshrefi ,ndihem shume i privilegjuar qe te kam nje mik me shume vlere.
Te uroj shendet ,me shpres qe te takohemi edhe sivjet
.Respekte gjithashtu dhe per mikun tim profesor Fatmir Terziun qe tribunen e tij elektronike e perdore per permovuar vlerat kombtare te shqiperise