top of page

Dy Fjalë për Akilin dhe Ajaxin e Bujar Kapllanit rilindur në Art


Faruk Myrtaj

Arti i madh, zor se vjen kollajshëm thjesht nga talentet, aq më shumë në kohët (post)moderne kur teknologjia po e rivalizon talentin njerëzor thuajse dhunshëm.

Artin e madh e ngjizin dhe e dhurojnë talentet qytetarë të botës nën presion beteje të pafitueshme, që nuk duhet humbur…

Përmes punimeve të epërme artistike të Perëndimit, një artist i periferisë ballkanike (truall ku për Fat ka ndodhur arti dhe historia unike, që mbase është ftuar të përsëritet), na mundëson edhe pa qenë (dot) njohës të thellë të artit antik dhe modern, të mund të (mirë)kuptojmë artin e ruajtjes së virtytit të mbetjes Njeri/Human me Kujtesë dhe Ndjesi Gëzimesh Njerëzore.

Duke marrë shkas nga simbole antike, gjithnjë përmes imazheve të artit, me ndihmën e një fjale të kujdesshme për të mbetur e qartë edhe në thellësi të lirisë maksimale të kumteve, Bujar Kapllani arrin të na shqetësoj duke na mrekulluar me aftësinë kuruese dhe shpëtuese të të kuptuarit e vetëdijësimit për të ndodhurat e hershme që përsëriten duke këmbyer formë e tunikën hedhur krahëve.  

Qysh në krye paraqitja të bëhet tejet ndihmuese:

“Utopizmi i idealizuar e hyjnor, funksionon si “thembra e Akilit” në shoqëritë dhe politikat “e përsosura”, ndaj edhe gjërat nuk shkojnë mirë shpesh në këto raste, nëse goditet “utopizmi”, “thembra” e bukurisë, forcës dhe shpejtësisë së zhvillimit të sistemeve. “Thembra” i mbështet hyjnorët në tokën e të zakonshmëve, për të cilën vetesakrifikohen mbi parime hyjnore!”

Më tej, shkohet përtej Akilit e Ajaxit : “…fokusimi i temës në “dy burra që luajnë” është i prirur për të ofruar evidentimin e ndarjeve të thella, që ekzistojnë midis qytetarëve bashkëkohës, mbi bazën e intelektit, aftësisë profesionale dhe klasës sociale…”

Sipas ritmit të linjave, ngjyrave dhe formave, pikturuar nga Ëaitimen- dhe përmes leximit të shkrimit kumt të Bujar Kapllanit- nënkuptojmë se siguria dhe besimet e pavarura nuk mund ekzistojnë më midis individëve dhe grupimeve sociale, ndaj në vend të kësaj, ka për të ekzistuar një kult i personalitetit të krijuar nga shteti, të ngjashëm, siç janë Akili utopik ose Ajaksi distopik! Ata janë përherë midis nesh, por me emra të tjerë, si ata të sotmit!!!

Pyetja shtrohet "brutalisht" si art: Po cili është Shteti që…? Cila Kohë?!

 
 
 

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page