top of page

Dy Buzë


Dy Buzë Fatmir Terziu

I shtrij. I palos. Horizontal. Paralel … dy të mishta në portën e frymës as nuk më ngjan, as nuk më del zjarri i tyre të djeg edhe tinëz.


Dualitet i zjarrtë, dyfish kur e prek lëpihen me gjuhë të shuhen në qetësi lëkura përskuqet zemra e ndjen kur djeg kur dy fytyra përskuqen, e kthehen në hi.


Në fakt në këtë rast bëhen katër hiri fshin gjurmët e tij gri në brendësi zemra godet me ritëm ndërton një vatër një strehë të re enkas për dashuri.

30 views7 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page